• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, February 4, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Të pastrehët në qendrat sociale, në udhëkryq për të ardhmen e tyre

by Java News
12/01/2017 19:15
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nëna të reja me fëmijë të mitur, të moshuar të braktisur nga të afërmit dhe shoqëria apo burra të ndëshkuar nga fati i keq janë  të pastrehët “e padukshëm” të Tiranës, të cilët falë temperaturave nën zero siguruan për pak ditë ushqim dhe fjetje në ambiente të ngrohta.

Për herë të parë në Shqipërinë e tranzicionit, pushteti vendor në bashkëpunim me forcat e policisë ndërmorën një aksion për strehimin e përkohshëm të njerëzve që flenë në qiell të hapur, në kushtet e temperaturave nën zero dhe dimrit të pazakontë.

Në Tiranë, rreth 140 të pastrehë u sistemuan në katër qendra sociale, ku në kujdesin e Bashkisë së  Tiranës u  ofrohen ushqim dhe fjetje, deri në ndryshimin e  motit dhe ngritjen e temperaturave.

Në qendrën “Shtëpia e Përbashkët” në Laprakë, një grua e re-nënë e dy fëmijëve dhe në pritje të një të treti i tha BIRN se përfundoi në rrugë pasi nuk kishte mundësi të paguante qeranë.

“Kam fjetur shpesh jashtë, në shtëpi të  rrënuara, së  bashku me djemtë e mi të  vegjël.  Dje më  nxorrën nga shtëpia ku banova për disa muaj, sepse nuk paguaja dot qeranë. Nuk kam njeri të më  ndihmojë,” i tha ajo BIRN.

Nëna e re i frikësohet fatit të fëmijëve të saj, ndërkohë që e di se pas përmirësimit të motit do të përfundojë sërish në mes të katër rrugëve.

“Sot jam këtu, por nesër do të më duhet të  dal sërish në  rrugë. Është  një  jetë  shumë  e padrejtë,” shton gruaja e pastrehë.

Ndryshe nga ajo, një tjetër zonjë e thyer në moshë ka vite që ngryset e gdhihet në qiell të hapur, në një nga rrugët kryesore të Tiranës. Nënë e nëntë fëmijëve, ajo është gjithashtu e braktisur prej të gjithëve dhe ndan me të pastrehët e tjerë shqetësimin për të ardhmen.

“Ka shumë  vite që  fle jashtë, diku pranë Parlamentit. Kam 9 fëmijë, por  të   gjithë  më  kanë  braktisur. Jam  e verbër dhe rroj me lëmoshë. Këtu jam mirë, ngrohtë. Po, nëse nuk bën gjë  njeri për  ne, në  rrugë  do të  vdes,” thotë ajo me trishtim.

Në udhëkryq për të ardhmen e vet dhe të vajzës së saj është një tjetër grua e strehuar në qendrën “Shtëpia e Përbashkët”, e cila ka përfunduar gjithashtu në rrugë nga pamundësia për të paguar qeranë. Ajo merr një pension të vogël nga shteti, por paratë nuk mjaftojnë as për t’u ushqyer dhe as për të siguruar një strehë mbi kokë.

“Më nxorrën jashtë  së  bashku me vajzën dhe me gjithë plaçkat tona. Isha mirë  aty. Kisha zjarr, ushqime,” thotë ajo. “

“Me të  dalë  në rrugë shkova në  polici  dhe ata më  sollën këtu, por më  pas nuk di ku të  shkoj. Nuk kam më lekë,” thotë ajo.

Një  zotëri  invalid në këtë qendër ka një tjetër dramë…  vetminë, braktisjen dhe sëmundjen që rëndohet me kalimin e viteve.

“Nuk kam njeri. Vetëm një  vajzë  invalide të  shkallës së dytë të  cilën ka vite që  nuk e kam parë. Jam pa shtëpi dhe kërkoj vetëm të  më  pranojnë  në  një  azil në  Tiranë. Ka vite që  kam fjetur nëper hyrje pallatesh. Nuk mundem më,” thotë ai.

Ndonëse kanë histori të ndryshme, të pastrehët e Tiranës ndajnë të njëjtin ankth për fatin e tyre pas përmirësimit të motit. Ndihma e këtyre ditëve ka qenë vendimtare për jetët e tyre, megjithatë pikëpyetje ngrihen se çdo të ndodhë më pas me ta?

Në Shqipëri, kjo kategori njerëzish që ka humbur shtëpitë apo mbështetjen e të afërmve është injoruar në vazhdimësi nga autoritetet shtetërore. Ende sot nuk ka një shifër të qartë se sa njerëz janë të pastrehë apo jetojnë në rrugë.

Pak kohë më parë, Ministria e Zhvillimit Urban në bashkëpunim me PNUD bënë publik synimin për krijimin e regjistrit të parë të të pastrehëve në Shqipëri përmes identifikimit të tyre në 61 njësi  vendore-regjistër i cili nuk është ende gati.

ma.me

Next Post
FOTO/ Lori Hoxha poston foton e parë me nipin: “2.2 kg lumturi e pastër” 

VIDEO/ Lori Hoxha 'nuk i ndahet' nostalgjisë, shikoni çfarë bënte në vitin 2002

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Arrestohet 35-vjeçari në Tiranë, akuzohet në Itali për trafik droge

Arrestohet 35-vjeçari në Tiranë, akuzohet në Itali për trafik droge

February 4, 2026
Horoskopi javor 9-15 shtator 2024, nga shenjat nga më pak fatlume tek ‘mbreti i javës’

Horoskopi ditor për nesër, e Enjte 5 Shkurt 2026

February 4, 2026
Rama: 1600 të punësuar në administratë nga Programi Kombëtar i Praktikave të Punës

Rama: 1600 të punësuar në administratë nga Programi Kombëtar i Praktikave të Punës

February 4, 2026
Ndihmoi autorët të largohen, 24 vite burg për bashkëpunëtorin në vrasjen e Gentjan Bejtjes

Ndihmoi autorët të largohen, 24 vite burg për bashkëpunëtorin në vrasjen e Gentjan Bejtjes

February 4, 2026
Lidership tregu: 2025, viti i Albsig Jetë

Lidership tregu: 2025, viti i Albsig Jetë

February 4, 2026
Tare mendon gjatë për Milanin: Ja pse dështoi transferimi i yllit të Premier League

Tare mendon gjatë për Milanin: Ja pse dështoi transferimi i yllit të Premier League

February 4, 2026
“Jetimore qokash”, pas kritikave të Ramës ikën kreu i “Illyrian Guard”! Ish-deputeti i PS merr drejtimin

“Jetimore qokash”, pas kritikave të Ramës ikën kreu i “Illyrian Guard”! Ish-deputeti i PS merr drejtimin

February 4, 2026
Tentuan të grabisin ish-futbollistin e “Aston Villas”, dënohen me burg dy shqiptarët në Britani

Tentuan të grabisin ish-futbollistin e “Aston Villas”, dënohen me burg dy shqiptarët në Britani

February 4, 2026
Nga studimet, te lëvdatat në TikTok: Fushata e heshtur e ndikimit kinez në Ballkan

Nga studimet, te lëvdatat në TikTok: Fushata e heshtur e ndikimit kinez në Ballkan

February 4, 2026
FOTO / Brenda bibliotekës së Abacisë së Shën Galenit, një nga thesaret më të vjetra të dijes në Evropë

FOTO / Brenda bibliotekës së Abacisë së Shën Galenit, një nga thesaret më të vjetra të dijes në Evropë

February 4, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In