• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, March 20, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Të ngelurit në Vetting i futen avokatisë, 27 emra me “pasuri sheikësh” hapin zyra juridike

by A R
08/03/2021 09:20
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Të shkarkuarit apo dorëhequrit nga procesi i vetingut duket se nuk kanë ndërmend të tërhiqen nga sistemi i drejtësisë. Edhe pse KPK ka zbuluar që një numër i madh gjyqtarësh e prokurorësh kanë pasuri të pajustifikuar, ata paratë që kanë vënë ndër vite i kanë investuar në zyra avokatie. Janë rreth 27 emra të ngelur në veting dhe të dorëhequr nga sistemi, të cilët i janë futur botës së avokatisë. Por problemi nuk qëndron vetëm te fakti se ata janë cilësuar nga KPK si të papërshtatshëm për të vijuar me detyrën sepse kanë pasuri korruptive, por te investimi i tyre. Normalisht në një shtet demokratik, një person që nuk justifikon pasurinë duhet të hetohet dhe pasuria t’i sekuestrohet. Te ne nuk ndodh kështu. Gazeta ka publikuar më herët një listë me të gjithë të shkarkuarit që rezulton se kanë licenca avokatie në Qendrën Kombëtare të Biznesit. Por sot po tregojmë se të gjithë të shkarkuarit që janë bërë avokatë, bashkë me ata që janë dorëhequr kanë një pasuri afro 5 miliardë lekë të vjetra. Të dhënat janë nxjerr në bazë të publikimeve të bëra nga rrjeti “Birn”, i cili para çdo seance vetingu bën një bilanc të pasurisë për çdo emër. Pra rezulton se mesatarisht një prej emrave që janë shkarkuar dhe tashmë janë avokatë kanë rreth 200 milionë lekë të vjetra pasuri. Nëse shohim rezultatet e vetingut për shumë që kanë kaluar vetingun dhe kanë dalë të pastër kanë pasuri modeste, një banesë, makinë dhe pak para në bankë. Por ata më të pasurit duket se nuk janë mjaftuar me kaq, pasi po investojnë paratë në zyra avokatie. Nëse më vonë nisi një hetim penal ndaj tyre, këto zyra mund të shërbejnë për të justifikuar pasuritë.

Emrat avokatë

Sipas të dhënave të QKB ka pasur një bum të madh licencimesh në muajt e fundit. Në listën e siguruar nga gazeta ka bie në sy se ka shumë emra të njohur. I pari që i është futur botës së avokatisë është Bashkim Dedja. Ish-kreu i Gjykatës Kushtetuese kaloi fazën e parë të vetingut, por ngeli në Apel për shkak të problemeve me pasurinë. Një shtëpi e tij në plazh i hapi shumë probleme, pasi ai u shpreh se ajo është në pronësi të të vëllait, ndërsa rezultonte se faturat e dritave dhe ujit ishin në emër të gjyqtarit. Tjetër emër është ish-gjyqtari i Tiranës, Artan Lazaj. Ai u shkarkua nga detyra në janar të vitit 2019 me vendim të formës së prerë nga KPA. Artan Lazaj ka ushtruar detyrën e gjyqtarit si dhe të kryetarit të Gjykatës së Gjirokastrës në vitet 2003-2009. Në vitin 2009, ai është zgjedhur anëtar i KQZ, detyrë të cilën e ka mbajtur deri në vitin 2012. Në dhjetor 2012, Lazaj u rikthye në gjyqësor përmes një dekreti të Presidentit të Republikës, i cili e emëroi atë në Gjykatën e Tiranës. Po ashtu në lista ka emra si: Adriatik Cama, Antoneta Sevdari, Rovena Gashi, Ramadan Troci, etj. Sipas të dhënave të QKB shumica e zyrave të avokatisë janë hapur gjatë viteve 2019 dhe 2020.

