• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, March 25, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Të nxirret mësim”, debate për vizitën e Trump në El Paso dhe Daytoni

by Java News
08/08/2019 10:29
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Pak ditë pas dhunës së përgjakshme në Dayton dhe El Paso, presidenti amerikan, Donald Trump vizitoi qytetet amerikane në zi. Ai kërkon të ngushëllojë, por siç ishte parashikuar, vizita e Trumpit shkaktoi debat.

Pas sulmeve vdekjeprurëse me armë në El Paso dhe Dayton në SHBA është rritur presioni ndaj presidentit, Donald Trump për të hapur rrugën e ashpërsimit të ligjeve për armëmbajtjen në SHBA. Në kohën që Trump vizitonte qytetet e goditura nga dhuna, politikanë të ndryshëm kërkuan kontrolle të gjerësishme për blerësit e armëve dhe ndalimin e automatikëve. Trump u tregua i hapur për verifikime të tilla, por e la të hapur, se në çfarë mase duhet të bëhen kontrollet. Kurse thirrjet për ndalimin e automatikëve ai i kundërshtoi, për shkak të mosarritjes së mazhorancës për një vendim të tillë.

Dy qytete – dy akte të përgjakshme

Në El Paso, në kufirin me Meksikën një person qëlloi me armë të shtunën në një qendër tregtare, duke vrarë 22 vetë, mes tyre shumë meksikanë dhe një gjerman. Hetuesit dyshojnë në një atentat me sfond racist. Autori i vrasjeve, një 22 vjeçar i bardhë u dorëzua para policisë. Në Dayton, në natën e së dielës një tjetër person vrau nëntë persona, motivi i tij është ende i paqartë. Ky person u godit për vdekje nga policia.

Në Dayton, Trump së bashku me bashkëshorten, Melania vizitoi të plagosurit në një spital dhe u takua me të afërm të viktimave, me forcat e policisë dhe ato të shpëtimit. Trump nuk shkoi në vendin e ngjarjes. Nga Shtëpia e Bardhë u tha, se në radhë të parë duhet të qëndrojnë viktimat.

Biden kritikon Trump

Kryetarja e bashkisë së Daytonit, demokratja, Nan Whaley u shpreh, se ishte një vendim i mirë i Trumpit të mos vizitonte vendin e tragjedisë. Në komunitet ka shumë zemërim për këtë akt. Whaley tha, se të afërmit e viktimave dhe forcat e shpëtimit e kanë mirëpritur vizitën e Trumpit, por ajo theksoi se “mënyra e tij e të folurit është edhe shumë përçarëse. E për këtë nuk kemi nevojë.”

USA Schießerei in Dayton, Ohio | Demo (picture-alliance/AP Photo/J. Minchillo)

Në El Paso, Trump dhe bashkëshortja vizituan po ashtu një spital dhe folën me dyer të mbyllura pa praninë e medias, si në Dayton, me të afërm dhe viktimat. Ashtu si në Dayton edhe në El Paso pati protesta për vizitën e Trumpit. Ish-zëvendëspresidenti amerikan, Joe Biden akuzoi Trumpin, se ai ndez ekstremizmin e djathtë të të bardhëve në vend me fjalorin e tij. Trumpit i mungon autoriteti moral për të drejtuar këtë vend, tha Biden gjatë një takimi në Iowa.(DW)/l.m

Next Post
Samsung prezanton “Note 10” dhe “Note 10+”, njihuni me risitë

Samsung prezanton “Note 10” dhe “Note 10+”, njihuni me risitë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Gripi i shpendëve, ISHP: Nuk ka infektime në njerëz, gatuani mirë vezët dhe mishin

Gripi i shpendëve/ Shfaqet në Itali rasti i parë te njeriu në kontinentin evropian, ja gjendja e tij

March 25, 2026
“Nëse nuk e puth, ajo nuk ikën”, rrëfimi i Mirit për njohjen me bashkëshorten gjermane

“Nëse nuk e puth, ajo nuk ikën”, rrëfimi i Mirit për njohjen me bashkëshorten gjermane

March 25, 2026
Sulmohen Letonia dhe Estonia, NATO në luftë? Rusia lëshon 1 mijë dronë kundër Ukrainës, shkatërrim e viktima

Sulmohen Letonia dhe Estonia, NATO në luftë? Rusia lëshon 1 mijë dronë kundër Ukrainës, shkatërrim e viktima

March 25, 2026
Flamur Noka e përjashtoi nga PD, Burgija: Nuk ka shans askush të më zerojë kontributet

Flamur Noka e përjashtoi nga PD, Burgija: Nuk ka shans askush të më zerojë kontributet

March 25, 2026
2 vite burg për tjetërsim pronash në Himarë, Apeli lë në fuqi vendimin e GJKKO për ish-kryebashkiakun Goro

2 vite burg për tjetërsim pronash në Himarë, Apeli lë në fuqi vendimin e GJKKO për ish-kryebashkiakun Goro

March 25, 2026
Aksident fatal në Gjermani, humb jetën 29-vjeçari shqiptar, baba i tre fëmijëve

Aksident fatal në Gjermani, humb jetën 29-vjeçari shqiptar, baba i tre fëmijëve

March 25, 2026
U arrestuan në protestën e opozitës, gjykata lë në “detyrim paraqitje” 15 protestuesit

U arrestuan në protestën e opozitës, gjykata lë në “detyrim paraqitje” 15 protestuesit

March 25, 2026
Vrasja e biznesmenit Nikulaj/ Prokuroria e Lezhës kërkoi burg përjetë për ekzekutorin portugez

Vrasja e biznesmenit Nikulaj/ Prokuroria e Lezhës kërkoi burg përjetë për ekzekutorin portugez

March 25, 2026
Me standarde bashkëkohore, Rama publikon pamjet: Shkollë e re dhe ambiente sportive në Shezë të Peqinit

Me standarde bashkëkohore, Rama publikon pamjet: Shkollë e re dhe ambiente sportive në Shezë të Peqinit

March 25, 2026
Arrestimi i 4 shqiptarëve, Berisha: Nëse nuk lirohen menjëherë, do protestojmë te ambasada serbe në Tiranë

Arrestimi i 4 shqiptarëve, Berisha: Nëse nuk lirohen menjëherë, do protestojmë te ambasada serbe në Tiranë

March 25, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In