• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, January 24, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Të pathënat e vizitës në frontin e luftës në Ukrainë, Qefalia: Më kujtohen pamjet e një kopshti për fëmijë

by Java News
27/02/2024 14:56
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Gazetarja Erjona Rusi dhe deputeti socialist Xhemal Qefalia kanë rrëfyer për përjetimin e tyre në dy periudha të ndryshme kohore, momente të tensioni dhe lufte në Ukrainë.

Fillimisht ka qenë deputeti i cili ka përshkruar udhëtimin e tij 14 orësh me tren nga Polonia në Ukrainë së bashku me Pandeli Majkon dhe grupet parlamentare të parlamenteve të Evropës. Sipas Qefalias, në Kiev pamjet ishin rrëqethëse, por atmosferën e vërtetë të luftës e ndjenë në Kharkiv.

“Më kujtoheshin rrëqethëse pamjet e një kopshti fëmije ku gjendeshin lodrat e tyre të hedhura për tokë dhe një ushtar që u kishte drejtuar armën. Pra nuk është se nuk ndjehej ankthi, por atë ta krijonin më tepër situatat që vinin. Sikur të mos mjaftonte kjo, konsulli i Ukrainës na tha që për ta parë tamam luftën nga afër, ju duhet të vini në Kharkiv, një zonë 3 çerek ore në afërsi të kufirit me Rusinë. Këtu nga dëshira e madhe për të parë për kureshjte zonën e luftës nga afër thash me vete po mua ç’mu desh kjo gjë. Lëvizëm me makinë 6-7 orë të tjera dhe aty dukej tamam ankthi dhe situata e luftës. Në Kharkiv jemi njohur ekzaktësisht me erën e luftës. Aty kemi parë që nuk funksiononte asgjë, pushteti vendor ishte i instaluar nëpër bodrume. Nuk kishte më shkolla, një kafe ishte diçka e futur në bodrum”- tha Qefalia.

Nga ana tjetër, gazetarja Erjona Rusi ka rrëfyer udhëtimin një dekadë më parë në Ukrainë, gjatë protestave të revolucionit Portokalli.

“Pushtimi në shkallë të gjerë i Ukrainës nisi dy vite më parë, por lufta nisi që në fundin e 2013-ës dhe fillimin e 2014-ës. Unë kam qenë në Ukrainë në maj të 2014-ës. Kam udhëtuar gjithashtu me tren nga Lvivi për në Kiev, tek pull e vetme, femër.  Nuk ishte situatë si kjo e sotmja por kisha aq shumë kuriozitet për ta parë Kievin”- tha Rusi, duke shtuar se kur ka mbërritur në Kiev i janë mbushur sytë me lot.

Pjesë nga biseda:

Qefalia: Vizita ime në Ukrainë ka qenë 14 orë udhëtim në një tren të kohës ruse me shtëllunga të tymit të zi, apo kur treni ndaloi në Poloni u futën edhe vagona të tjerë mes pasagjerëve. Mesa duket ishin me armatim.

Zeka: Nuk do të marrësh shembull trenin Tiranë-Durrës?

Qefalia: Për t’i rënë shkurt, mbërritëm në Parlamentin e Ukrainës. Kishin ardhur jo shumë delegacione megjithëse ftesa kishte qenë për të gjithë vendet që e mbështetën. Shkuam atje, në cantën e një kolegut tonë, zotit Deliu, u gjet një flamur shqiptar të cilin ne e vendosëm në llozhat e parlamentit. Sigurisht që ishin emocione të papërshkrueshme kur e gjithë salla e Kuvendit, opozitë dhe mazhorancë, u drejtuan dhe brohorisnin Albania, Albania. I gjithë qyteti në mbrëmje ishte një qytet i errët ku nuk dukej asgjë. Një errësirë totale. Sinjalet e alarmit ishin të herëpashershme dhe ne nën ankthin e një lufte tashmë, jo thjesht vizitorë që kishim ardhur për të parë, detyroheshim të lëviznim dhe kur mbërritëm në godinën e hotelit e kuptuam se atje ka drita sepse të gjitha jashtë ishin të izoluara.

