• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, January 31, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

A do të ndërhyhet në Kushtetutë për datën e zgjedhjeve? Flasin ekspertët ligjorë

by Java News
18/05/2017 12:21
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në propozimin e David Mc Allister parashikohet që zgjedhjet të mbahen më 16 Korrik.
Ndërsa palët po diskutojnë ende rreth kësaj date, ajo që dihet tashmë është se 18 Qershori e dekretuar nga Presidenti Nishani, tashmë ka rënë. Ekspertët shprehen se Kushtetuta dhe ligjet shqiptare nuk kanë asnjë parashikim për rastet kur mund të shtyhet data e Zgjedhjeve. Por as Presidenti, por as KQZ përmes Kodit Zgjedhor nuk kanë tagër të vendosin për një tjetër datë.

Konstitucionalistët mendojnë se i vetmi instrument që mund të vendosë për një datë tjetër zgjedhjesh është Parlamenti përmes një marrëveshje të gjerë politike duke ndërhyrë në Kushtetutë. Aktualisht jemi në kushtet kur palët kanë një dakortësi për të diskutuar një tjetër datë duke iu referuar Paketës ‘Mc Allister+’.

“Nuk ka asnjë zgjidhje ligjore për këtë. As Presidenti nuk e gjen dot bazën ligjore për të caktuar datën tjetër. Pra nuk ka ligj për këtë. E vetmja zgjidhje është esktraligjore. Sepse as Nishani as Meta nesër nuk gjejnë dot bazë ligjore për këtë. E vetmja zgjidhje është që n.q.s bien listat, Presidenti, ose Nishani ose Meta, apo të dy bashkë të detyrojnë partitë të bëjnë një marrëveshje politike”, sqaron Çlirim Gjata duke shtuar më tej se, “E vetmja zgjidhje është kompromisi politik, vajtja në seancë të jashtëzakonshme në Parlament për miratimin e Kodit Zgjedhor. Pastaj sesi arrihet tek kompromisi politik, kjo është lojë politike pastaj. Unë jam jurist, është aritmetikë”.

Një sqarim e bën dhe Kristaq Kume. Sipas tij në çdo rast duhet ndërhyrja në Kushtetutë.
“Nëqoftëse do të bihet dakort që zgjedhjet pas kësaj të bëhen jo përpara shtatorit të ardhshëm, por dhe pas datës 9 Shtator, por dhe pas kësaj date, datë kur mbaron mandati i Kuvendit aktual duhet të ndërhyhet në Kushtetutën e Shqipërisë. Mund të ndërhyhet jo në një mënyrë, por në disa. Mundet ose të ndërhyhet duke vendosur një dispozitë të përkohshme që rregullon këtë problem, sepse kemi precedent të këtij lloji në Kushtetutën e vendit tonë, ose mund të gjendet zgjidhje tjetër, po prapë në Kushtetutë. Por nëse partitë bien dakort në tavolinë, çdo zgjidhje vjen duke shkuar në Kuvendin e Shqipërisë.  Nqs duhet ndërhyrë në Kodin Zgjedhor duhet shumicë e cilësuar, nëse duhet në Kushtetutë duhen më shumë sic është parashikuar. Por për mendimin tim nuk është problemi bëhet ose jo një shumicë e tillë, sa kohë që zgjidhja të mos jetë vetëm nga njëri kah, i maxhorancës, por pozitë-opozitë”.

Neni në Kodin Zgjedhor tek nenet mbi Datën e Zgjedhjeve ku nuk flitet në asnjë pikë për rastin e shtyrjes së datës së zgjedhjeve.

“Data e zgjedhjeve” është data e votimit, e caktuar me dekret të Presidentit të Republikës.

Neni 8
Periudha zgjedhore
Zgjedhjet e përgjithshme për Kuvendin apo për njësitë e qeverisjes vendore zhvillohen njëherësh në të gjithë territorin e vendit brenda periudhës që shtrihet nga 15 marsi
deri më 30 qershor ose nga 15 shtatori deri më 30 nëntor. Bëjnë përjashtim nga ky rregull rastet e parashikuara në pikat 3, 4, 5 dhe 6 të nenit 9 të këtij Kodi.

