• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, April 5, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Të (pa)prekshmit

by Denis Dyrnjaja
24/10/2020 10:43
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Denis Dyrnaja

Ditët e fundit një gazetar investigoi zbuloi se presidenti i Republikës ka shkelur të paktën në më shumë se një herë ligjin, kur ka dhënë shtetësinë shqiptare për qindra persona. Dhe mjafton një rast për të dalë në përfundimin se Ilir Meta që ka marrë përsipër të veshë mantelin e “gardianit të kushtetutës”, që në fakt është atribut i Gjykatës Kushtetuese, t’i kompromentohet integriteti institucional, moral dhe për më tepër ligjor.

Unë dua të marr krahun e atyre personave që mendojnë se çështja e skandalit të shtetësisë shqiptare është e stisur, për të tërhequr vëmendjen nga skandalet e qeverisë.

Pra le të pranojmë se qeveria është e korruptuar, e zhytur në afera të dyshimta, me lidhje për interesa kriminale dhe korruptive. Kjo as duhet toleruar dhe as duhet anashkaluar, por duhet mbajtur si debat më vete dhe duhet hetuar.

Pyetja retorike që pason është: a e bëjnë zullumet e qeverisë  presidentin më pak fajtor kur kapet në shkelje të ligjit?! Sigurisht që jo. Dhe automatikisht bie edhe pretendimi se çështja e shkeljes së ligjit nga Kryetari i Shtetit,  nuk është e barasvlefshme me dëmet e aferave korruptive të qeverisë. Natyrisht që nuk mund të vihet shenja e barazimit për pasojat, sepse çdo abuzim ka shkallën e vet të dëmit.

Por përpjekja për ta shfajësuar, ose trajtuar me tone minore shkeljen e Kushtetutës nga presidenti me arsyen se qeveria bën zullume më të mëdha, në rastin më të mirë është naivitet dhe në rastin më të keq, është përpjekje qëllimore për të mbuluar një abuzim, me një tjetër.

Për të ardhur sërish në termat realë. Ajo që e bashkon presidentin dhe qeverinë në akuzat publike që iu adresohen është shkelja, tejkalimi ose përçmimi i ligjit. Ndaj ato duhen hetuar të ndara, por mund të analizohen si fenomene të ngjashme.

Shkelja e ligjit është shkelje si për atë që djeg pyllin, me ose pa qëllim, si për ministrin që lejon një aferë abuzive apo dhe presidentin që jep një shtetësi të paverifikuar. Ajo që i dallon rastet është qëllimi dhe pasoja sipas të cilave derivon edhe përgjegjësia e më pas ndëshkimi. Thënë këtë, në ftohtësinë përballë ligjit të gjithë kanë bërë atë që kanë mundur. Ai që i vuri flakën pyllit aq dëshiroi aq mundi dhe aq bëri.

Po kështu edhe qeveritari dhe kreu i shtetit në mënyrat dhe rastet e tyre nuk i vënë zjarrin pyllit, por “i vënë zjarrin ligjit” e duke djegur ligjin po djegin shtetin. Nuk ka shkelje të mirë apo shkelje të keqe të ligjit, shkelje të butë apo të fortë. Ka thjeshtë shkelje të ligjit. Ndaj secili duhet të mbajë përgjegjësi për atë që kryen.

Ndryshe kjo është një shoqëri që duhet të rithemelojë veten në raport me përgjegjësinë dhe ndëshkimin. Të bëjë një kod të ri moral dhe ligjor që të ketë në thelb parimin një krim më i madh zhbën krimin më të vogël, se këtë parim po na servir politika dhe mendësia e atyre që pretendojnë se bëjnë e merren me politikë.

Next Post
‘Po na vret stresi dhe heshtja e…’/ Dita e 10 e grevës së naftëtareve të Ballshit: Më mirë të na zërë korona se të vdesim për bukë

‘Po na vret stresi dhe heshtja e...'/ Dita e 10 e grevës së naftëtareve të Ballshit: Më mirë të na zërë korona se të vdesim për bukë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Pas më shumë se 2 muajsh i shtruar në spital, ndërron jetë drejtori i komanduar i Burgut të Durrësit

Pas më shumë se 2 muajsh i shtruar në spital, ndërron jetë drejtori i komanduar i Burgut të Durrësit

April 5, 2026
Izraeli godet më shumë se 120 objektiva iraniane në 24 orët e fundit

Izraeli godet më shumë se 120 objektiva iraniane në 24 orët e fundit

April 5, 2026
Çfarë janë raketat ‘stealth Jassm-Er’ dhe pse SHBA kanë vënë në përdorim arsenalin e tyre kundër Iranit?

Çfarë janë raketat ‘stealth Jassm-Er’ dhe pse SHBA kanë vënë në përdorim arsenalin e tyre kundër Iranit?

April 5, 2026
“Nuk ka zgjidhje të shpejtë për krizën në Iran”, pse aleatët hezitojnë ta ndihmojnë Trump-in?

Dritë në fund të tunelit? Trump: Ka gjasa të mira për një marrëveshje me Iranin nesër

April 5, 2026
7 kg kokainë në çantë shpine, 44-vjeçari shqiptar kapet me drogë gjatë një kontrolli rutinë në Itali

7 kg kokainë në çantë shpine, 44-vjeçari shqiptar kapet me drogë gjatë një kontrolli rutinë në Itali

April 5, 2026
Vuçiç: Është gjetur eksploziv pranë infrastrukturës së gazit në kufi me Hungarinë

Vuçiç: Është gjetur eksploziv pranë infrastrukturës së gazit në kufi me Hungarinë

April 5, 2026
A mund të detyrohet Kosova të zgjedhë mes SHBA-së dhe BE-së?

A mund të detyrohet Kosova të zgjedhë mes SHBA-së dhe BE-së?

April 5, 2026
Rriten prenotimet në Vlorë, operatorët: Situata në Lindjen e Mesme favorizon shtimin e turistëve

Rriten prenotimet në Vlorë, operatorët: Situata në Lindjen e Mesme favorizon shtimin e turistëve

April 5, 2026
Mësuesi 67-vjeçar gjendet i pajetë në banesën e tij në Korçë, dyshimet e para

Mësuesi 67-vjeçar gjendet i pajetë në banesën e tij në Korçë, dyshimet e para

April 5, 2026
Të shtëna me armë zjarri pranë Shtëpisë së Bardhë, çfarë raporton shërbimi sekret

Të shtëna me armë zjarri pranë Shtëpisë së Bardhë, çfarë raporton shërbimi sekret

April 5, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In