• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, April 13, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Të ndarë nuk kemi gjë në vijë”/ Deputetja demokrate: Kandidatët e primareve të vijnë dhe të…

by
17/03/2023 15:29
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Deputetja e PD-së Orjola Pampuri ka qenë sot e ftuar në News24, në rubrikën “Opinion” ku ka folur për një sërë çështjesh. Pampuri foli dhe për arrestimin e lehonës 26-vjeçare, 8 ditë pasi kishte sjellë në jetë foshnjën e saj.

“Është një lajm i mirë lirimi i saj. Nuk mund të shkëputet një nënë në një moment shumë të rëndësishëm të lidhjes së tyre.
Në realitetin shqiptar nëse nuk do ishte bërë publik, nëse nuk do kishte një reagim kaq të madh publik, mendoj që nuk do ishte liruar nga burgu. Reagimi gjithmonë është pozitiv sidomos në shoqëri si të tonat që ne vuajmë për reagime dhe presim të na nxisë politika”, deklaroi Pampuri.

Ajo u ndal më pas në regjistrimin e PD në zgjedhje me Alibeajn kryetar të komanduar.

“Kjo shkoi në KAS për shkak se ishte z. Celibashi që nuk e miratoi. Ne nuk e gjykuam se sa i varur është. Ne e gjykuam se mori një vendim të nxitur nga bindjet e tij të brendshme jo nga faktet.

 

 

Ligjërisht nga ekspertët ligjorë është konkluduar që ishte gjithçka brenda kuadrit ligjor dhe nuk kishte arsye pse të kthehej mbrapsht.
Sot ende mund të quhet që në nisje të procesit filloi me një anshmëri. Mendoj që nuk është pozitive”, tha Pampuri.

Sa i përket deklaratave të Berishës, deputetja e PD-së tha se është një përplasje, një përballje e cila ka filluar hershëm, por se sot jemi në një situatë të re dhe ka një kryetar të deleguar të PD-së zyrtare. Ajo tha se kandidatët e Primareve duhet të kandidojnë nën logon e PD-së.

“Zoti Alibeaj iu delegua ky post i kryetarit të PD-së në momentin që nga grupi parlamentar u kërkua që z. Basha dhe z. Berisha të bënin një hap pas. Z. Basha bëri një hap pas, u tërhoq. Nuk ka qenë faktor gjatë kësaj kohe, as për mirë, as për keq. Sa i përket z. Berisha është një përplasje, një përballje e cila ka filluar hershëm. Nuk është pranuar as vendimi i 9 shtatorit, kemi një 8 janar, plot situata të tilla. Jemi në një situatë të re, komplet tjetër dhe në këtë situatë ka një kryetar të deleguar të PD-së zyrtare që është z. Alibeaj.

Ne sërish themi jemi këtu ku jemi, kemi një logo të PD-së, kemi demokratët që duan të votojnë për të djathtën dhe në këtë moment kemi propozuar që kandidatët e primareve të vijnë dhe të kandidojnë nën logon e PD-së. Duhet të pranohet në perceptimin tim. Nëse nuk pranohet atëherë nuk ka një dëshirë. Ndërkohë që ne shtrimë dorën, është regjistruar koalicioni i z. Berisha me Partinë e Lirisë.
Mendoni kemi një PD, logon e PD-së, kemi demokratë dhe këtu. T’i thuash pjesës tjetër të demokratëve hajdeni bëhemi bashkë që të ketë një mundësi më të madhe për të fituar, ne në këtë moment nuk duhet të vendosim interesat tonë personalë”, deklaroi deputetja e PD-së.

Ajo theksoi se “të ndarë nuk kemi gjë në vijë” dhe se Rama nuk ndëshkohet duke mos hyrë në zgjedhje.

“Me një kandidat të përbashkët, unë jam e bindur që do kemi të paktën bashkitë që janë bastion i së djathtës. Pse duhet tua privojmë qytetarëve këtë?! Qytetarët vetë duhet ta kërkojnë që ne duam kandidatin që ka fituar primaret të kandidojë me logon e PD-së. Ata na thoshin pse duhet të jemi në koalicion me LSI-në?! Të jemi prapë në koalicion dhe të lëmë jashtë gjysmën e demokratëve?!
Nuk e ndëshkojmë Ramën duke mos hyrë në zgjedhje, por i japim mundësi të jetë fitues. Nuk e ndëshkojmë Ramën duke shkuar të ndarë në zgjedhje. Se kush bashkëpunon me Ramën do të zbulohet në fund. Se kush ndaj biznese me të. Unë i qëndroj faktit që në qoftë se di diçka për dikë faktojë. Të shpifësh është shumë e thjeshtë. Në qoftë se z. Berisha akuzon X apo Y se kanë bashkëpunuar, le të dalë të thotë emra”, tha Pampuri.

