• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, January 26, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Dossier

Të pathënat e vrasjes mafioze të Kleanthi Koçit, njeriut të Ligjit në Shqipëri

by A R
27/09/2017 11:09
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Ylli Pata 

Një element i veçantë u vu re në pyetjet e famshme që thyen rrjetin të profesor Përparim Kabos ndaj kandidatëve për të organet e vetingut.

U diskutua shumë mosdijenia e elitës së juristëve shqiptarë mbi Falkonen e Berselinon apo Di Pietron.

Profesor Kabo pyeti një nga të kandidatët se kush ishte Kleanthi Koçi dhe mori një “S’e di” të madhe.

Një element dukshëm që kërciste në njohuritë apo edhe ndjeshmëritë e disa personave që kanë marrë përsipër të bëjnë rivlerësimin e të gjithë klasës së gjyqësorit shqiptar të 25 viteve.

Po ç’farë e bën të veçantë emrin e Kleanthi Koçit dhe kush është ai për të cilin profesor Kabo si njeri i caktuar tek juria civile, ndjeu çudi nga mospërgjigja?

Kleanthi Koçi përveçse një emër, apo një jurist nga më të njohurit në vend, është njeriu i parë i ligjit në Shqipëri i vrarë nga mafia me një aksion të tmerrshëm që tregoi hapur shkrirjen e krimit të organizuar me shtetin shqiptar.

Kleanthi Koçi, i cili në fundin e komunizmit ishte kryetar i Gjykatës së Lartë, menjëherë në vitin 1990 nisi punën si avokat në sistemin e ri juridik, ku palë e barabartë me prokurorin është mbrojtësi i të pandehurit.

Dhe megjithëse me një përvojë në sistemin komunist, Kleanthi Koçi ishte një avokat që kishte klientelën e njerëzve më të rëndësishëm në vend.

Për të përmendur njërin: Leka Zogu, trashëgimtari i ndjerë i Fronit Mbretëror shqiptar, i cili pas incidentit në KQZ në vitin 1997 ku u akuzua zyrtarisht për grusht shteti, u mbrojt nga Klenthi Koçi, dhe ky i fundit arriti ta lirojë nga akuzat.

I ndjeri Koçi pati klient gjithashtu edhe Ramiz Alinë, një tjetër emër prominent, pasi ishte ish-President i Republikës.

Ai ngriti një zyrë avokatie të rëndësishme që e bëri të njohur për shkak të aftësisë së tij përballë një grupi gjytarësh që përgjithësisht ishin nga plepat.

Ishte koha kur avokatët nuk ishin kthyer ende në sekserë, sistemi nuk kishte arritur “përsosmërinë” aktuale ku vendimet e gjykatave përcaktohen nga tregu dhe negociatat, ku avokati është më shumë një ndërmjetës dhe lojtar burse sesa një argumentues i ligjeve dhe i fakteve.

Kështu Koçi merr përsipër që të përfaqësojë një çështje shumë të rëndësishme pronësie në vend që po shkonte në gjyq.

Por, më 28 shkurt 1998, kur vendi ende nuk ishte stabilizuar nga kaosi i 1997-s, kur njerëzit vriteshin rrugës, u qëllua me silenciator teksa po shkonte në shtëpi.

Por plumbi nuk e rrëzoi; eci 30 metra duke kërkuar ndihmë e askush nuk ia dha. Dikur e dërgojnë në spital, ku kërkohet një ndërhyrje e rëndë kirurgjikale. Me ndërmjetësimin e ambasadës italiane i ofrohet një mundësi për t’u operuar në një spital italian dhe në Rinas mbërrin një avion ambulancë.

Por vdes gjatë fluturimit… Zyrtarisht me atak në zemër, por një raport i një oficeri policie që kurrë nuk u bë zyrtar shkroi se një person kishte hyrë në territorin e ndaluar të aeroportit të Rinasit dhe e kishte qëlluar sërish me pistoletë avokatin Kleanthi Koçi.

