• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, February 6, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Të mos futemi në Evropë duke shitur b…”. Debate në PD për ligjin e orientimit seksual

by A R
26/05/2016 09:04
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Partia Demokratike ka përfunduar diskutimin e brendshëm mbi draft-propozimet për çështjet politike të Reformës në Drejtësi. Grupi Parlamentar demokrat i kryesuar nga Lulzim Basha ka diskutuar mbi arkitekturën mbi të cilën duhet ndërtuar Reforma në Drejtësi.

Ndërkohë që në diskutimet e tyre, dy nga deputetët e PD-së, Genc Ruli dhe Arben Imami, kanë qenë kategorikë sa u takon ndryshimeve të tjera të Kushtetutës. Genc Ruli është shprehur kategorik ndaj ndryshimeve kushtetuese që lidhen me orientimin seksual. Sipas Rulit, këto janë çështje që kërkojnë një diskutim më të gjerë në shoqëri dhe që nuk lidhen me Reformën në Drejtësi.

“Pjesa më e rëndësishme për të cilën do të doja të flisja është ajo e ndryshimeve që kërkohen të bëhen në Kushtetutë mbi orientimin seksual. Ne jemi parti konservatore dhe nuk mund të votojmë ndryshime kushtetuese që shkojnë në një tjetër linjë. Që në fillim e kam ditur që me b….dhe me zor do të futemi në Europë, por jo të futemi se do shesim b….”. Unë po e them hapur se ndahem nga partia ime, nëse partia ime vendos të votoje këtë ndryshim kushtetues. Pra vota ime do të jetë kundër”- ka thënë Ruli.

Për këtë çështje Ruli ka deklaruar se edhe nëse PD do të dakordësojë mbi këto ndryshime, vota e tij do të jetë kundër. Qëndrim të ashpër ish-ministri i Energjetikës ka mbajtur edhe në lidhje me procesin e vetingut.

Ruli kërkon që të mos jenë vetëm ndërkombëtarët ata të cilët do të kalojnë në filtër të gjithë gjyqtarët dhe prokurorët, por të vlerësohen edhe ekspertët vendës. Qëndrim të njëjtë ka mbajtur edhe ishministri i Mbrojtjes, Arben Imami.

Sipas Imamit, ligjvënësit nuk duhet të tejkalojnë kompetencat e tyre duke ndryshuar preambulën e Kushtetutës, ndërsa thekson se për çështjet delikate si ajo e ndryshimeve për orientimet seksuale mund të kalojnë përmes referendumit.

Basha ka shpjeguar se opozita nuk do të jetë hermetike në propozimet e saj për Reformën në Drejtësi, por nuk do të negociojë në lidhje me arkitekturën e sistemit të Drejtësisë, duke mos lejuar kapjen politike. (panorama / r.a)

Next Post

Lirohet nga burgu gazetarja Khadija Ismailova

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Vendimi/ Qeveria i propozon Kuvendit 2 anëtarët e rinj të Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë,  mes tyre ish-ministri

Vendimi/ Qeveria i propozon Kuvendit 2 anëtarët e rinj të Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë, mes tyre ish-ministri

February 6, 2026
Shpalosur Flamuri kombëtar 800 metra katrorë në Myzeqe

Flamuri jetim…

February 6, 2026
Akuzohen për korrupsion zgjedhor, GJKKO shpall fajtor ish-kandidatin e PD në Rrogozhinë dhe 4 persona të tjerë

Akuzohen për korrupsion zgjedhor, GJKKO shpall fajtor ish-kandidatin e PD në Rrogozhinë dhe 4 persona të tjerë

February 6, 2026
Zbardhet vendimi i Qeverisë për pagat e gjyqtarëve, indeksohen me 2.5%

Zbardhet vendimi i Qeverisë për pagat e gjyqtarëve, indeksohen me 2.5%

February 6, 2026
Pas gati 6 vitesh, skema e re për lindjet: Jo bonus për bebet, por pagesë mujore deri 5 vjeç

Pas gati 6 vitesh, skema e re për lindjet: Jo bonus për bebet, por pagesë mujore deri 5 vjeç

February 6, 2026
“Mos na provokoni, s’mbajmë përgjegjësi çfarë bëjnë qytetarët”, Petro Koçi për protestën e PD: I njëjti kriminalitet si me “21 Janar”

“Mos na provokoni, s’mbajmë përgjegjësi çfarë bëjnë qytetarët”, Petro Koçi për protestën e PD: I njëjti kriminalitet si me “21 Janar”

February 6, 2026
Tragjedia e familjes shqiptare në Itali, ambulanca u vonua për shkak të adresës së gabuar

Detaje të reja nga tragjedia e familjes Kola, avokatja tregon pistën kryesore të hetimit

February 6, 2026
A do të futet Luiz Ejlli në Big Brother VIP 5? Flet për herë të parë Kiara Tito

A do të futet Luiz Ejlli në Big Brother VIP 5? Flet për herë të parë Kiara Tito

February 6, 2026
Bisedimet SHBA–Iran në Oman mbyllen pa marrëveshje

Bisedimet SHBA–Iran në Oman mbyllen pa marrëveshje

February 6, 2026
ILD kërkon masë disiplinore ndaj gjyqtarit të Sarandës: Ti ulet rroga!

Zbatimi i amnistisë penale, ILD inspektim tematik te Gjykatat dhe Prokuroritë për përfitim të drejtë

February 6, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In