• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, February 22, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Të mbron hashashi nga Corona?/ Ja çfarë thonë studiuesit kanadezë, dalin rezultatet e një studimi

by Java News
11/05/2020 09:25
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në luftën për gjetjen e një vaksine apo ilaçi kundër virusit SARS-CoV-2, studiuesit nuk ndjekin vetëm rrugë tradicionale. Ata kanë pasur në fokus edhe një kandidat ekzistues, Remdesivir, i zhvilluar për trajtimin e Ebolës. Kurse në Gjermani vazhdojnë studimet klinike për një vaksinë kundër Coronës me një kandidat që u zhvillua për imunologjinë në luftimin e kancerit. Ndërsa një studim i fundit francez jep të dhëna, se nikotina, që thithet si kalim kohe e shpesh me rrezikun e vdekjes, mund të të mbrojë nga virusi i ri.

Tani vjen nga Kanadaja lajmi shkencor, se substanca të caktuara të drogës psikoaktive, hashash (Cannabis)mund të rrisin aftësinë mbrojtëse të qelizave ndaj virusit Corona. Nëse studimi verifikohet, atëherë Cannanis mund të ketë efekt të përafërt si nikotina. „Rezultat për COVID rrjedhin nga studime të tjera për artritin, Morbus Crohn, dhe kancerin”, thotë Dr. Igor Kovalchuck, profesor për shkencat biologjike në Universitetin Lethbridge në një E-Mail për Deutsche Welle.

Kanada | Cannabisforscher Igor Kovalchuck (privat)

Studiuesi, Igor Kovalchuck

Bllokim i pikave të ngjitjes tek qeliza

Si tek supozimi për efektin e nikotës ndaj virusit Corona, studiuesit janë të mendimit, se disa substanca të hashashit zvogëlojnë aftësinë e virusit të prekë qelizat e mushkërisë, ku ai ngjitet, shumohet e përhapet pastaj. Në një artikull jo të verifikuar ende nga kolegët studiues (“peer review”) të publikuar në preprints.org, Kovalchuk dhe studiues të tjerë shkruajnë, se njësitë mikrobiologjike me bazë hashashi të zhvilluara prej tyre pengojnë futjen e virusit në trupin e njeriut. Virusi i Coronës ka nevoje për një “receptor” për të depërtuar tek qeliza “bujtëse” njerëzore. Ky receptor njihet si “encym II konvertues angiotensin” ose shkurt ACE2.

Sipas studiuesve, ACE2 gjendet në gojë, mukozën e hundës, veshka, në sistemin e stomakut dhe zorrëve. Ata thonë, se kanabiodët e ndryshojnë nivelin e ACE2-t në këto”Gateways”-porta. Organizmi si „bujtës” virusesh do të ishte në këtë rast më pak i cënueshëm dhe i ndjeshëm ndaj këtij virusi. Parimisht kjo redukton rrezikun e infeksionit. „Nëse nuk ka ACE2 në inde, virusi nuk hyn dot”, shpjegon profesori Kovalchuck.

Nuk mjafton kanabisi në vazo shtëpiake

Mjaft mjekë i japin vlera kanabisit në trajtimin e një sërë sëmundjesh. Nga vjellja tek demenca. Por kanabisi mjekësor nuk është i njëjti, me atë që shumë vetë e përdorin si dëfrim duke e mbjellë në kopshtin e tyre. Këto lloje kanabisi me efekt droge janë të njohura për përmbajtjen e substancës Tetrahydrocannabinol (THC), lënda më e rëndësishme psikoaktive.

Studiuesit e vendosur në Alberta janë specializuar për mikrobiologjinë e Cannabis sativa me një përmbajtje të lartë të Cannabinoid Cannabidiol (CBD) me efekt antiinflamativ. Një nga lëndët kryesore në hashash. Studiuesit kanadezë kanë zhvilluar më shumë se 800 lloje të tjera të varianteve të Cannabis sativa me vlera të larta CBD-je, prej tyre kanë identifikuar 13 ekstrakte, që sipas tyre, ndryshojnë vlerat e ACE-2 në „portat” qelizore të njeriut.

Featured image of article: Të mbron hashashi nga Corona?/ Ja çfarë thonë studiuesit kanadezë, të cilët e quajnë bimë shëruese

Pak para pak dije

Dr. Igor Kovalchuck së bashku me Dr. Darryl Hudson, drejton edhe një firmë të bioteknologjisë. Inplanta Biotechnology. Edhe në këtë institut kanadez studiohet efekti i kanabioideve. Por financimi është „ende i vështirë”, thotë Kovalchuk. Kështu është edhe në vende të tjera. Disa studiues në Britaninë e Madhe thonë, se në opinionin publik dhe politika ka përfytyrime të gabuara për kanabisin mjekësor. Përveç kësaj mjekët kanë frikë, se njerëzit bëhen të varur apo përpiqen të trajtohen vetë, duke përdorur çdo lloj kanabisi që gjejnë.

