Të paktën 17 civilë dhe 14 rebelë u vranë sot në Jemen nga një sulm ajror i koalicionit që drejtohet nga Arabia Saudite kundër një uzine në provincën Hijjia (veri), sipas burimesh mjekësore dhe dëshimtarësh në terren.
Aviacioni shënjestroi një uzinë të ujit mineral dhe një pozicion ushtarak aty afër, që ishte nën kontrollin e rebelëve shiitë, Hutis.
Aviacioni i koalicionit ka zhvilluar 12 sulme ajrore kundër pozicioneve të Hutis në provincën e Saada, bastioni i tyre në veri të vendit, sipas dëshmitarëve.
Sulme të tjera ajorore u drejtuan kundër pozicioneve rebele në jug të Sana dhe në provincën e Baida (qendër), sipas banorëve.
Që nga fillimi i fushatës ajrore të koalicionit kundër rebelëve Hutis në Jemen, në fund të marsit, shumë bombardime kanë bërë një numër të lartë viktimash mes popullsisë civile.