Kurrë nuk u bë e ditur autopsia. Kurrë nuk u bë e ditur raporti mjeko-ligjor që kishte shkakuar vdekjen e tij.

Prej 19 vjetësh dosja e hapur për vrasjen e Kleanthi Koçit mbeti vetëm me pak faqe dhe sot ka gjasa të ketë arritur kohën e arkivimit të saj, pra varrosjes përfundimtare.

Edhe pse Arben Rakipi, kryeprokuror i asaj kohe, më pas Theodhori Sollaku, e Ina Rama që e pasoi e kanë pasur profesor Kleanthi Koçin, nuk zbuluan kurrë vrasësit dhe urdhëruesit e të ndjerit.

Në vitin 2005, kur i ndjeri tjetër Sokol Olldashi ishte në krye të Ministrisë së Brendshme dhe nisi luftën e fortë ndaj bandave të mëdha, Agron Kuliçi, në atë kohë numri një i policisë kriminale shpalli se është hapur dosja për vrasjen e Kleanthi Koçit, dihet ngjarja, e vetëm po kërkohen provat e pakundërshtueshme për në gjyq. Por vetëm kaq. Çdo gjë e mbuloi pluhuri.

Dhe pikërisht për çështjet e pronësisë që duket se është gangrenë shqiptare, para 6 vitesh u vra në një atentat spektakolar në mes të Vlorës gjyqtari Skerdilajd Konomi, ku shpërthimi i makinës dhe djegia e tij u bë në transmetim live, por sërish nuk është gjetur asnjë fajtor.

Ka një bilanc të tmerrshëm në Shqipëri në lidhje me vrasjet që janë bërë jo në luftë, por në sistemin demokratik. Në vetëm 16 vitet e fundit vrasjet kundra personit, pra me qëllim apo si pasojë e “trimërisë” ndaj mungesës së drejtësisë janë 5097. Që do të thotë që 5097 persona janë vrarë duke sfiduar shtetin, ndërkohë që duhet të hapeshin po kaq dosje e çështje gjyqësore që të kishte të paktën 5097 vendime gjyqësore.

Po të bësh një përllogaritje të thjeshtë matematikore, i bie që mesatarisht çdo një ditë e gjysmë të jetë vrarë një person.

Vrasjet kundër shtetit nisën me Bujar Kaloshin në vitin 1995, ish-drejtorin e Burgjeve, për të cilin janë dënuar anëtarët e “Hakmarrjes për Drejtësi”, por që Gjykata e Lartë i shpalli të pafajshëm dhe vetë vellëzërit Shyti janë shprehur të gatshëm të marrin pjesë në proçes.

Është vrarë Remzi Hoxha ish-aktivisti i rezistencës shqiptare në Kosovë e Maqedoni, për të cilin janë të akuzuar oficerë të artë të SHIK, por asnjë nuk ndodhet në burg.

Është vrarë, Azem Hajdari, e Fatmir Xhindi; deputetët të Parlamentit dhe sërish nuk ka pasur fajtorë, por për të parin vetëm ata që kanë shkrehur këmbëzën.

Janë vrarë kryepolicët Arben Zylyftari dhe Gani Malushi.

Misionari i pajtimit të gjaqeve Emin Spahia, vrasja e të cilit ishte shembulli më tipik i braktisjes së shtetit ndaj gjakmarrjes apo vetëgjyqësisë.

U vranë në mes të ditës oficerët që shkuan të arrestojnë Dritan Dajtin dhe ky i fundit tallet me shtetin duke paralizuar seancat gjyqësore. E të tjera e të tjera.

Si ka mundësi që në gjithë këto vite nuk u çua deri në fund një dosje, të paktën në gjykatë, edhe nëse nuk është kapur autori?!

Sa për shembull: bosët e mafias italiane Toto Riina dhe Bernardo Provencano, ishin dënuar nga të gjitha shkallët e gjyqësorit në mungesë gati 25 vite para se të kapeshin. Ata nuk kishin si të shpëtonin ndaj shpallën luftën e tyre si një lëvizje e dëshpëruar për të negocuar.

