• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, April 6, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Të manipulosh të vërtetën

by Artur Ajazi
01/09/2025 20:30
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Artur Ajazi

Manipulimi i të vërtetës, i reales, i faktit, është kthyer si diçka normale në Shqipëri. Mjafton të dalësh diku në një portal, ekran apo faqe gazete, të deklarosh të kundërtën e faktit, dhe kaq.

E ke mbjellë, mashtrimin, gënjeshtrën, ke përhapur lajmin e keq. Ajo që vihet re vitet e fundit, (veç atyre që shohim dhe dëgjojmë në frëngjitë e opozitës) është manipulimi me të vërtetën që ndodh çdo mëngjes në emisionet që medemek shërbejnë si “dritare e zërit të qytetarit”.

Atë ç’ka bën Sali Berisha me “qytetarin dixhital”, e bëjnë edhe disa televizione me “emisionin e mëngjesit”. Pasi lexojnë gazetat, drejtuesit e tyre  “ftojnë” qytetarët (që janë të njëjtët që flasin në çdo ekran) të thonë zërin e tyre, për “hallet dhe problemet e ditës”.

Mjafton të stopohesh në një prej këtyre emisioneve, dhe do të dëgjosh zëra të përditshëm, që dalin dhe shajnë me libër shtëpie ministrat, kryeministrin, qeverinë, deputetët e mazhorancës, policinë, prokurorinë, dhe ftojnë shqiptarët “ti thonë jo kësaj diktature”. Dalin në këto emisione mëngjesi, burra pleq, gra plaka, apo dhe mosha të tjera, shajnë e mallkojnë çdo qeveritar, ambasador, gënjejnë dhe mashtrojnë për investimet, inagurimet, hedhin poshtë lajmet e bukura, dhe nxijnë gjithçka.

Vënë ulurimën se “po vdesim për bukën e gojës”, ndërkohë që ka prej tyre që zbulojnë gënjeshtrën duke thënë se “po ju telefonoj nga makina, dhe ka shumë trafik qysh në mëngjes në Tiranë”.

Telefonues ka edhe nga rrethet. Ata janë më “beterr”, pasi efendojnë çdo zyrtar bashkie, çdo deputet zone, mjafton të jetë i krahut të majtë. Më i habitshëm mbetet fakti, se telefonuesit e televizionit të PD, dalin pothuajse çdo ditë edhe tek televizionet e tjera, ku bëhet ky farë.. emisioni mëngjesi.

Jemi në 2025, dhe Shqipëria dhe shqiptarët, duhet thënë se kanë nisur të kenë ca standarde të tjera jetese, mendimi, gjykimi, dhe veprimi. Shqiptarët nuk janë më bagëti, si para 25 vitesh, ti manipulosh me “emisione mëngjesi” pa asnjë vlerë edukuese.

Ata janë sot qytetarë të shkolluar, emancipuar, të integruar, dhe mendojnë  dhe jetojnë si  europianë, dhe jo si periferikë. Ndaj “NDAL”, mos manipuloni me të vërtetën, me realen, me faktin, me të prekshmen, me arritjen, duke nxitur një grusht mediokrish të dalin dhe t’ju telefonojnë, apo dhe ti telefononi ju ata, për të nxirë, sharë me libër shtepie, efenduar  dhe denigruar jo vetëm qeverinë por dhe Shqipërinë.

Boll me emisione paçavure, që  kanë “ZERO”  profesionalizëm, dhe të kujtojnë kohën e dikurshme të Ramiz Alisë.

Next Post
Durrës, dhunohet turisti austriak/ Policia procedon dy 17-vjeçarë

Durrës, dhunohet turisti austriak/ Policia procedon dy 17-vjeçarë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Mes SHBA-së, NATO-s dhe BE-së, cilën zgjedhin shqiptarët? Zbardhen rezultatet e sondazhit

Mes SHBA-së, NATO-s dhe BE-së, cilën zgjedhin shqiptarët? Zbardhen rezultatet e sondazhit

April 6, 2026
“Paguhem në Iran, por nuk marr dot rrogën”, Jasir Asani thyen heshtjen: Futbolli i padrejtë

“Paguhem në Iran, por nuk marr dot rrogën”, Jasir Asani thyen heshtjen: Futbolli i padrejtë

April 6, 2026
“Ju shpall zyrtarisht burrë e grua”/ Mateo dhe Brikena shkëmbejnë unazat, banorja: Dua të jem përgjithmonë me ty

“Ju shpall zyrtarisht burrë e grua”/ Mateo dhe Brikena shkëmbejnë unazat, banorja: Dua të jem përgjithmonë me ty

April 6, 2026
“Jemi bërë si Bjellorusia”, Shehi: Opozita nuk prodhon më njerëz, ja si fitohen zgjedhjet

“Jemi bërë si Bjellorusia”, Shehi: Opozita nuk prodhon më njerëz, ja si fitohen zgjedhjet

April 6, 2026
Shqipëria në negociata intensive për t’u integruar në BE, sondazhi: 65.2 % besojnë te Rama, 2030 afat realist

Shqipëria në negociata intensive për t’u integruar në BE, sondazhi: 65.2 % besojnë te Rama, 2030 afat realist

April 6, 2026
Drejtuesit politik të PS, Andoni: PD në Fier e ka të vështirë! Me kandidimin jashtë liste, Rama i dha një mësim opozitës

“Autoriteti” politik është Fe

April 6, 2026
Izraeli urdhëron evakuimin masiv të 40 fshatrave në Liban

Izraeli urdhëron evakuimin masiv të 40 fshatrave në Liban

April 6, 2026
Artemis II thyen rekordin e Apollo 13, astronautët arrijnë distancën më të largët nga Toka

Artemis II thyen rekordin e Apollo 13, astronautët arrijnë distancën më të largët nga Toka

April 6, 2026
Zgjedhjet vendore 2027, Muça: Opozita duhet të ketë kandidatin për Tiranën në tavolinë

Zgjedhjet vendore 2027, Muça: Opozita duhet të ketë kandidatin për Tiranën në tavolinë

April 6, 2026
Krizë nafte në disa aeroporte italiane, Berberi: Avionët e linjës Tiranë-Brindisi, duhet të pajisen me karburant edhe për kthim! Nëse ‘Hormuzi’ nuk hapet…

Krizë nafte në disa aeroporte italiane, Berberi: Avionët e linjës Tiranë-Brindisi, duhet të pajisen me karburant edhe për kthim! Nëse ‘Hormuzi’ nuk hapet…

April 6, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In