• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, January 1, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Të mësojmë historinë e Ballkanit me axhën Donald

by Enver Robelli
28/10/2020 15:40
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Para 400 vitesh, pra në vitin 1620, shqiptarët dhe serbët filluan të vriten mes vete. Që nga ai vit gjakderdhja s’ka pushuar. Por në vitin 2020 ndodhi mrekullia: nga një arë me kallamboq në shtetin Iowa doli një burrë me flokë ngjyrë portokalli dhe tha: “Puthuni dhe përqafohuni, bijtë e mi, paqja e përjetshme qoftë me ju”. Dhe bijtë e dëgjueshëm bënë siç tha axha Donald. Dhe paqja në Ballkan erdhi. Amen!

Nga Enver Robelli 

1.

Erdhi dita. Erdhi dita t’i harrojmë historianët si Noel Malcolm, Oliver Jens Schmitt, Peter Bartl, Holm Sundhaussen. Këta s’marrin vesh asgjë nga historia e Kosovës. Vilajeti i Kosovës, Kosova si trevë qendrore ballkanike, hekurudha Mitrovicë-Selanik, raportet e konsujve austro-hungarezë nga Prizreni, Shkupi e Mitrovica: “Fake News! Hell yeah!” Në qytet ka ardhur jo një sherif i ri, por një historian i ri. Dhe ja si duket tani historia e Kosovës: para 400 vitesh, pra në vitin 1620, shqiptarët dhe serbët filluan të vriten mes vete. Që nga ai vit gjakderdhja s’ka pushuar. Por në vitin 2020 ndodhi mrekullia: nga një arë me kallamboq në shtetin Iowa doli një burrë me flokë ngjyrë portokalli dhe tha: “Puthuni dhe përqafohuni, bijtë e mi, paqja e përjetshme qoftë me ju”. Dhe bijtë e dëgjueshëm bënë siç tha axha Donald. Dhe paqja në Ballkan erdhi. Amen!

2.

Erdhi dita. Le ta dëgjojmë, lexojmë e mësojmë përmendësh ligjëratën e axhës Donald: “Unë jam nominuar për tri çmime Nobel, a mund ta besoni, dhe kjo për rajone të ndryshme. Si mes Kosovës dhe Serbisë, jemi duke bërë marrëveshje tregtare. Ata ishin duke e luftuar dhe duke e vrarë njëri-tjetrin për shumë dekada. Më pas thashë, tregojuni që ne nuk do të bëjmë asnjë biznes me ta, ata e duan biznesin tonë, ne nuk do të bëjmë asnjë biznes deri sa ata të ndalen së mbyturi njëri-tjetrin. Dhe e dini çfarë, u deshën vetëm 20 minuta për të bërë marrëveshje! Mendoj që ata po luftonin qe 400 vjet, ishin duke luftuar për shumë kohë. Para dy muajve ata ishin në zyrën time, duke përqafuar e puthur njëri-tjetrin”. Amen!

3.

Erdhi dita. Shqiptarët me origjinë nga Jemeni dhe Iraku me banim në Michigan (SHBA) marrin pjesë në një marsh në përkrahje të rizgjedhjes së presidentit Donald Trump. Gjelosh Gjovalin Gjakush Xhambazi, stër-stër-stër-stër-gjyshi i të cilit u lind në Qerbela të Irakut, i priu kolonës së shqiptarëve orientalë dhe trump-përkrahës. Aty kishte edhe egjiptianë, jezidë, irakianë, turq, kurdë, sirianë (të të gjitha feve), jemenas, jordanezë. Presidenti iu drejtua masës me një videomesazh. Me atë rast ai recitoi edhe disa vargje nga poema “Qerbelaja” të shkrimtarit persian Naim Frashëri, i lindur në fshatin Frashër të Jemenit perëndimor.

Urdhëro, Zot’ i vërtetë!
e më dërgo tatëpjetë
engjëllinë krah-zjartë,
fjalë-ëmbl’ e këmbë-artë.
Dotë këndonj urtësinë,
e dotë rrëfenj Alinë,
edhe fëmijën’ e tija,
t’ i mësojnë njerëzija,
të nxjerr një pikë nga deti,
një druthezë nga rremeti,
e të tregonj trimërinë
dhe durimn’ e njerëzinë
pa të them dhe Qerbelanë,
edhe zotërinjtë t’ anë.

4.

Gjakderdhja mes serbëve dhe shqiptarëve filloi, siç e tha e u shpjegua, më 1620. Në atë vit shpërtheu edhe lufta osmano-polake mbi sundimin e principatave danubiane, e para së gjithash mbi kontrollin e Principatës së Moldavisë, aty ku kishte lënë gjurmë shqiptari Bartolomeo Bruti, i afërt i kryevezirit osman Sinan Pasha, një shqiptar i konvertuar në islam. Bartolomeo Bruti ishte spiun i Kurorës Spanjolle, ndërmjetësues i paqes mes osmanëve dhe spanjollëve, vartës, ndihmës e shërbëtor i sundimtarit të Moldavisë, ai kishte kontakte me Anglinë dhe Perandorinë Osmane. Karriera e Bartolomeo Brutit mori fund më 1592, vetëm 8 vjet para se të niste kërdia serbo-shqiptare, kur sundimtari i ri i Moldavisë e zbuloi Brutin duke u arratisur nga vendi. Ndëshkimi qe i ashpër: Brutit ia prenë hundën dhe e ngufatën. I kishte rreth 35 vjet, i shkreti. Ndërkohë metodat e axhës Donald për sjelljen e paqes në territoret e dikurshme osmane janë pothuaj nënë-tereziane. Ai ka vetëm një mesazh: “Puthuni dhe përqafohuni, bijtë e mi, paqja e përjetshme qoftë me ju”. Amen!