Neni 9
Caktimi i datës së zgjedhjeve për Kuvendin
1. Data e zgjedhjeve për Kuvendin caktohet me dekret nga Presidenti i Republikës, sipas rregullave të parashikuara në nenin 65 të Kushtetutës. Zgjedhjet për Kuvendin
zhvillohen në një nga dy të dielat e fundit, brenda periudhës zgjedhore të përcaktuar në nenin 8 të këtij Kodi dhe në çdo rast jo më vonë se 30 ditë para datës së mbarimit të mandatit të Kuvendit. Në rast se mandati i Kuvendit përfundon më herët se 30 ditë nga fillimi i periudhës zgjedhore, zgjedhjet zhvillohen në periudhën zgjedhore pararendëse. Për efekt të këtij Kodi, mandati i Kuvendit mbaron në të njëjtën datë të të njëjtit muaj të vitit të katërt pas datës së mbledhjes së parë të tij.
2. Presidenti i Republikës nxjerr dekretin për caktimin e datës së zgjedhjeve për Kuvendin jo më vonë se 9 muaj para mbarimit të mandatit të Kuvendit. Me vendim të
Kuvendit, mbyllja e legjislaturës ose shpërndarja e tij bëhen jo më shpejt se 45 ditë para datës së caktuar për zgjedhjet dhe jo më vonë se 30 ditë para kësaj date.
3. Në zbatim të pikës 5 të nenit 87 të Kushtetutës, Presidenti i Republikës nxjerr dekretin për caktimin e datës së zgjedhjeve jo më vonë se 24 orë pas shpërndarjes së
Kuvendit. Zgjedhjet zhvillohen jo më parë se 30 ditë dhe jo më vonë se 45 ditë pas shpërndarjes së Kuvendit. Datë e shpërndarjes së Kuvendit është data e votimit të pestë, sipas pikës 5 të nenit 87 të Kushtetutës, kur Kuvendi nuk arrin të zgjedhë Presidentin e ri.
4. Në zbatim të pikës 4 të nenit 96 të Kushtetutës, kur Kuvendi nuk arrin të zgjedhë Kryeministrin e ri, jo më vonë se 24 orë pas votimit të parashikuar në pikën 3 të po atij neni, Presidenti i Republikës dekreton shpërndarjen e Kuvendit dhe cakton datën e zgjedhjeve.
Zgjedhjet zhvillohen jo më parë se 30 ditë dhe jo më vonë se 45 ditë pas shpërndarjes së Kuvendit.
5. Në zbatim të pikës 2 të nenit 104 të Kushtetutës zgjedhjet zhvillohen jo më parë se 30 ditë dhe jo më vonë se 45 ditë pas shpërndarjes së Kuvendit.
6. Kur për shkaqe të tjera nga ato të përmendura në pikat 2, 3, 4 dhe 5 të këtij neni Kuvendi vetëshpërndahet, atëherë Presidenti i Republikës cakton datën e zgjedhjeve jo më vonë se 24 orë pas shpërndarjes së tij. Kuvendi shpërndahet në ditën e votimit të tij për vetëshpërndarje. Zgjedhjet zhvillohen jo më parë se 30 ditë dhe jo më vonë se 45 ditë pas shpërndarjes së Kuvendit.
Neni 10
Caktimi i datës së zgjedhjeve për organet e qeverisjes vendore 1. Data e zgjedhjeve për organet e qeverisjes vendore caktohet me dekret nga Presidenti i Republikës. Për caktimin e datës së zgjedhjeve për organet e qeverisjes vendore, Presidenti zbaton rregullat e parashikuara në pikat 1 dhe 2 të nenit 9 të këtij Kodi.
2. Për efekt të këtij Kodi, mandati i organeve të qeverisjes vendore mbaron në të njëjtën datë të të njëjtit muaj të vitit të katërt pas datës së shpalljes me vendim të KQZ-së në shkallë vendi të rezultateve të zgjedhjeve për organet e qeverisjes vendore.
3. Në rast të ndërprerjes së mandatit, për shkaqet e parashikuara në nenin 115 të Kushtetutës, zgjedhjet mbahen jo më parë se 30 ditë dhe jo më vonë se 45 ditë nga data e
njoftimit të ndërprerjes së mandatit. Në rast ankimi të organit të shpërndarë ose të shkarkuar, zgjedhjet zhvillohen jo më parë se 30 ditë dhe jo më vonë se 45 ditë nga mbarimi i afatit që ka organi i shpërndarë për të ankimuar vendimin e Këshillit të Ministrave në Gjykatën Kushtetuese, kur kjo e drejtë nuk është ushtruar, ose data e vendimit të Gjykatës Kushtetuese, në rast se është ankuar në këtë gjykatë brenda afatit të nenit 115 pika 2 të Kushtetutës. Në çdo rast, Presidenti i Republikës nxjerr dekretin jo më vonë se 48 orë nga njoftimi për ndërprerjen e mandatit.