Kurse tek ne ndodh e kundërta: kriminelët nuk ekzistojnë as në letra, as në dosje hetimore, as në pretence prokurorie, e as në vendime gjyqësore.

Kështu e kanë të lehtë të bëjnë biznes të hyjnë në marrëveshje e më pas të qëndrojnë ose brenda politikës ose prapa saj, herë-herë duke u emëruar edhe drejtora apo zyrtarë të lartë.

Këtë duket kishte parasysh profesor Përparim Kabo në pyetjen e tij ndaj kandidatëve për vetingas, por që mori akuza pa fund nga një pjesë e opinionit publik, duke e cilësuar “cinik” e “të përdorur”.

Po në të vërtetë kush është Kleanthi Koçi?! E di kush, po ndonjë avokat?! /tesheshi.com/

Next Post
Olympiakosi i gjen edhe zëvendësuesin e Hasit

Olympiakosi i gjen edhe zëvendësuesin e Hasit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

I dyshuar për vrasjen e Jani Aliajt/ Zbulohen krimet ndër vite të Juliand Halilit, punonte nën urdhrat e famëkeqit grek Vasilis Varelas

I dyshuar për vrasjen e Jani Aliajt/ Zbulohen krimet ndër vite të Juliand Halilit, punonte nën urdhrat e famëkeqit grek Vasilis Varelas

January 26, 2026
Lisandër Hoxha: Partia Demokratike do të vazhdojë protestat. Të ikin nga PD, njerëzit që..

Lisandër Hoxha: Partia Demokratike do të vazhdojë protestat. Të ikin nga PD, njerëzit që..

January 26, 2026
Rutte “ngre” tonet ndaj eurodeputetëve në PE: BE-ja nuk mund të mbrohet pa SHBA-në! Vazhdoni të ëndërroni

Rutte “ngre” tonet ndaj eurodeputetëve në PE: BE-ja nuk mund të mbrohet pa SHBA-në! Vazhdoni të ëndërroni

January 26, 2026
“Pocaqi politike dhe morale”/ Blushi: Endrit Braimllari nuk u përjashtua nga PL, mungojnë para në arkën e partisë

Arrestimi i Ilir Metës, Tedi Blushi: U keqtrajtua më keq se Alexei Navalny!

January 26, 2026
Meta, TikTok dhe YouTube në gjyq: Akuzohen për varësinë e të rinjve nga rrjetet sociale

Meta, TikTok dhe YouTube në gjyq: Akuzohen për varësinë e të rinjve nga rrjetet sociale

January 26, 2026
VIDEO-Digjet një makinë në Unazë të Madhe, paralizohet trafiku

VIDEO-Digjet një makinë në Unazë të Madhe, paralizohet trafiku

January 26, 2026
Xhelozia Patologjike: Shenjat klinike dhe rreziqet psikologjike

Xhelozia Patologjike: Shenjat klinike dhe rreziqet psikologjike

January 26, 2026
SHBA, rritet bilanci i viktimave nga moti i keq/ 17 të vdekur, mes tyre dhe një 16-vjeçare

SHBA, rritet bilanci i viktimave nga moti i keq/ 17 të vdekur, mes tyre dhe një 16-vjeçare

January 26, 2026
“Shkrihet” kadastra e Vlorës, punonjësit në protestë! Reagon drejtuesi politik i PS-së Bledi Çuçi

“Shkrihet” kadastra e Vlorës, punonjësit në protestë! Reagon drejtuesi politik i PS-së Bledi Çuçi

January 26, 2026
“Nuk jam naiv si Millosheviçi!” Vuçiç: Fushatë e egër kundër Serbisë, Kosova si Groenlanda?

Vuçiç: SHBA paraqiti një kërkesë “politike” dhe një të lidhur me energjinë për të nisur Dialogun Strategjik

January 26, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In