Sipas saj, të bashkuar duhet të punojmë fort përballë një qeverie që shfrytëzon çdo mundësi për të fituar. Sa i përket kohës që do pritet për një bashkim të dy grupeve të PD, ajo tha: “Deri në limite, deri sa të jemi të ndërgjegjshëm që bëmë gjithçka do presim”.
“Nëse nuk ka më bashkim, atëherë jemi në garë me Partinë e Lirisë. Do bëjmë fushatë për kandidatin e logos së PD-së. Pa diskutim që i kemi kolegë të gjithë dhe janë të djathtë, por në momentin që nuk janë në logon zyrtare të PD-së, por janë grup me Partinë e Lirisë…Për këshillat bashkiakë kanë filluar takimet në degë për emrat”, tha më tej Pampuri.

/e.d

Next Post
Vetë braktisi mësimdhënien për pushtetin, Berisha me mësuesit: Flituni fëmijëve për mua dhe Ilir Metën

Njëri te BB Kosova e tjetri te BB Albania/ Berisha flet për përfshirjen e Luizit dhe Stresit në politikë: Secili ka diellin e tij!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Zemra e Evropës sonte rreh më fort në Hungari”/ Von der Leyen dhe Macron urojnë rivalin e Orban për fitoren

“Zemra e Evropës sonte rreh më fort në Hungari”/ Von der Leyen dhe Macron urojnë rivalin e Orban për fitoren

April 12, 2026
Viktor Orban pranon humbjen, uron rivalin Peter Magyar për fitoren në zgjedhjet parlamentare në Hungari

Viktor Orban pranon humbjen, uron rivalin Peter Magyar për fitoren në zgjedhjet parlamentare në Hungari

April 12, 2026
Lideri i opozitës shpall fitoren e zgjedhjeve: Faleminderit Hungari/ Heshtje në kampin e Viktor Orban

Lideri i opozitës shpall fitoren e zgjedhjeve: Faleminderit Hungari/ Heshtje në kampin e Viktor Orban

April 12, 2026
Numërohen 45.7% e kutive të votimit në Hungari, ja si ndahen 199 vendet e Parlamentit

Numërohen 45.7% e kutive të votimit në Hungari, ja si ndahen 199 vendet e Parlamentit

April 12, 2026
Zgjedhjet parlamentare në Hungari, cili është roli i Viktor Orban dhe interesi që ka Moska

Zgjedhjet parlamentare në Hungari, cili është roli i Viktor Orban dhe interesi që ka Moska

April 12, 2026
Hungari, numërohen 14.7% të kutive, opozita kryeson ndaj Orbanit

Hungari, numërohen 14.7% të kutive, opozita kryeson ndaj Orbanit

April 12, 2026
Prapaskenat e negociatave/ Jo vetëm Hormuzi dhe uraniumi, çfarë kërkoi tjetër Irani që nuk u pranua nga SHBA

Prapaskenat e negociatave/ Jo vetëm Hormuzi dhe uraniumi, çfarë kërkoi tjetër Irani që nuk u pranua nga SHBA

April 12, 2026
Kartë identiteti digjitale/ Depozitohet sërish projektligji, parashikon portofol elektronik për qytetarët

Kartë identiteti digjitale/ Depozitohet sërish projektligji, parashikon portofol elektronik për qytetarët

April 12, 2026
Arrestohet një tjetër kundërshtar i Erdogan në Turqi, i vihen prangat liderit të opozitës në Ankara!

Arrestohet një tjetër kundërshtar i Erdogan në Turqi, i vihen prangat liderit të opozitës në Ankara!

April 12, 2026
Fëmija humbi jetën pasi ra nga ballkoni i pallatit, Policia zbulon detajet e ngjarjes tragjike: Ishte me nënën në banesë kur…

Fëmija humbi jetën pasi ra nga ballkoni i pallatit, Policia zbulon detajet e ngjarjes tragjike: Ishte me nënën në banesë kur…

April 12, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In