• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, March 25, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Të ndreqësh vetullat, e të nxjerrësh sytë!

by Mero Baze
07/06/2020 20:28
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Mero Baze

Lulzim Basha ka mbledhur sot Kryesinë e Partisë Demokratike dhe ka shpallur nisjen e garës brendapartiake, për kandidatët për deputetë të Partisë Demokratike dhe kandidatët për kryebashkiakë.

Dukej se ishte i interesuar të ngjante, sikur kishte nisur puna pas reformës zgjedhore.

Garat para-eleminatore brenda partisë, janë një nisëm serioze dhe është e rrezikshme t’i përdorësh vetëm për të prodhuar një lajm, që të harrohet lajmi i mëparshëm.

Në vitin 2000, kur PD ishte në pikën më të ulët të saj, Berisha aplikoi garën para-eleminatore për kandidatët për kryetarë komunash dhe bashkish, përmes udhëzimeve politike. Për shkak të mungesës së kulturës demokratike brenda partisë, “gara” prodhoi grupe rivale dhe në zgjedhje PD shkoi më e përçarë se kurrë, duke shënuar rezultatin më të keq në histori në zgjedhjet lokale. Madje pasojat e asaj ndarje që u krijuan, vazhduan deri vonë.

Edhe kur Lulzim Basha, bëri sikur po bënte garë me Sokol Olldashin në vitin 2013, pa asnjë rregull dhe garanci, sërisht ideja që po garohej, ndezi gjakrat dhe pas 7 vitesh Basha po e vuan ende ndarjen me mbështetësit e Olldashit, gati gati si ndarje ideologjike.

Prandaj nxitimi i Bashës për të krijuar pritshmëri të tilla, vetëm e vetëm që njerëzit të harrojnë çfarë bëri me reformën zgjedhore, janë të rrezikshme në shumë aspekte.

Një lider që është bërë besnik i listave të mbyllura dhe mos prekjes së sistemit zgjedhor, pra një lider që nuk e lejon popullin të zgjedhë njerëzit e tij, e ka pak të vështirë të bëjë sikur lejon demokratët të zgjedhin kandidatët e tij.

Që demokracia e brendshme të kompensojë mungesën e listave të hapura, duhet që Partia Demokratike apo kushdo tjetër, që kërkon ta aplikojë zgjedhjen paraprake të kandidatëve brenda partisë, duhet të kenë traditë demokratike të konsoliduar dhe traditë të njohjes rezultatit për t’u bashkuar për garën e madhe. PD është partia simbol e mungesës së demokracisë, mungesës së garës dhe mungesës së njohjes së humbjeve. Përpjekja e Bashës, për t’i gënjyer se do ta kompensojë mungesën e listave të hapura, me hapjen e garës brenda partisë, vetëm sa do rrisë pritshmëritë për ndarje të reja brenda PD. Atë inat që mund t’ia nxirnin Edi Ramës në zgjedhje, do t’ia nxjerrin Lul Bashës në zgjedhjet brenda partisë.

Por më e keqja është se dhe kjo nuk do të ndodhë dhe do t’i rritet dhe më kostoja e kësaj shakaje.

Po kaq e rrezikshme është pritshmëria që u krijon të vetëve duke i gënjyer se do ketë zgjedhje lokale në tetor. Zgjedhjet lokale, janë zgjedhje që zhvillohen një herë në katër vjet. Nuk ka zgjedhje lokale të parakohshme, përveçse zgjedhje lokale të pjesëshme, aty ku mungojnë kryetarët, si në Shkodër, Vorë, Durrës, Rrogozhinë etj. Por dhe ato me sa duket nuk ka dëshirë t’ua bëjë Ilir Meta. Gënjeshtrat se do ketë zgjedhje lokale të reja, duke e lënë të kuptohet, duke “bërë gati” kandidatët , është një mënyrë për t’u dhënë një lodër në duar demokratëve, që të zbaviten dhe të pushojnë së qari, për marrëveshjen për të mos pasur reformë zgjedhore dhe për të mbrojtur sistemin e vjetër.

