• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, April 12, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

“Të ngrëntë mortja, pse nuk e vrave”, babai tregon reagimet pasi fqinji abuzoi me vajzën e tij 5-vjeçare

by A R
07/09/2020 15:34
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Programi “Historia ime”, në Tv Klan solli ditën e sotme historinë tepër të trishtë të një familje. Babai rrëfeu në studio se si fqinji 48-vjeçar ngacmoi sekualisht vajzën e tij 5-vjeçare. Ai u shpreh se pas ngjarjes së rëndë familja e tij e ka përjetuar shumë keq dhe ai për 10 ditë nuk ka ngrënë as ushqim. Më tej, ai shton se për shkak të fjalëve të njerëzve është detyruar të largohet nga banesa dhe të shkojë tek prindërit e gruas.

Por sërish u rikthye në shtëpinë e tij së bashku me familjen dhe shprehet se ende njerëzit i gjykojnë dhe fajësojnë atë dhe gruan për ngjarjen që ndodhi.

Mirela Milori: Si u ndjeve? Si ishte momenti i parë kur dëgjove atë dëshmi?

Babai: Unë kam kaluar shumë keq faktikisht. Kam ndenjur 10 ditë pa ngrënë, nga ky siklet që kam patur, edhe unë dhe nusja ime. Nuk kam ndenjur shumë në shtëpi. Pasi bëmë këtë në polici, ditën tjetër ika nga ai vend, ika se e morrën vesh të gjithë njerëzit dhe nuk mund të rrija dot më aty. Vinin njerëz, komshinj, kush kalonte dhe thoshte, ndodhi kjo gjë, po ku ndodhi? Ja tek kjo shtëpia këtu dhe më vinin njerëzit aty afër. Çupa po dëgjonte dhe ia kujtonin prapë dhe thashë të iknim.

Mirela Milori: Ike nga qyteti ku jetoje?

Babai: Po ika që andej.

Mirela Milori: Ku jeton?

Babai: Jetoj në Berat, kam ikur tek vjehrri dhe vjehrra. Kam ndenjur 9-10 ditë. Nuk durova dot më atje u ktheva prapë në shtëpi. Prapë atje njerëzit përgojojnë… ja ky nuk ishte aq i zoti ta ruante fëmijën. Mirë ky s’ka qenë aty, mirëpo nusja, ka humbur fëmija rrugëve, mbahet me kujdes.

Mirela Milori: Ju fajësojnë ju?

Babai: Po na fajësojnë sikur e kemi ne fajin. Nusen nuk e kam mirë, ajo është traumatizuar aq keq, sa më tha mua duhet të mundohesh të bësh të pamundurën të lëvizim nga ky vend, se unë nuk mund të jetoj dot këtu.

Mirela Milori: Miq, shokë, të afërm keni që t’ju rrinë afër në këtë moment?

Babai: Nuk para bëhem, nuk më pëlqejnë se merren me fjalë, me llafe, sidomos ky halli që më ra mua. Nuk e kanë që t’ju vijë keq. Shumica që më takonin në rrugë, më thoshin: Të ngrëntë mortja, pse nuk e vrave më thoshin. Duhet ta kishe vrarë, më thoshin të gjithë. Nuk ndihesha mirë.

Mirela Milori: Të ka vajtur ndonjëherë në mendje të bësh ndonjë gjë ekstreme?

Babai: Më vajti një moment, por mendova fëmijët, thashë do lë fëmijët rrugëve, kaq. Më erdhi një histori prapë në mendje dhe thashë nuk bëhet, do ta shikoj veten time, do ta bluaj, do ta ha në veten time këtë hall që kam.

/a.r

Next Post
Helmimi i kundërshtarit të Putin, qeveria gjermane shuan dyshimet: Kanë përdorur agjent nervor të epokës Sovjetike

U helmua me agjent nervor, del nga koma lideri i opozitës ruse, Alexei Navalny

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Ukraina dhe Rusia akuza të ndërsjella për shkelje të armëpushimit të Pashkës

Ukraina dhe Rusia akuza të ndërsjella për shkelje të armëpushimit të Pashkës

April 12, 2026
Miri i zhgënjyer me Rogertin: Të ishte Brikena në finale 100 mijë herë më mirë

Miri i zhgënjyer me Rogertin: Të ishte Brikena në finale 100 mijë herë më mirë

April 12, 2026
76 metra i lartë dhe me statuja të arta, zbulohet projekti i Harkut të Triumfit të presidentit Trump

76 metra i lartë dhe me statuja të arta, zbulohet projekti i Harkut të Triumfit të presidentit Trump

April 12, 2026
Delegacioni i BE-së në Tiranë uron besimtarët ortodoksë për Pashkën: Shpresë, paqe dhe begati për të gjithë

Delegacioni i BE-së në Tiranë uron besimtarët ortodoksë për Pashkën: Shpresë, paqe dhe begati për të gjithë

April 12, 2026
Mbajti fëmijën të izoluar në një furgon që prej 2024, arrestohet babai në Francë

Mbajti fëmijën të izoluar në një furgon që prej 2024, arrestohet babai në Francë

April 12, 2026
 4 astronautët e Artemis II ndajnë eksperiencat e tyre: Toka mes errësirës, si anije që ‘lundronte’ në univers

 4 astronautët e Artemis II ndajnë eksperiencat e tyre: Toka mes errësirës, si anije që ‘lundronte’ në univers

April 12, 2026
Analiza e The Times/ Trump e injoroi paralajmërimin e JD Vance për Iranin, pse e dërgoi në negociata?

Analiza e The Times/ Trump e injoroi paralajmërimin e JD Vance për Iranin, pse e dërgoi në negociata?

April 12, 2026
Izraeli dhe Libani drejt bisedimeve direkte, takimi në Uashington të martën

Izraeli dhe Libani drejt bisedimeve direkte, takimi në Uashington të martën

April 12, 2026
Negociatat SHBA-Iran, BBC: Ka sinjale për bisedime të fshehta përmes ndërmjetësimit të Pakistanit

Negociatat SHBA-Iran, BBC: Ka sinjale për bisedime të fshehta përmes ndërmjetësimit të Pakistanit

April 12, 2026
Zgjedhjet parlamentare në Hungari/ Qytetarët presin në radhë, dalin masivisht në votime! Pjesëmarrje rekord

Zgjedhjet parlamentare në Hungari/ Qytetarët presin në radhë, dalin masivisht në votime! Pjesëmarrje rekord

April 12, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In