• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, March 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Të luftosh për Elsa Lilën!

by Ermal Peçi
30/10/2025 21:22
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Ermal Peçi

Ka artistë që nuk maten me shifra, klikime apo ndjekës. Ka zëra që nuk i veshin dot kostum kohe dhe njerëz që nuk kanë nevojë të rikthehen sepse kurrë nuk kanë ikur nga shpirti i publikut. Elsa Lila është prej atyre që s’e shikon dot si “artiste”; ajo është një kujtesë kolektive, një çast fryme që na mbledh të gjithëve në një pikë emocioni.

Kur ajo këndon, ne nuk dëgjojmë thjesht muzikë. Ne kujtojmë fëmijërinë, festivalet që shikonim me familjen, zërin që na mësoi se arti shqiptar mund të jetë i madh, i kultivuar, i pastër. Dëgjojmë dhembjen, lartësinë, dashurinë, shpirtin. Dëgjojmë Shqipërinë në versionin e saj më fisnik.

Pikërisht sepse ajo nuk është thjesht artiste, por një “emocion”, çdo shfaqje e saj është ngjarje dhe e tillë ishte edhe sot.

Sot nuk u luftua vetëm për ta dëgjuar Elsën, por u luftua për të qenë i pari që e transmeton. Një duel i qetë, por i tensionuar mes dy platformave mediatike, dy studio, dy moderatoreve si Osmani që është rritur në Top Channel dhe Dumës që punon në Top. Një intervistë me Elsën u bë trofe. U lëvizën orare, u përshpejtuan publikime, dhe jo vetëm për të dëgjuar fjalët apo rrëfimin e saj, por edhe për hir të klikimeve që sjell ajo.

Kjo nuk është luftë për artin. Kjo është luftë për zotërimin e momentit. Kush e ka? Kush e shfaq i pari? Kush merr trafikun? Në epokën ku ritmi i telefonit ka bërë live edhe reagimin emocional, ndërsa publiku përjeton një emocion të vërtetë, mediat përjetojnë panik klikimesh.

Kjo ngjarje e vogël mediatike nxori ne pah një të vërtetë të madhe:
Sot, në Shqipëri, nuk luftohet vetëm për përmbajtjen, por luftohet për kohën e publikimit.
Kush ka intervistën më të thellë, por edhe kush e hedh më shpejt.
Kush krijon narrativë, por edhe kush kap algoritmin.

Jemi në epokën ku lajmi është garë shpejtësie. Ku emocioni i njerëzve për një artiste që i bashkon, përdoret si poligon për duele prestigji midis mediave. Një farë maratone klikimesh, ku stafetën e mban jo vetëm cilësia, por edhe ora e postimit dhe kush kap lajmin i pari.

Mes gjithë kësaj zhurme dixhitale, të një syri kritik të mediave dhe etjes për të qenë “i pari”, Elsa Lila foli thjesht, qetë, njerëzisht. Rrëfeu jetën, betejat, ringritjen, projektet dhe plagët e veta pa zhurmë, pa marketing, pa pretendim për të sunduar algoritmin. Mjaftoi të ishte vetja dhe publiku u lidh aty ku teknologjia nuk arrin dot: te shpirti.

Tek Elsa, Shqipëria nuk kërkon like apo klikimet, kërkon zërin. Nuk kërkon ritëm kronometrik, por ndjesi që nuk matet me sekonda. Në një botë që vrapon me vrull, ajo insistoi të ecë me ritmin e shpirtit dhe ne e ndoqëm, sepse arti i vërtetë nuk garon, ai qëndron.

Ndonjëherë, duhet të luftosh jo për artistin apo artisten , por për të mos harruar pse arti vlen. Sot, mes garës për klikime, ne kujtuam pse duam Elsa Lilën: për zërin, për brishtësinë, për të vërtetën që mban, për lartësinë ku na ngre . Për mënyrën si na bashkon nëpërmjet zërit e jo si na ndan.

Kur këndon Elsa Lila, Shqipëria nuk klikon; Shqipëria dëgjon, përjeton dhe dridhet.

Next Post
“Plumbi në kokë s’ishte i armëve të shtetit”, xhaxhai i Aleks Nikës ‘i përvishet’ Lapajt: Po mbron vrasjet e Berishës

"Plumbi në kokë s'ishte i armëve të shtetit", xhaxhai i Aleks Nikës 'i përvishet' Lapajt: Po mbron vrasjet e Berishës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Zëvendëspresidentja e KE: Do marrim masa përballë një krize të mundshme energjetike

Zëvendëspresidentja e KE: Do marrim masa përballë një krize të mundshme energjetike

March 10, 2026
3,428 miliarderë dhe 20.1 trilionë dollarë pasuri, del lista e njerëzve më të pasur të botës

3,428 miliarderë dhe 20.1 trilionë dollarë pasuri, del lista e njerëzve më të pasur të botës

March 10, 2026
Hargreaves takon Osmanin: Bisedimet konstruktive, thelbësore për të gjetur zgjidhje

Hargreaves takon Osmanin: Bisedimet konstruktive, thelbësore për të gjetur zgjidhje

March 10, 2026
Sulmi kibernetik nga hakerët ‘Homeland Justice’, reagon Kuvendi: Janë fshirë disa të dhëna

Sulmi kibernetik nga hakerët ‘Homeland Justice’, reagon Kuvendi: Janë fshirë disa të dhëna

March 10, 2026
PS nuk lejon arrestimin e Ballukut, reagon Komisioni Europian: Vendimi i takon Kuvendit, nuk komentojmë raste në zhvillim

PS nuk lejon arrestimin e Ballukut, reagon Komisioni Europian: Vendimi i takon Kuvendit, nuk komentojmë raste në zhvillim

March 10, 2026
Irani hakeron Kuvendin, ekspertja e sigurisë: Sulm kibernetik e politik! Databaza e plotë do të ishte publikuar deri tani, s’ka vend për panik

Irani hakeron Kuvendin, ekspertja e sigurisë: Sulm kibernetik e politik! Databaza e plotë do të ishte publikuar deri tani, s’ka vend për panik

March 10, 2026
Parashikimi i motit për ditën e mërkurë, çfarë ndodh me temperaturat

Parashikimi i motit për ditën e mërkurë, çfarë ndodh me temperaturat

March 10, 2026
Bankingu digjital: progres financiar apo test për tregun shqiptar?

Bankingu digjital: progres financiar apo test për tregun shqiptar?

March 10, 2026
Zhvillime të reja nga lufta në Lindjen e Mesme! Putini telefonon Presidentin e Iranit, ja çfarë kërkoi

Zhvillime të reja nga lufta në Lindjen e Mesme! Putini telefonon Presidentin e Iranit, ja çfarë kërkoi

March 10, 2026
Nga pastrimi i kryeqytetit te rregullimi i varrezave, Prefekti i Tiranës Shkëlqim Hajdari takohet me kryetaren e komanduar të bashkisë Anuela Ristani

Nga pastrimi i kryeqytetit te rregullimi i varrezave, Prefekti i Tiranës Shkëlqim Hajdari takohet me kryetaren e komanduar të bashkisë Anuela Ristani

March 10, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In