• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, March 15, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Të ndërtohet një qeverisje e spitaleve”, Rama: Fondet do spostohen tek komunitetet spitalore

by A R
21/02/2025 15:14
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryeministri Edi Rama ka marrë pjesë në inaugurimin e Spitalit të Pediatrisë së Përgjithshme në QSUNT. Gjatë fjalës së tij, Kryeministri Rama thotë se gjithnjë e më shumë, fondet do të spostohen nga duart e qeverisë dhe të ministrisë tek vetë komunitetet spitalore. Më tej, Rama është shprehur se duhet të ndërtohet një qeverisje e spitaleve në mënyrë që të bëhet më e mira për mjekët dhe pacientët.

Edi Rama: Gjithmonë e më shumë fondet do të spostohen nga duart e qeverisë dhe të ministrisë, në duart e vetë komuniteteve spitalore. Që do të thotë që përveç administrimit rutinë të pavionëve, duhet të ndërtohet një qeverisje e spitaleve në kuptimin e plotë të fjalës në mënyrë që me të gjitha burimet financiare dhe me të gjitha burimet njerëzore, të bëhet më e mira për mjekët dhe për pacientët dhe të krijohen kushtet ku të gjithë të jenë të shpërblyer sipas kontributit. Të gjithë ata që vijnë në dyert e shërbimit publik, të jenë të mirëshërbyer. Kemi një sërë projektesh me shumë rëndësi në drejtim të shërbimit gjinekologjik. Ulja e presionit që ka qenë i jashtëzakonshëm, ka filluar të ulet, por prapë është i madh. Fuqizimi i niveleve të tjera është rruga për ta balancuar këtë duke i dhënë mundësi qendrës tuaj që të jetë një qendër universitare. Jam shumë i lumtur që programi i partneritetit me qendrën spitalore “Shiba” në rrugën e duhur. Puna me Onkologjikun ka nisur dhe do të shtrihet në të gjithë qendrën spitalore. Jemi duke diskutuar dhe për hapjen e një laboratori të inteligjencës artificiale që do të ndihmojë personalin shëndetësor të këtushëm, por edhe në të gjithë rajonin.

Duke hapur një perspektivë të re për mjekët që janë të dëshiruar të eksplorojnë më shumë dhe për të sjellë më shumë inovacion dhe zgjidhje të reja përmes teknologjisë. Më vjen shumë mirë që kjo ndodh në të gjitha nivelet dhe herë pas here shikojmë se si mjekët realizojnë ndërhyrje të sofistikuara më shumë sukses, na bën krenar për gjithçka ju bëni. Do të vazhdojmë të lehtësojmë kushtet e punës duke i dhënë mundësi të gjithë atyre që punojnë në këtë qendër që të kenë mundësi të ushtrojnë me cilësinë më të lartë këtë profesion që lidhet me jetën e njerëzve. Ne kemi ende problem për të adresuar, padiskutim që jemi të gjithë të vëmendshëm që mësimet e hidhura që kemi marrë në të shkuarën të na vlejnë dhe ngjarjet si ajo e Onkologjikut të mos përsëriten. Kjo është një betejë e përditshme që nuk është vetëm shqiptare. Me ndërtimin e parkimit të madh që ka filluar, do të çlirohet edhe një tjetër hapësirë që psikologjikisht është shumë e rëndësishme. Hapësira pa makina do të jetë një bekim për të gjithë komunitetin e mjekëve dhe të pacientëve dhe e gjithë pjesa jashtë e qendrës do të jetë një park i jashtëzakonshëm ku ne do të punojmë për të sjellë vepra që ai standard i padiskutueshëm që duhet të ketë një qendër e tillë të mund të arrihet që në impaktin jashtë ndërtesave.

Next Post
Negociatat me BE-në/ Shqipëria pret të hapë 27 kapituj së bashku

Negociatat me BE-në/ Shqipëria pret të hapë 27 kapituj së bashku

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Përpjekjet e Iranit për mbylljen e Ngushticës së Hormuzit, Trump bën thirrje për veprim të përbashkët ndërkombëtar

Përpjekjet e Iranit për mbylljen e Ngushticës së Hormuzit, Trump bën thirrje për veprim të përbashkët ndërkombëtar

March 14, 2026
14 dokumente në një platformë të vetme, “Dritarja e Vetme Doganore” do jetë gati në qershor 2027

14 dokumente në një platformë të vetme, “Dritarja e Vetme Doganore” do jetë gati në qershor 2027

March 14, 2026
“Maqedonia e Veriut ka çmimet më të ulëta të karburanteve në rajon”, ministrja Bozhinovska shpjegon arsyet

“Maqedonia e Veriut ka çmimet më të ulëta të karburanteve në rajon”, ministrja Bozhinovska shpjegon arsyet

March 14, 2026
Iu ngel hatri edhe për gjënë më të vogël, njihuni me tre shenjat më të ndjeshme të zodiakut

Iu ngel hatri edhe për gjënë më të vogël, njihuni me tre shenjat më të ndjeshme të zodiakut

March 14, 2026
“Ndryshimet në Ligjin për të Huajt”, presidenti serb Vuçiç vlerëson Kosovën: Nuk ka zgjidhje të lehta, por është lehtësim

“Ndryshimet në Ligjin për të Huajt”, presidenti serb Vuçiç vlerëson Kosovën: Nuk ka zgjidhje të lehta, por është lehtësim

March 14, 2026
Sekretari i përgjithshëm i OKB-së: Lufta duhet të ndalet dhe të respektohet sovraniteti e integriteti territorial i Libanit

Sekretari i përgjithshëm i OKB-së: Lufta duhet të ndalet dhe të respektohet sovraniteti e integriteti territorial i Libanit

March 14, 2026
Kush është Kristi Ceka që dhunoi ish-bashkëshorten në Sarandë dhe i vuri pistoletën në kokë kunatit të saj

Kush është Kristi Ceka që dhunoi ish-bashkëshorten në Sarandë dhe i vuri pistoletën në kokë kunatit të saj

March 14, 2026
Debati mes gazetares dhe Ramës, përkthyesja: Kjo çupa është jo profesionale! Pyetjen e kishte yll, atë sherrin mysybet

Debati mes gazetares dhe Ramës, përkthyesja: Kjo çupa është jo profesionale! Pyetjen e kishte yll, atë sherrin mysybet

March 14, 2026
Ngjarje e rëndë në Sarandë/ Një person dhunon ish-bashkëjetuesen, kanos me armë familjarët e saj

Ngjarje e rëndë në Sarandë/ Një person dhunon ish-bashkëjetuesen, kanos me armë familjarët e saj

March 14, 2026
Në 4 vite u sekuestruan 1800 celularë nga SPAK, sa prej tyre u “zbërthyen” dhe sa u përgjuan gjatë 2025

Në 4 vite u sekuestruan 1800 celularë nga SPAK, sa prej tyre u “zbërthyen” dhe sa u përgjuan gjatë 2025

March 14, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In