• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, February 18, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Të para 6 mijë viteve… këto ishin teleskopët e parë (FOTO)

by Java News
08/07/2016 20:40
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Duke analizuar disa vende prehjeje në Portugali, të ndërtuara rreth 6 mijë vjet më parë, kërkuesit vunë re se ato ishin rreshtuar në mënyrë të tillë që të shfaqnin më herët lindjen e yllit Aldebaran, në qiellin e agimit në fund të prillit .

Vende prehjeje për të vdekurit, observatorë të yjeve për të gjallët. Ato varre në formë galerie, apo me korridore, ndërtime të një lloji të veçantë arkitekturor, nëntokë, të karakterizuara nga një hyrje e gjatë dhe e ngushtë, të përhapura në Europë gjatë periudhës neolitike dhe në Epokën e Bronzit, mendohet se u përdorën për të admiruar yjet. astrologjia-2Kjo është hipoteza e studiuesit Fabio Silva, arkeo-astronom (studiues i dijes së astronomisë gjatë epokës prehistorike) të universitetit të Wales Trinity Saint David në Mbretërinë e Bashkuar.

Duke analizuar disa nga këto vende prehjeje të të vdekurve në Portugali, të ndërtuara rreth 6 mijë vjet më parë, kërkuesi vuri re se ato ishin rreshtuar në mënyrë të tillë që të shfaqnin më herët lindjen e yllit Aldebaran, në qiellin e agimit në fund të prillit.astrologjia-5

I vëzhguari special

Forma e korridorit të hyrjes së varrit u lejonte astrologëve të lashtë që të fokusoheshin dhe ta dallonin më saktë yllin, duke pasur një imazh më të qartë dhe të pandikuar nga burimet e dritës së yjeve që e rrethonin. Në këtë mënyrë, trupi qiellor mund të dallohej sapo ai dilte në horizont, pavarësisht faktit se mund të ishte më pak i ndritshëm se zakonisht.

Kur yjet nisin të shfaqeshin, me këtë moment lidheshin ngjarje të veçanta. Në rastin e vendbanimeve portugeze të studiuar nga Silva, në fund të prillit nxirreshin kopetë në livadhe, të cilat ishin mbushur plot e përplot me jeshillëk. Kjo tregon sesa rëndësi kishte për njerëzit në lashtësi, dallimi i yjeve.

Antidot ndaj frikësastrologjia-6

Me varre të cilët kishin funksion të dyfishtë, mund të jetë e mbushur e gjithë Europa. Për kërkuesit, këto vende përdoreshin gjithashtu për rrite të veçanta për adoleshentët, shkruan shqip.astrologjia-4

Mendohet se djemtë, duke ndenjur gjatë gjithë natës në praninë e trupave të vdekur, arrinin që ta largonin terrorin, duke parë në qiell daljen e yjeve. Ose madje edhe të diellit. Një e pesta e 130 varreve në formë galerie të studiuara nga një tjetër arkeolog në Irlandë rezulton se janë të vendosura në vijë me pikën në të cilën dielli lindte apo perëndonte në ditët e solistikeve./a.kastrologjia-3

Next Post

Horoskopi 9 Korrik 2016

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Vangjeli: Thaçi dhe ish-krerët e tjerë e UÇK do lirohen, për pak javë do jenë në Prishtinë dhe Tiranë

Vangjeli: Thaçi dhe ish-krerët e tjerë e UÇK do lirohen, për pak javë do jenë në Prishtinë dhe Tiranë

February 18, 2026
“Ukraina po rimerr terren”: Zëra (dhe përgënjeshtrime) për një kundërofensivë, rusët pa Starlink dhe Telegram

“Ukraina po rimerr terren”: Zëra (dhe përgënjeshtrime) për një kundërofensivë, rusët pa Starlink dhe Telegram

February 18, 2026
Mbreti rebel

Mbreti rebel

February 18, 2026
Masakra e Reçakut/ Walker: Ata që e mohojnë janë të përfshirë, Vuçiç është shembull shumë i mirë

William Walker: Ja pse prokurorët duan që gjyqi i UÇK të mos përfundojë kurrë

February 18, 2026
Trump mbledh nesër Bordin e Paqes, Kryeministri Rama niset drejt SHBA-ve

Trump mbledh nesër Bordin e Paqes, Kryeministri Rama niset drejt SHBA-ve

February 18, 2026

Gjyqi në Hagë ndaj ish-krerëve të UÇK, dita e fundit e deklaratave përmbyllëse. Çfarë pritet të ndodhë sot

February 18, 2026
Mbrojtja e të dhënave personale, Komisioneri kontrolle te kompanitë IT: 3 subjekte gjoba 95 mijë €

Mbrojtja e të dhënave personale, Komisioneri kontrolle te kompanitë IT: 3 subjekte gjoba 95 mijë €

February 18, 2026
Ish-ambasadori holandez në Kosovë: Gjykata Speciale u krijua nga shërbimi sekret serb!

Ish-ambasadori holandez në Kosovë: Gjykata Speciale u krijua nga shërbimi sekret serb!

February 18, 2026
Si do të funksionojë Bordi i Paqes: Vetoja e Trump, struktura piramidale dhe 27 vendet anëtare

Si do të funksionojë Bordi i Paqes: Vetoja e Trump, struktura piramidale dhe 27 vendet anëtare

February 18, 2026
Dita e sotme me diell në të gjithë territorin, ulen temperaturat

Moti për sot me kthjellime dhe vranësira mesatare, ngrica në disa prej akseve rrugore

February 18, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In