• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, January 21, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Aktualitet

“Të paktën të shpëtojë një fëmijë”, Rama rrëfen çfarë i tha i mbijetuari i vetëm i familjes Cara

by Java News
29/11/2019 17:23
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Familja Cara nga Thumana ishte ndër më të prekurat nga tërmeti tragjik që goditi vendin, pasi humbi gjashtë anëtarë. Gruaja, dy djemtë, vajza, e fejuara e djalit, nusja e xhaxhait dhe mbesa e saj sot u përcollën për në banesën e fundit, ndërsa i vetmi i mbijetuar i familjes Alberti u nis me avion nga Rinasi për mjekim të specializuar në Itali në gjendje të rëndë për jetën.

Kryeministri Rama ishte pranë të afërmve të familjes Cara, në tryezën e pasmortit sikur thotë ai. Vëllai i Albertit, Sulë Cara dhe të afërmit e tjerë tregojnë momentet e tmerrit dhe dhimbjen. “Një ndër urtësitë më të bukura të këtij populli është ajo fjala e artë, “hallin qe s’ma zgjidh të paktën ma qaj” thotë Rama.

Biseda e kryeministrit me vëllanë dhe të afërmit e familjes Cara

Edi Rama: Kjo është pafundësisht shumë për 100 vite kjo, qoftë me kaq.

Sulë Cara: Pasi nxora familjen nga shtëpia në Tiranë, vëllai i madh nuk u përgjigj dhe në orën 05:30 erdha këtu, ishte nën rrënoja. Kur erdha dëgjova britmat e para ‘ndihmë, ndihmë’, kur ra i dyti nuk patëm asnjë komunikim më.

Erjon Braçe: Kur ra i madhi në 07:05 mund të kishte më marrë më shumë pasi të gjithë ishin duke punuar. Unë ulërita kur filloi të dridhej, zbritën të gjithë punëtorët, ai i shkreti rrëshkiti e kapi dorën keq, u ngrit dhe erdhi Ai i 07:05 e bëri dëmin edhe më të madh, pasi po shembeshin ato ajo peshë i ka masakruar të gjithë.

Sulë Cara: Sa punonin një orë, binte tërmeti tjetër, nuk të linin lëkundjet, soleta ishte varur.

Edi Rama: Cfarë funerali me autokolonë të vdekurish, bombardim, e papërshkrueshme. Ai kur u përmend thoshte se kam pasur një për dore dhe dora ka filluar duke u ftohur dhe pas dy orësh i kanë nxjerrë. Alberti ka shtyllën kurrizore të dëmtuar, do Zoti të shpëtojë për vete…

Sulë Cara: Atë ditë ka pasur ditëlindjen e gocës….

I afërmi i familjes Cara: Alberti thoshte të lutem më thoni vetëm një fëmijë të ketë shpëtuar dhe jam në rregull. Shqiptari e ka pasur zakon, që ikën një apo dy, thoshte të rrosh me të tjerët, por ai nuk ka njeri tjetër u zhduk si familje.

Sulë Cara: Cfarë do të bëjmë me Bertin me fëmijët?! Do ta parapërgatisim por shumë vështirë. Më tha se fëmijët janë nën rrënoja. /e.s/

Next Post
Von der Leyen: Bota nuk do presë Evropën, bëjmë mirë që të shkojmë më përpara

Von der Leyen: Bota nuk do presë Evropën, bëjmë mirë që të shkojmë më përpara

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

600,000 banorë janë larguar nga Kievi që nga 9 janari, shkak sulmet ruse ndaj infrastrukturës energjetike

600,000 banorë janë larguar nga Kievi që nga 9 janari, shkak sulmet ruse ndaj infrastrukturës energjetike

January 20, 2026
“Bordi i Paqes”, Preç Zogaj: Ftesa për Shqipërinë ishte e natyrshme, SHBA kanë një afinitet të veçantë historik

“Bordi i Paqes”, Preç Zogaj: Ftesa për Shqipërinë ishte e natyrshme, SHBA kanë një afinitet të veçantë historik

January 20, 2026
“Jemi 1 nga 60 vendet e ftuara në Bordin e Paqes”, ish-ministri i Jashtëm Milo: Kujdes me detyrimet ndaj BE-së

“Jemi 1 nga 60 vendet e ftuara në Bordin e Paqes”, ish-ministri i Jashtëm Milo: Kujdes me detyrimet ndaj BE-së

January 20, 2026
Trump: Do ta zbuloni se sa larg do të shkoj me Groenlandën. Macron dhe Starmer janë të ashpër kur unë nuk jam pranë

Trump: Do ta zbuloni se sa larg do të shkoj me Groenlandën. Macron dhe Starmer janë të ashpër kur unë nuk jam pranë

January 20, 2026
Zbardhet dosja e SPAK: 425 tentativa hakerimi ndaj kompjuterit të Altin Dumanit

Zbardhet dosja e SPAK: 425 tentativa hakerimi ndaj kompjuterit të Altin Dumanit

January 20, 2026
Forumi i Davos, Macron: BE duhet të përdorë mjetet e veta kundër tarifave të Trump

Forumi i Davos, Macron: BE duhet të përdorë mjetet e veta kundër tarifave të Trump

January 20, 2026
Firmoset marrëveshja në Uashington, Kosova dhe Ishujt Bahamas heqin vizat mes dy vendeve

Firmoset marrëveshja në Uashington, Kosova dhe Ishujt Bahamas heqin vizat mes dy vendeve

January 20, 2026
Punonjës të padeklaruar, paga jo reale, dhe evazion tatimor/ Tatimet, kontroll në agjencitë më të mëdha imobilare

Punonjës të padeklaruar, paga jo reale, dhe evazion tatimor/ Tatimet, kontroll në agjencitë më të mëdha imobilare

January 20, 2026
“OKB, joefektive në përfundimin e luftërave”, Trump: Bordi i Paqes mund të zëvendësojë Kombet e Bashkuara

“OKB, joefektive në përfundimin e luftërave”, Trump: Bordi i Paqes mund të zëvendësojë Kombet e Bashkuara

January 20, 2026
“Mos ve skedina fituse o bos, të marrim %”/ SMS-të që zbuluan policët që vinin baste, zbardhen bisedat

“Mos ve skedina fituse o bos, të marrim %”/ SMS-të që zbuluan policët që vinin baste, zbardhen bisedat

January 20, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In