• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, April 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Editorial

Të paktën sot të festojnë të gjithë!

by S M
17/04/2018 19:34
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Skënder Minxhozi/

T’i integrosh që t’i mbash afër e t’i kontrollosh, apo t’u vendosësh barriera, që të mos paraqiten në dyert e Europës pa ndërtuar qeverisje dinjitoze dhe të bazuara mbi parimin e shtetit ligjor e të tregut të lirë. Kjo dilemë e vjetër e Bashkimit Europian ndaj vendeve aspirante, duket se ka marrë një përgjigje të rradhës të martën në drekë, kur Komisioni Europian vendosi t’i rekomandojë Këshillit Europian hapjen e negociatave të anëtarësimit për Shqipërinë dhe Maqedoninë. Pas një kalvari të rradhës pritjeje dhe premtimesh, të dyja vendet kanë marrë sot dritën jeshile të Komisionit për të nisur bisedimet për anëtarësimin e plotë në Bashkimin Europian.

Sot shumëkush në Shqipëri ka të drejtë të ndjehet pak më mirë. Qeveria, e cila ka marrë një notë pozitive për aq sa ka bërë këto vite, opozita, për shkak të garancive se këtej e tutje maxhoranca do të jetë më e vrojtuar dhe më pak e lirë në hapësirën e saj për të bërë siç dëshëron, por edhe shqiptarët, për shkak se vendi i tyre do të jetë tashmë një hap më pranë anëtarësimit në Bashkimin  Europian. Një projekt tek i cili ata kanë besuar më shumë sesa serbët, boshnjakët dhe malazezët të marrë së bashku! Sot duhet të festojnë të gjithë!

Nëse Këshilli do të mund t’i tejkalojë në muajt që vijnë, humoret e prishura të disa prej vendeve anëtare, Tirana dhe Shkupi do të nisin ushtrimin e vështirë të përballjes me kriteret drakoniane të anëtarësimit në BE. Një ushtrim që do të marrë me shumë gjasë shumë vite, e që ka një fund të largët, sipas pritshmërive, diku nga gjysma e parë e dekadës së ardhshme. Pritet të jetë esenciale, në këtë segment kohe që na ndan nga fjala e fundit e vendeve anëtare, ecuria e ngjarjeve në Shqipëri.

Me fjalë të tjera, Brukseli vijon ta vendosë theksin tek procesi i vijimësisë së reformave. Dhe më e para ndër to, është natyrishit reforma në drejtësi. Raporti i Komisionit Europian njeh dhe lavdëron avancimin që është bërë në procesin e vetingut, shqyrtimin e klasës së gjyqtarëve e prokurorëve, por në ditët e ardhshme do të jetë e vështirë të bindet Parisi, Berlini dhe kryeqytetet e tjera skeptike, me lekët e qepura në dyshek të ndonjë gjyqtari a prokurori. Me shumë gjasë do të duhen të tjera prova dhe të tjera goditje ndaj krimit e korrupsionit, për të marrë një notë kaluese të shpejtë dhe pa ngritje supesh nga Këshilli Europian.

Rekomandimi i Komisionit Europian për Shqipërinë, e gjen shoqërinë shqiptare në një tension endemik, të rënduar nga sjellja e opozitës së djathtë dhe pakënaqësitë e natyrshme të një pjese jo të vogël të popullatës, përballë vështirësive të dukshme që kalon qeverisja aktuale. Situata ekonomike, pakënaqësitë sociale, reagimet e biznesit dhe hijet e dyshimit që kanë lënë pas historitë me korrupsion dhe kanabis, kanë bërë natyrshëm që shqiptarët të jenë mosbesues, se rruga drejt integrimit europian do të jetë e shkurtër dhe me rezultate të shpejta.

Por hapja e negociatave, si një operacion që ka kaluar nëpër shumë filtra e procese shqyrtuese në instancat e BE, shënon një etapë cilësisht të re, jo vetëm në marrëdhëniet me Bashkimin Europian, por më në përgjithësi, edhe për të ardhmen e punëve në vendin tonë. Qeveria dhe opozita do të jenë gradualisht më të kontrolluara, reforma në drejtësi do të kërkohet të japë fryte dhe jo më vetëm fjalë dhe lufta ndaj korrupsionit, krimit e drogës, do të shihet me imtësi.

Për vendin tonë hapet një epokë tjetër. Është epoka e ndarjes përfundimtare me tranzicionin postkomunist, i cili ka lënë pas toksinat dhe krizat që na kanë lënë në bisht të trenit europian. Rekomandimi i hapjes së negociatave shënon shansin unik për t’u shkëputur nga kjo epokë historike problemesh dhe krizash të pazgjidhura.

Next Post
Hapat pas rekomandimit për hapjen e negociatave, çfarë përfiton Shqipëria

Hapat pas rekomandimit për hapjen e negociatave, çfarë përfiton Shqipëria

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Lëvizja e trefishtë e Xi-së: Pret lideren e opozitës së Tajvanit, dërgon një sinjal për Trump-in dhe kërcënon separatistët

Lëvizja e trefishtë e Xi-së: Pret lideren e opozitës së Tajvanit, dërgon një sinjal për Trump-in dhe kërcënon separatistët

April 10, 2026
Diplomaci me rrezik të lartë, si u kthye Pakistani në ndërmjetës të bisedimeve SHBA-Iran

Diplomaci me rrezik të lartë, si u kthye Pakistani në ndërmjetës të bisedimeve SHBA-Iran

April 10, 2026
Alarm për karburantin e avionëve në Evropë: Vera në rrezik, vetëm 2 vende me rezerva 90-ditore

Alarm për karburantin e avionëve në Evropë: Vera në rrezik, vetëm 2 vende me rezerva 90-ditore

April 10, 2026
Britania dhe Katari po udhëheqin nismën për rihapjen e Hormuzit

Britania dhe Katari po udhëheqin nismën për rihapjen e Hormuzit

April 10, 2026
CNN: Trump bisedë telefonike “të tensionuar” me Netanyahun!

CNN: Trump bisedë telefonike “të tensionuar” me Netanyahun!

April 10, 2026
Tragjedi në Itali/ 12-vjeçari humb jetën pasi u bllokua për disa minuta në një xhakuzi

Tragjedi në Itali/ 12-vjeçari humb jetën pasi u bllokua për disa minuta në një xhakuzi

April 10, 2026
Inflacioni në SHBA arrin nivelin më të lartë në dy vite, rriten ndjeshëm çmimet e karburanteve

Inflacioni në SHBA arrin nivelin më të lartë në dy vite, rriten ndjeshëm çmimet e karburanteve

April 10, 2026
Sherr i dhunshëm mes shqiptarëve dhe afrikanëve në Itali, një i plagosur

Sherr i dhunshëm mes shqiptarëve dhe afrikanëve në Itali, një i plagosur

April 10, 2026
Rama nga Berati: Nafta, sfidë për sektorin! Kemi hequr mundësinë e abuzimeve për qëllime jobujqësore

Rama nga Berati: Nafta, sfidë për sektorin! Kemi hequr mundësinë e abuzimeve për qëllime jobujqësore

April 10, 2026
Edi Rama: Berati, territori me më shumë persona të kthyer nga jashtë

Edi Rama: Berati, territori me më shumë persona të kthyer nga jashtë

April 10, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In