Ka rëndësi që të ketë qartësi për informacione dhe të shmanget dëshira për sensacion. „Për shkak të ndjeshmërisë socio-politike të konsumit të kanabisit, studiuesit duhet të jenë shumë kujdesshëm në shpërndarjen e rezultateve të tyre”, thotë Chris Albertyn, drejtues i ekipit studimor të „King’s College” Londër. Sipas tij studimi aktual nga Kanadaja ka zbuluar një mekanizëm të efektshëm për terapi, por që „duhet vlerësuar në studime klinike të konceptuara mirë e të qëndrueshme para se të bëhen konkluzione me bazë klinike”, thotë Albertyn.

Por pa mbështetje të mjaftueshme financiare, shkenca nuk do të arrijë të ketë dijen e duhur mbi kanabidiolin. „Të paktën tani ka një interes të gjerë”, thotë Kovalchuk në E-mailin për Deutsche Wellen. Ai ka besim, se në këtë drejtim do të ketë ndryshime në të ardhmen. Vetë Kovalchuk dhe studiuesit e tjera pranojnë, se rezultatet e studimeve të tyre duhet t’i nënshtrohen një verifikimi të gjerë. Por ata shtojnë, se kanabidiol mund të jetë një „shtojcë e sigurtë” në trajimin e COVID-19. Një shtojcë pra, krahas metodave të tjera të trajtimit./ DW

g.kosovari

Next Post
“Po më binin flokët, para pasqyrës i thoja vetes…”/ Rrëfimi drithërues i 24-vjeçares që mposhti kancerin e gjirit: E dallova në dush…

"Po më binin flokët, para pasqyrës i thoja vetes..."/ Rrëfimi drithërues i 24-vjeçares që mposhti kancerin e gjirit: E dallova në dush…

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Hashim Thaçi përballë akuzave të reja? Çfarë pritet më 27 shkurt në Gjykatën e Hagës

Hashim Thaçi përballë akuzave të reja? Çfarë pritet më 27 shkurt në Gjykatën e Hagës

February 22, 2026
Çfarë mund të ndodhë nëse SHBA sulmon Iranin? Këta janë 7 skenarët më të diskutuar

Çfarë mund të ndodhë nëse SHBA sulmon Iranin? Këta janë 7 skenarët më të diskutuar

February 22, 2026
Pse Shqipëria po e humbet shkëlqimin turistik?

Pse Shqipëria po e humbet shkëlqimin turistik?

February 22, 2026
“Rritje pagash për 720 efektivë policie”, Rama: Një inspektor në RENEA do të paguhet 1600 euro

“Rritje pagash për 720 efektivë policie”, Rama: Një inspektor në RENEA do të paguhet 1600 euro

February 22, 2026
Tentativë vrasjeje, kokainë dhe korrupsion! SPAK çon për gjykim 21 persona, mes tyre Suel e Mario Çela

Tentativë vrasjeje, kokainë dhe korrupsion! SPAK çon për gjykim 21 persona, mes tyre Suel e Mario Çela

February 22, 2026
Ushtronte këmbim valutor pa licencë dhe fshihte të ardhurat, arrestohet administratorja e një subjekti

Ushtronte këmbim valutor pa licencë dhe fshihte të ardhurat, arrestohet administratorja e një subjekti

February 22, 2026
Furnizoi “Benzi-n” me naftë dhe u largua me shpejtësi pa paguar duke rrezikuar punonjësin, pranga të riut në Bulqizë

Furnizoi “Benzi-n” me naftë dhe u largua me shpejtësi pa paguar duke rrezikuar punonjësin, pranga të riut në Bulqizë

February 22, 2026
Banorët kundërshtojnë projektin TID/ Rama: Po keqinterpretohet! Është strategjike për të ardhmen e qytetit të Durrësit

Banorët kundërshtojnë projektin TID/ Rama: Po keqinterpretohet! Është strategjike për të ardhmen e qytetit të Durrësit

February 22, 2026
Fjalimi në Uashington, Rama: Përcolla botërisht shqetësimin për ish-liderët e UÇK-në! Kërkesë mizore për 45 vjet burg

Fjalimi në Uashington, Rama: Përcolla botërisht shqetësimin për ish-liderët e UÇK-në! Kërkesë mizore për 45 vjet burg

February 22, 2026
Vizita në SHBA për Bordin e Paqes, Rama: Shqipëria, pjesë e hapjes së një kapitull i ri në arkitekturën globale

Vizita në SHBA për Bordin e Paqes, Rama: Shqipëria, pjesë e hapjes së një kapitull i ri në arkitekturën globale

February 22, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In