Erjona: Po në Kiev gjatë ditës dolët? Ka shumë që thonë, përfshirë edhe kryeministrin e Sllovakisë, se nuk ndihet lufta në Kiev. Lokalet dhe dyqanet janë hapur.

Zeka: Të të tregoj një sekret para se të kthehemi sërish te Xhemaili. Hallin deputeti gjatë gjithë kohës e ka pasur se masat e sigurisë ishin marrë më të mëdha për të ruajtur Pandeli Majkon sepse ka qenë Kryeministër dhe Ministër i Mbrojtjes. Kështu që Xhemaili e kishte brengën që po shpëtoi Pandi, çfarë do të thotë ai te varri i këtij pastaj. Pse nuk vdiq në Kosovë, por vdiq në Ukrainë. Na fal për humorin por…

Qefalia: Jo jo, është reale. Natyrisht qenia me ne e ish-kryeminisitrit apo ministrit të Luftës së Kosovës do të merrte patjetër rëndësi të veçantë. Në kohën kur ishim ne kishte një vëmendje të jashtëzakonshme për grupin parlamentar që kishte ardhur nga parlamentet e Evropës. Kishte një ruajtje dhe siguri absolute dhe gjëja që më bëri përshtypje ishin masat që kishin marrë përfaqësuesit e Ukrainës për të na dërguar në vende ku kishte pasur dëme.

Më kujtoheshin rrëqethëse pamjet e një kopshti fëmije ku gjendeshin lodrat e tyre të hedhura për tokë dhe një ushtar që u kishte drejtuar armën. Pra nuk është se nuk ndjehej ankthi, por atë ta krijonin më tepër situatat që vinin. Sikur të mos mjaftonte kjo, konsulli i Ukrainës na tha që për ta parë tamam luftën nga afër, ju duhet të vini në Kharkiv, një zonë 3 çerek ore në afërsi të kufirit me Rusinë. Këtu nga dëshira e madhe për të parë për kureshjte zonën e luftës nga afër thash me vete po mua ç’mu desh kjo gjë. Lëvizëm me makinë 6-7 orë të tjera dhe aty dukej tamam ankthi dhe situata e luftës. Në Kharkiv jemi njohur ekzaktësisht me erën e luftës. Aty kemi parë që nuk funksiononte asgjë, pushteti vendor ishte i instaluar nëpër bodrume. Nuk kishte më shkolla, një kafe ishte diçka e futur në bodrum. Kishte çadra të krijuara për pleqtë të cilët trajtoheshin me çaj, pra ndihma humanitare ishte për t’u marrë shembull. Ashtu sikurse kishte në rrugë vëzhgimin e ndonjë ushtari. Lufta prej një viti i kishte bërë ata që të ishin të aftë të kontrollonin shumë gjëra. Më bëri përshtypje që djem dhe vajza të reja militonin në radhët e ushtrisë ukrainase, pasi për shkak të ligjit të luftës atje ndaloheshin të udhëtonin jashtë vendit persona mbi moshën 60-vjeç.

Zeka: Erjona, ti e the edhe më herët që që kur ke qenë ti nisi lufta.

