Disa preferojnë të lexojnë të madhin Tolstoi e disa të tjerë intrigohen nga novelat e Harry Potter. Por pavarësisht se cilin material zgjidhni, të lexuarit novela është i lidhur me jetëgjatësinë, ka zbuluar një studim i ri.
Ata që lexojnë shumë libra jetojnë mesatarisht 2 vjet më gjatë se ata që nuk lexojnë fare. Sipas studimit, vetëm një orë e gjysmë lexim në ditë, ndikon në rritjen e jetëgjatësisë.
Të lexuarit e gazetave dhe revistave, po ashtu lidhet me jetëgjatësinë, por ndikimi nuk është aq i madh sa të lexuarit e librave, shkruan noa.al. Për këtë studim, shkencëtarët nga Universiteti Yale në SHBA, kanë përdorur të dhënat e 3635 personave.