ma.me

Next Post
Receta magjike që ndihmon kundër diabetit është me kanellë

Receta magjike që ndihmon kundër diabetit është me kanellë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Shkatërrohet ndërtesa shumëkatëshe nga shpërthimet në Iran, humbin jetën 4 anëtarë të një familje

Shkatërrohet ndërtesa shumëkatëshe nga shpërthimet në Iran, humbin jetën 4 anëtarë të një familje

January 31, 2026
Nga Berati në Francë, e më pas në Kinë – historia e shqiptarit Silvester Bejko

Nga Berati në Francë, e më pas në Kinë – historia e shqiptarit Silvester Bejko

January 31, 2026
Kristjan Asllani prezantohet te Beshiktashi: Kam lindur shqiponjë dhe është në gjakun tim

Kristjan Asllani prezantohet te Beshiktashi: Kam lindur shqiponjë dhe është në gjakun tim

January 31, 2026
“Punonte roje private në minierë, dyshohet se…”, policia jep detaje për vdekjen e 58-vjeçarit në Bulqizë

“Punonte roje private në minierë, dyshohet se…”, policia jep detaje për vdekjen e 58-vjeçarit në Bulqizë

January 31, 2026
Pezullimi i vizave amerikane/ Eksperti i emigracionit: Pse shqiptarët duhet të paraqiten patjetër në konsullatë

Pezullimi i vizave amerikane/ Eksperti i emigracionit: Pse shqiptarët duhet të paraqiten patjetër në konsullatë

January 31, 2026
Shqiptarët ende të fiksuar me “Volkswagen” dhe “Mercedes”, Durrësi kryeson për numrin e autoveturave

Rritet me 10% tregu i sigurimeve! 91% të primeve totale të tregut janë për Jo-Jetën

January 31, 2026
Hiqeshin si agjentë imobiliarë, ky është çifti që mashtronte qytetarët për blerje apartamentesh

Hiqeshin si agjentë imobiliarë, ky është çifti që mashtronte qytetarët për blerje apartamentesh

January 31, 2026
KLP miraton kërkesën e kreut të SPAK për mbrojtje të shtuar ndaj Altin Dumanit dhe disa prokurorëve të tjerë

KLP miraton kërkesën e kreut të SPAK për mbrojtje të shtuar ndaj Altin Dumanit dhe disa prokurorëve të tjerë

January 31, 2026
PD mes ristrukturimit dhe rrjeshtimit

Forumi i Dialogut Politik ofron unitet pa transformim

January 31, 2026
Fluks i lartë urgjencash në QSUT/ Gripi rrit shtrimet në spitale, mjekët: Shkak, rastet me bronkopneumoni

Fluks i lartë urgjencash në QSUT/ Gripi rrit shtrimet në spitale, mjekët: Shkak, rastet me bronkopneumoni

January 31, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In