Të dorëhequrit

Përveç emrave që janë shkarkuar nga vetingu, janë dhe 5 të tjerë që janë dorëhequr nga detyra dhe i janë futur fushës së avokatisë. Arjana Fullani, ish-anëtare e Gjykatës së Lartë dhe bashkëshortja e Ardian Fullanit rezulton sipas QKB që ka hapur zyrë avokatie. Ajo u dorëhoq nga sistemi i drejtësisë dhe për pasojë i shpëtoi dhe vetingut. Një tjetër emër është Mirela Fana, edhe kjo ish-anëtarë e Gjykatës së Lartë. Në QKB rezulton se ajo është bërë bashkëpronare në zyrën e avokatisë së bashkëshortit. Mes emrave është dhe ai ish-kryeprokurorit të Tiranës Petrit Fusha. Edhe ai ka hapur zyrë avokatie. Sipas QKB zyra e avokatisë është hapur më 13/05/2019. Ajo që bie në sy është se Bashkimi Europian në progres raportin e fundit kërkon që të nisin hetimet ndaj të ngelurve në veting, pasi pretendohet se pasuria e tyre është e paligjshme dhe prokuroria duhet të vihet në lëvizje. Momentalisht vetëm 28 vetë janë në hetim nga 117 të ngelur në total. Nga ana tjetër ka një pikëpyetje pasi neni 13 i ligjit për avokatinë ka një përcaktim që disi e ndalon që të shkarkuarit në veting të bëhen avokatë.

/Gazeta Sot/ a.r

Next Post
“Mendova vetëvrasjen”, trondit Meghan Markle: S’donin që djali im të ishte princ prej lëkurës!

“Mendova vetëvrasjen”, trondit Meghan Markle: S’donin që djali im të ishte princ prej lëkurës!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

NATO zhvendos misionin në Itali, tërheq të gjitha trupat e saj nga misioni këshillues në Irak

NATO zhvendos misionin në Itali, tërheq të gjitha trupat e saj nga misioni këshillues në Irak

March 20, 2026
REL: Në luftën e SHBA-së kundër Iranit, fituesja është Rusia

REL: Në luftën e SHBA-së kundër Iranit, fituesja është Rusia

March 20, 2026
Jo vetëm bord karburantesh, duhet edhe bordi i ushqimeve, eksperti thirrje për ndërhyrje urgjente

Jo vetëm bord karburantesh, duhet edhe bordi i ushqimeve, eksperti thirrje për ndërhyrje urgjente

March 20, 2026
“Shqipëria këcen valle me vdekjen”

“Shqipëria këcen valle me vdekjen”

March 20, 2026
“Nuk ka përjashtim për mendimin ndryshe”, Salianji mesazh Berishës nga Lezha: Statuti i PD të largon nga lidershipi nëse …

Salianji kandidon përballë Berishës, avokati: Penalizohet nga dënimi penal. Me Bardhin gjasat janë që të ndryshohet statuti

March 20, 2026
A do të kthehet Osmani në LDK? Abdixhiku zbulon projektin: Do jetë alternativë serioze

A do të kthehet Osmani në LDK? Abdixhiku zbulon projektin: Do jetë alternativë serioze

March 20, 2026
Zelensky rrëfen kushtin që të përfundojë lufta: Amerikanët dhe rusët më kanë kërkuar tërheqjen nga Donbasi

Lufta me Rusinë-Zelensky: Ukraina përfaqësohet vetëm nga një delegacion politik në bisedimet në SHBA

March 20, 2026
Lufta e Tretë e Gjirit: I njëjti gabim, me pasoja shumë më të mëdha

Lufta e Tretë e Gjirit: I njëjti gabim, me pasoja shumë më të mëdha

March 20, 2026
Vritet zëdhënësi i Pasdaranëve, Lindja e Mesme mes breshërisë së raketave, Netanjahu: Shkatërruam Iranin

Vritet zëdhënësi i Pasdaranëve, Lindja e Mesme mes breshërisë së raketave, Netanjahu: Shkatërruam Iranin

March 20, 2026
Operacion antidrogë në Itali, përgjimet çmontojnë organizatën shqiptare! Përfundojnë në pranga dy persona

Operacion antidrogë në Itali, përgjimet çmontojnë organizatën shqiptare! Përfundojnë në pranga dy persona

March 20, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In