5.

Sipas axhës Donald konflikti serbo-shqiptar filloi më 1620 në një vresht të Rahovecit, pasi vreshtari shqiptar Gjon Avdullah Hoti i zbuloi tre cuba serbë me emrat Dositej, Velizar dhe Arsenije duke hedhur uthull në kazanët prej bakri, ndërsa mjeshtrit shqiptarë po piqnin rakinë më të mirë për Oborrin e Sulltanit dhe hanëmet e Stambollit. Axha Donald pyeti veten: “Si është e mundur të vriten e priten këta njerëz qe 400 vjet për një kazan raki të përzier me uthull?” Dhe paqja erdhi. Amen! Axha Donald shfletoi historinë. “Si është e mundur: ju filloni të vriteni mes vete, ndërsa bullgarët më 17 maj 1620 e prezantojnë në Plovdiv karuselin e parë për fëmijë?”

6.

Viti 1620 është i rëndësishëm për Amerikën. Më 16 shtator 1620 dhjetëra puritanë anglezë u nisën me anijen “Mayflower” nga porti i Plymouthit në drejtim të Amerikës. Ata shpresonin se në kontinentin e ri do të jetonin sipas rregullave të Biblës. Mes pelegrinëve dhe aventurierëve u ndezën tensione. Më 21 nëntor 1620 anija arriti në Provincetown Harbor. Për të nisur një jetë në paqe, pelegrinët dhe pasagjerët e tjerë u pajtuan për nënshkrimin e një kontrate: “Kemi vendosur të themelojmë koloninë e parë në trevat veriore të Virginias dhe solemnisht dhe dyanshëm në prani të Zotit dhe të secilit individ lidhim një kontratë dhe të gjithë bashkohemi në një kuvend civil, politik, që të organizohemi më mirë dhe të sfidojmë gjërat që na presin”. Në koloninë e re vlente e drejta e shumicës, të gjithë anëtarët konsideroheshin të barabartë. Kontrata e “Mayflower” konsiderohet si dokumenti i zanafillës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Kur ta marrë çmimin “Bartolomeo Bruti” për ndërmjetësimin e paqes mes Serbisë e Kosovës, axha Donald do të flasë edhe mbi kontratën e “Mayflower” të vitit 1620. Hell yeah!

Next Post
Shenja më me fat për sot, 10 Korrik 2018

Horoskopi ditor për nesër, e Enjte 29 Tetor 2020

Comments 1

  1. Anonymous says:
    5 years ago

    kush ben paqe,do te jetoje me zotin

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

12 filmat më të mirë për t’u parë këtë janar

12 filmat më të mirë për t’u parë këtë janar

January 1, 2026
Kur Rama e bëri ministër Drejtësie liroi kravatën/ Lamallari shpjegon reagimin

Kur Rama e bëri ministër Drejtësie liroi kravatën/ Lamallari shpjegon reagimin

January 1, 2026
Përse duhet ta marrim seriozisht ngritjen e një Komisioni Parlamentar për të Drejtat e Njeriut në Kuvendin e ri

Një kacafytje për karrige në kurriz të Kosovës

January 1, 2026
Samiti BE-Ballkani Perëndimor, Von der Leyen: Do japim akses në kapitalin financiar, Shqipëria dhe Mali i Zi do bëhen pjesë

Tragjedia në Zvicër/ Von der Leyen: BE do të ofrojë ndihmë mjekësore

January 1, 2026
VIDEO- Pukë, një banesë shkrumbohet nga zjarri, familja me 5 anëtarë mbetet e pastrehë! Shkak..

VIDEO- Pukë, një banesë shkrumbohet nga zjarri, familja me 5 anëtarë mbetet e pastrehë! Shkak..

January 1, 2026
Aksidenti tragjik që i mori jetën 3 të rinjve, reagon Bashkia Tepelenë: Ngushëllime familjarëve

Aksidenti tragjik që i mori jetën 3 të rinjve, reagon Bashkia Tepelenë: Ngushëllime familjarëve

January 1, 2026
Holandë, dhunë ndaj policisë gjatë natës së Vitit të Ri/ Dy persona humbin jetën e dhjetëra të tjerë mbetën të plagosur

Holandë, dhunë ndaj policisë gjatë natës së Vitit të Ri/ Dy persona humbin jetën e dhjetëra të tjerë mbetën të plagosur

January 1, 2026
Zjarri në Zvicër/ “Jemi në gjendje shoku!” Dy vajza të reja i shpëtuan tragjedisë, u larguan sapo panë flakët

Zjarri në Zvicër/ “Jemi në gjendje shoku!” Dy vajza të reja i shpëtuan tragjedisë, u larguan sapo panë flakët

January 1, 2026
Shtohen automjetet në qarkullim: Cili është qyteti shqiptar që ka më shumë makina

Nga sot fillon bonus-malus, sigurim më i shtrenjtë i mjetit për drejtuesit që kanë shkaktuar dëme

January 1, 2026
Liturgji hyjnore festive për Rrethprerjen e Zotit dhe Shën Vasilin e Madh, 70 vjet jetë dhe dëshmi e Kryepeshkopit Joan

Liturgji hyjnore festive për Rrethprerjen e Zotit dhe Shën Vasilin e Madh, 70 vjet jetë dhe dëshmi e Kryepeshkopit Joan

January 1, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com