Presidenti Ilir Meta ka ngritur shqetësimin e tij për një çështje të mprehtë në shoqërinë shqiptare, siç është largimi i të rinjve nga vendi.
Sipas kreut të shtetit, 77% e të rinjve duan të ikin për shkak të rrogave të ulta.
Në një postim në rrjetet sociale, kreu i shtetit bën thirrje që të ndalet shpopullimi i Shqipërisë “duke ju garantuar të rinjve punë të mirëpaguar”.
Postimi i Presidentit Ilir Meta
77% e të rinjve duan të ikin për shkak të RROGAVE TË ULTA!
Të ndalim shpopullimin e Shqipërisë duke ju garantuar të rinjve PUNË TË MIRËPAGUAR!
/b.h