Gjatë një udhëtimi në avion, personat që duan të shkojnë në tualet nuk e kanë të vështirë ta gjejnë, pasi shenja që është e vendosur te dera e saj është shumë e qartë.
Por, mesa duket nuk është edhe aq e dukshme. Pasi një pasagjer i fluturimit nga Edinburgh në Amsterdam, e ka ngatërruar derën.
Bëhet fjalë për James Gray, i cili u arrestua dhe u gjobit me 600 euro, pasi u përpoq të hapte derën e avionit në një lartësi prej 9 mijë metrash. Sipas një artikulli të “Telegraph”, ai u tha autoriteteve se ngatërroi derën e jashtme me atë të tualetit.
Për fat të mirë ai është lajmëruar në kohë nga ekuipazhi i avionit, të cilët i bën të ditur se do të arrestohej sapo të zbriste në aeroportin Schipol në Amsterdam.
“Unë thjesht sa preka dorezën e derës. U përpoqa t’i shpjegoja se ishte thjesht një keqkuptim. Polici erdhi dhe më arrestoi. Ata ishin shumë miqësor”, ka rrëfyer Gray.
Pavarësisht ngatërresës dhe shpjegimeve të pasagjerit, ai kaloi natën në paraburgim për t’u liruar ditën tjetër. Ai tashmë është dënuar nga linja ajrore për pesë vjet, dhe iu desh të merrte para hua për të rimarrë valixhet në shtëpinë e tij në Skoci./Shekulli/









