• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, February 15, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Të paktën LaCivita të mos tallej me 6 milionë dollarët

by Mero Baze
02/05/2025 19:36
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Mero Baza

Njeriu ku PD kishte mbështetur shpresat për të gënjyer shqiptarët si i dërguari i Presidentit Trump për fushatën e tyre elektorale, akoma nuk e beson se si do të marrë 6 milionë dollarë vetëm që të gënjejë shqiptarët, duke u paraqitur si përfaqësues i SHBA-së në fushatë.

Në një rrëfim të sinqertë të tij, në një intervistë-kurth me dy gazetarë, LaCivita – i cili është në kërkim të një pune tjetër – u shpjegon atyre se ajo puna në Shqipëri është ndryshe nga të tjerat, sepse shqiptarët duan që të flasësh në emër të SHBA. Dhe nuk e mban dot të qeshurën kur kujton budallallëkun shqiptar.

https://www.gazetatema.net/politika/video-gazetari-i-the-guardian-i-permend-fushaten-ne-shqiperi-lacivita-s-i492459

E vetmja gjë fyese këtu është që LaCivita mendon se gjithë shqiptarët kanë hallin e Berishës dhe se të gjithë janë lehtësisht të peshkueshëm si ai, kur vjen puna tek SHBA. Pjesa tjetër është korekte. Ai e shikon këtë punën me Berishën si një budallallëk të Berishës dhe PD-së që kërkojnë të paguajnë për një gjë që ai nuk e ka detyrë ta bëjë, pra të paraqitet si përfaqësues i SHBA-së.

E qeshura e tij ironike, në të vërtetë, është një fyerje e rëndë për opozitën shqiptare dhe gjithë ata që përpiqen të ndihen të lehtësuar që më në fund kanë “blerë” SHBA-në për zgjedhje.

Videoja tregon qartë se ata nuk kanë mundur të blejnë as LaCivitën. Njeriu që më së shumti është i çuditur nga budallallëku i Berishës është vetë LaCivita. Por, siç e tregon gjuha e trupit të tij gjatë intervistës, ai thjesht po e merr me të qeshur atë punë, se i thonë “6 milionë dollarë për një gallatë”.

Tani ky debat për kontratën 6 milionë dollarëshe është çliruar nga aspekti profesional dhe moral, pasi duket qartë se LaCivita as ka ndërmend të merret me hallin e tyre. Mbetet vetëm një debat juridik – pra, nëse Flamuri do të shkojë në burg për pastrim parash me fondacionin, gjurmët e të cilit shkojnë brenda familjes Berisha.

Kjo është tani thjesht çështje e vullnetit të drejtësisë shqiptare.

Meqë ai, me këtë kontratë, rrezikon seriozisht burgun, dhe meqë po paguan 6 milionë dollarë për një karagjoz, i vetmi merak që duhet t’i mbetej, ishte të kishte shtuar në kontratë një pikë që ofruesi i shërbimit të paktën të mos tallej me ta pasi të merrte 6 milionë dollarët.

Se kjo është tepër.

Mirë që u merr lekët. Mirë që nuk u bën asgjë. Mirë që i telendis si njerëz që paguajnë me para të vjedhura për të hequr njollën e hajdutit…
Por në fund, edhe tallet me ta?

Pak mëshirë… se i thonë 6 milionë dollarë!

Next Post
“Shqipëria do bashkohet me BE-në, si Dibra me Tiranën”, Rama në Peshkopi: Këneta ka hapur një legjendë që Edi Rama nuk do veriun. por…

"Shqipëria do bashkohet me BE-në, si Dibra me Tiranën", Rama në Peshkopi: Këneta ka hapur një legjendë që Edi Rama nuk do veriun. por...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Kishte përshtatur lokalin e tij për organizimin e lojërave të fatit, arrestohet 27-vjeçari në Tiranë

Kishte përshtatur lokalin e tij për organizimin e lojërave të fatit, arrestohet 27-vjeçari në Tiranë

February 15, 2026
Vizita e Edi Ramës më 19 shkurt në Uashington me ftesë të Trump “jehonë” dhe në media të huaja

Vizita e Edi Ramës më 19 shkurt në Uashington me ftesë të Trump “jehonë” dhe në media të huaja

February 15, 2026
Bisedë me Volterin

Bisedë me Volterin

February 15, 2026
Nesër projektligj i ri në Kuvend, Berisha: Rama i tmerruar nga protesta, po kërkon mburojë ligjore për veten

Nesër projektligj i ri në Kuvend, Berisha: Rama i tmerruar nga protesta, po kërkon mburojë ligjore për veten

February 15, 2026
Trump dhe Netanyahu bien dakord për strategji të re kundër Iranit, në shënjestër nafta që shkon në Kinë

Trump dhe Netanyahu bien dakord për strategji të re kundër Iranit, në shënjestër nafta që shkon në Kinë

February 15, 2026
Byroja Kombëtare Kundër Korrupsionit arreston ish-ministrin ukrainas të Energjisë, ndalohet në tentativë për të kaluar kufirin

Byroja Kombëtare Kundër Korrupsionit arreston ish-ministrin ukrainas të Energjisë, ndalohet në tentativë për të kaluar kufirin

February 15, 2026
U prezantua si polic dhe përndoqi 31-vjeçarin, shpallet në kërkim një person në Lezhë

U prezantua si polic dhe përndoqi 31-vjeçarin, shpallet në kërkim një person në Lezhë

February 15, 2026
“Haga vendos mbi fatin e heronjve të UÇK-së”/ Gjykimi për akuzat hyn në fazën përmbyllëse

“Haga vendos mbi fatin e heronjve të UÇK-së”/ Gjykimi për akuzat hyn në fazën përmbyllëse

February 15, 2026
Hetimet për “Epstein” në Paris/ Krijohet një ekip i posaçëm magjistratësh për të hetuar lidhjet e shtetasve francezë

Hetimet për “Epstein” në Paris/ Krijohet një ekip i posaçëm magjistratësh për të hetuar lidhjet e shtetasve francezë

February 15, 2026
Horoskopi javor 9-15 shtator 2024, nga shenjat nga më pak fatlume tek ‘mbreti i javës’

Horoskopi ditor për nesër, e hënë 16 shkurt 2026

February 15, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In