Erjona: Pushtimi në shkallë të gjerë i Ukrainës nisi dy vite më parë, por lufta nisi që në fundin e 2013-ës dhe fillimin e 2014-ës. Unë kam qenë në Ukrainë në maj të 2014-ës. Kam udhëtuar gjithashtu me tren nga Lvivi për në Kiev, tek pull e vetme, femër. Nuk ishte situatë si kjo e sotmja por kisha aq shumë kuriozitet për ta parë Kievin, pasi kisha raportuar aq shumë për revolucionin portokalli, për Julia Timoshenkon dhe shumë zhvillime saqë të them të drejtën kur kam mbërritur të nesmen në mëngjes në Kiev, mund të mos më besoni, por më kanë dalë lot nga sytë. Më dukej e pabesueshme që isha pikërisht aty, në këtë vendin që kisha përshkruar apo raportuar. Atëherë ka nisur lufta sepse Viktor Janukoviç ka vendosur për nënshkrimin e marrëveshjes së stabilizimit dhe të asociimit politik të tregtisë së lirë me Bashkimin Evropian. Këtu nisi gjithçka, protestat masive, ishte revolucioni i dytë që ngrihej në Ukrainë, pati qindra të vrarë nga Berkuti. Kanë qenë protestat më të dhunshme nga shkurti, që nga shpallja e pavarësisë së Ukrainës. Njerëzit u pozicionuan në shkurt me tenda dhe nuk donin të largoheshin as në muaj, pasi me arratisjen e Janukoviç kërkonin një lloj drejtësie. Në atë kohë u zgjodh edhe Poroshenko, i ashtuquajturi “mbreti i çokollatës”, si President. Këtu nisi pasi Rusia aneksoi Krimenë, filloi lufta në rajonin e Dombasit dhe këtu nisi gjithçka për të vijuar më pas në 10 vite te pushtimi. Kjo është panorama që pash unë. Ishte krejt ndryshe asokohe, por ndihej atmosfera kundër Rusisë.

/f.s

Next Post
“Kam gruan dhe fëmijët këtu”/ Gjykata britanike i jep dritën jeshile dëbimit të trafikantit shqiptar

"Kam gruan dhe fëmijët këtu"/ Gjykata britanike i jep dritën jeshile dëbimit të trafikantit shqiptar

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Nuk ka paqe pa Donbasin! Rezultatet e takimit Rusi-Ukrainë në Abu-Dhabi

Nuk ka paqe pa Donbasin! Rezultatet e takimit Rusi-Ukrainë në Abu-Dhabi

January 23, 2026
“Bordi i Paqes njohje ‘de facto’ për Kosovën, lajm i mirë për shqiptarët”

“Bordi i Paqes njohje ‘de facto’ për Kosovën, lajm i mirë për shqiptarët”

January 23, 2026
Gonxhja takohet me kryetarin e Bashkisë së Madridit, dialog ndërkombëtar për turizmin

Gonxhja takohet me kryetarin e Bashkisë së Madridit, dialog ndërkombëtar për turizmin

January 23, 2026
Shtëpia e Bardhë shqyrton bllokadën detare ndaj Kubës për naftën, Rubio mbështet masën ekstreme

Shtëpia e Bardhë shqyrton bllokadën detare ndaj Kubës për naftën, Rubio mbështet masën ekstreme

January 23, 2026
Tragjedia e Crans-Montana, lirohet me garanci pronari i “Constellation”, shpërthen zemërimi në Itali, Meloni: Fyerje për kujtimin e viktimava

Tragjedia e Crans-Montana, lirohet me garanci pronari i “Constellation”, shpërthen zemërimi në Itali, Meloni: Fyerje për kujtimin e viktimava

January 23, 2026
Trump i shpall luftë Nigerisë/ Presidenti i SHBA-ve kërkon përgatitjen për veprime ushtarake

Trump e ka braktisur botën

January 23, 2026
Bordi i Paqes për Gazën, Rama publikon ftesën e Trump: Nder për mua të më bashkoheni në një përpjekje historike

“Rama ka lëvizur leva të lobimit të nivelit të lartë ! Nëse firmos në Shtëpinë e Bardhë është triumf i tij”

January 23, 2026
Makinat përplasen “kokë më kokë” në Berat, plagoset çifti i bashkëshortëve

Makinat përplasen “kokë më kokë” në Berat, plagoset çifti i bashkëshortëve

January 23, 2026
Tryeza e opozitës/ Hasimja ia thotë në sy Berishës: S’keni besueshmëri, bashkëpunoni me PS-në në kurriz të partive të vogla

Nesër protesta e PD, Hasimja: Sfida kryesore e opozitës, të jetë bindëse dhe mobilizuese

January 23, 2026
Moti i keq në SHBA, autoritetet paralajmërojnë: Ditët më të këqija të 40 viteve të fundit, nuk është shaka

Moti i keq në SHBA, autoritetet paralajmërojnë: Ditët më të këqija të 40 viteve të fundit, nuk është shaka

January 23, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In