Nevoja për ta harruar “suksesin” e marrëveshjes zgjedhore duket se e ka shtyrë Lulzim Bashën të krijojë pritshmëri të tjera, për t’u krijuar idenë se tani jemi afër pushtetit.

Atë që nuk ua dha dot me ndryshim sistemi zgjedhor, ua premton se do t’ua japë me zgjedhje brenda partisë, kurse atë që ua hoqi nga duart më 30 qershor u premton se do t’ua japë në tetor.

E kuptoj që është në hall e duhet të gënjejë pas marrëveshjes, për të ruajtur sistemin e vjetër, por në këtë rast, gënjeshtrat e tij për të harruar marrëveshjen, bëjnë më shumë dëm, se vetë marrëveshja. Eshtë si thotë populli “të ndreqësh vetullat, e  të nxjerrësh sytë”.

Next Post
Pas takimit “kokë më kokë” me Ardi Veliun, Zaida Çobo tërhiqet nga padia për cenim imazhi

Pas takimit "kokë më kokë" me Ardi Veliun, Zaida Çobo tërhiqet nga padia për cenim imazhi

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Konflikti në Lindjen e Mesme, 5 kushtet e Iranit për t’i dhënë fund luftës

Konflikti në Lindjen e Mesme, 5 kushtet e Iranit për t’i dhënë fund luftës

March 25, 2026
Guvernatori Sejko: Konflikti në Lindjen e Mesme, rrezik për ekonominë shqiptare!

Guvernatori Sejko: Konflikti në Lindjen e Mesme, rrezik për ekonominë shqiptare!

March 25, 2026
Dalin detajet/ Çfarë pritet të ndodhë në takimin e Edi Ramës me kabinetin dhe socialistët te Pallati i Kongreseve?

Dalin detajet/ Çfarë pritet të ndodhë në takimin e Edi Ramës me kabinetin dhe socialistët te Pallati i Kongreseve?

March 25, 2026
Vrasja e Ardian Nikulajt, dënohet me burg përjetë Ruben Saraiva

Vrasja e Ardian Nikulajt, dënohet me burg përjetë Ruben Saraiva

March 25, 2026
Vuçiç me paranoja nga shqiptarët: Do sulmojnë Serbinë

Vuçiç me paranoja nga shqiptarët: Do sulmojnë Serbinë

March 25, 2026
Roskovec, çifti varroset veçmas, fëmijët “lënë babanë” në morgun e Fierit

Roskovec, çifti varroset veçmas, fëmijët “lënë babanë” në morgun e Fierit

March 25, 2026
Shqipëria po bëhet ‘magnet’ për punëtorët e huaj, kryesojnë në aplikime indianët dhe filipinasit

Ligji i emigracionit, ekspertja punësimit: Dokumentacioni i ofrohet nga punëdhënësi

March 25, 2026
KLP ndryshon rregulloren e vlerësimit të prokurorëve, ja si do të pikëzohen trajnimet

Gjyqtarët dhe prokurorët e Shqipërisë përshëndesin referendumin në Itali: Theksohet pavarësia e drejtësisë….

March 25, 2026
Peshku vdekjeprurës kapet në Vlorë/ Si shpëtuan pushuesit nga Kosova dhe alarmi i ekspertit: Adriatiku po tropikalizohet!

Peshku vdekjeprurës kapet në Vlorë/ Si shpëtuan pushuesit nga Kosova dhe alarmi i ekspertit: Adriatiku po tropikalizohet!

March 25, 2026
VIDEO / Kuqezinjtë zbarkojnë në Varshavë, gati për të shkruar historinë!

VIDEO / Kuqezinjtë zbarkojnë në Varshavë, gati për të shkruar historinë!

March 25, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In