Lulzim Basha e ka refuzuar thirrjen e SHBA për të ndalur aktet e dhunës ndërsa e ka orientuar turmën drejt Drejtorisë së Policisë Tiranë.
Pamjet transmetohen LIVE nga Lulzim Basha në Facebook, i cili bëri thirrje për lirimin e Sait Dollapit.
“Me urdhër të Edi Ramës dhe Sandër Lleshajt është dhunuar në mënyrën më barbare të mundshme.
Është shoqëruar në drejtorinë e policisë.
Ju bëj thirrje gjithëve ju që të na ndiqni në drejtim të Policisë së Tiranës”, tha Basha.











