• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, January 29, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Të moshuarit lidhje me skype me të afërmit, Klosi: Përkujdesje çdo ditë për moshën e tretë

by
01/10/2015 13:23
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ditës Ndërkombëtare të të Moshuarve i janë gëzuar sot edhe banorët e qendrave rezidenciale të moshës së tretë në të gjithë vendin. Ministria e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, shkollat profesionale dhe përfaqësues të komunitetit të biznesit u kishin mundësuar sot atyre një ditë ndryshe, ku nuk kanë munguar aktivitetet argëtuese, komunikimet me familjarët etj. Një prej këtyre qendrave ka qenë edhe shtëpia e të Moshuarve Tiranë, në të cilën mysafir ka qenë edhe ministri i MSR-së, Blendi Klosi, i cili në fjalën e tij e ka konsideruar veten me fat që, në emër të qeverisë, i jepet mundësia të drejtojë dhe politikat e përkujdesit për këtë kategori shoqërore. “Janë të rëndësishme në jetën e një shoqërie ditët që simbolizojnë përkujdesin për grupe të caktuara shoqërore, të cilat kanë kontribuar për këtë shoqëri. Ato na bëjnë të kuptojmë se këto grupe sociale kanë nevojë sot për një ndihmë më të madhe nga shteti shqiptar, kanë nevojë sot që shteti t’iu rrijë atyre pranë”, – tha Klosi në fjalën e tij.

Sipas tij, institucionet shtetërore por edhe e gjithë shoqëria duhet të kuptojnë se momente të tilla të përkujdesit ndaj moshës së tretë nuk duhet të ketë thjesht dhe vetëm në 1 ditë të vitit, por një përkujdes i tillë duhet të shtrihet me të njëjtin përkushtim përgjatë gjithë kohës. “Jam këtu në emër të ministrisë dhe partnerëve të ministrisë e miqve që ministria ka në këtë aktivitet, për t’ju siguruar që kjo përkujdesje nuk do jetë vetëm për datën e sotme, që është Dita Ndërkombëtare e të Moshuarve, por do jetë një përkujdesje që do shtrihet në çdo ditë të vitit në vazhdim”, – tha Klosi.

klosi

Më tej ai theksoi se ajo çka mund të bëjnë institucionet shtetërore në shërbim të këtij grupi shoqëror nuk mjafton për t’i bërë të moshuarit të mos ndihen të vetmuar, pasi duhet të jetë e gjithë shoqëria shqiptare në ndihmë të kësaj shtrese, kjo edhe si një mirënjohje për kontributin e vyer që kjo kategori e moshës së tretë ka dhënë për komunitetin. “Nuk jemi aty ku duhet. Vetë shifrat flasin për këtë. Kemi rreth 370 të moshuar, për të cilët përkujdesemi në qendrat tona rezidenciale. Por ky nuk mund të jetë përkujdesi që shteti apo shoqëria shqiptare ofron vetëm për një numër kaq të kufizuar përfaqësuesish të moshës së tretë. Neve do na duhet ta ndryshojmë këtë situatë, të kemi mundësinë që të deinstitucionalizojmë institucionet tona që e gjithë shoqëria të jetë pjesë e kësaj praktike, si dhe të fusim konceptet moderne të mbështetjes së këtyre shtresave duke ofruar të gjithë mbështetjen e shoqërisë për këtë komunitet”, – tha Klosi.

Me rastin e kësaj dite, MMSR-ja bëri të mundur dhurimin e dy kompjuterëve për këtë qendër dhe aksesin në internet, në mënyrë që të moshuarit të mund të lidhen nëpërmjet skype me të afërmit dhe familjarët e tyre. Vetë ministri Klosi ka marrë pjesë në lidhjen e parë të një të moshuari me motrën e tij në Greqi nëpërmjet skype. Ndërkohë, komuniteti i biznesit mundësoi dhurimin e dhjetëra librave për të pasuruar bibliotekën e Qendrës. Nga ana tjetër, nxënësit e shkollave profesionale kishin përgatitur drekën për të moshuarit e kësaj qendre.

Next Post

Debatet/ Braçe: Po boll more folët! Halimi: Ik o legen u bëre ti!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Friedman: Unë jam vajza që Hitleri e kishte frikë

Friedman: Unë jam vajza që Hitleri e kishte frikë

January 28, 2026
“Përgjithmonë vetëm!”/ Shenjat e horoskopit që nuk duan dhe nuk do të kenë një lidhje

‘Koha të lini pas planet e vjetra’, java e fundit e janarit, zbuloni 3 fatlumët e horoskopit/ Ja çfarë parashikohet për secilën shenjë

January 28, 2026
Ngjarja në Rinas, Preç Zogaj: Atentati, një larje hesapesh mes botës së krimit

Zogaj ngre akuza për strategjinë e zvarritjes së proceseve gjyqësore: Drejtësisë po tentohet t’i priten tubat, nuk po e lenë të rrjedhë

January 28, 2026
Moti i keq godet Gadishullin Iberik, 6 viktima/ Mbi 800 mijë banorë mbeten pa energji elektrike

Moti i keq godet Gadishullin Iberik, 6 viktima/ Mbi 800 mijë banorë mbeten pa energji elektrike

January 28, 2026
Një i penduar që mbulohet nga heshtja dhe një i papenduar që vazhdon luftën nga varri 

A jemi në strategjinë amerikane të mbrojtjes?

January 28, 2026
Vendimi i Gjykatës Kushtetuese për Veliajn-Vangjeli: Tregoi se sistemi funksionon

Vangjeli kundër burgut për parkim të gabuar: Në Evropë të heqin patentën, nuk të arrestojnë

January 28, 2026
“Kodi penal shqiptar ka masa të forta për drogën”-Gjoni: Dënohesh 2 herë më shumë se në vendet e BE

“Kodi penal shqiptar ka masa të forta për drogën”-Gjoni: Dënohesh 2 herë më shumë se në vendet e BE

January 28, 2026
Aksionet e fundit, Çupi: Rama po tenton të bëjë Shqipërinë evropiane

Dekriminalizimi i shpifjes/ Frrok Çupi: Detyra e shtetit është të garantojë liri, e gazetarit të vërtetën!

January 28, 2026
Rumani, momente tensioni/Tifozi i PAOK thyen kamerën e gazetarit para spitalit ku po trajtohen tre të plagosurit

Rumani, momente tensioni/Tifozi i PAOK thyen kamerën e gazetarit para spitalit ku po trajtohen tre të plagosurit

January 28, 2026
Aksioni i policisë në Mitrovicën e Veriut zbulon arsenal armësh, municion dhe uniforma të policisë serbe

Aksioni i policisë në Mitrovicën e Veriut zbulon arsenal armësh, municion dhe uniforma të policisë serbe

January 28, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In