• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, February 5, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Të lirohemi nga kulti i individit”, Basha mesazh demokratëve: PD s’do jetë kurrë prona familjare e Berishës

by S T
11/12/2024 19:36
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kreu i Demokratëve Euroatlantikë, Lulzim Basha u ka drejtuar një mesazh demokratëve, duke deklaruar se Partia Demokratike nuk do të jetë kurrë pronë private e Sali Berishës me mbështetjen e Edi Ramës.

Ai thekson se PD, e lindur si simbol i shpresës dhe lirisë, është larguar nga parimet e saj për shkak të interesave personale dhe kultit të individit. Sipas Bashës, aleanca mes Berishës dhe Ramës po pengon rinovimin e partisë dhe të ardhmen e saj euroatlantike.

Basha u bën thirrje demokratëve të qëndrojnë për vlerat dhe të hapin një faqe të re për Shqipërinë. “Sakrificat do të shpërblehen dhe PD do të rikthehet te misioni i saj historik,” tha ai.

Partia Demokratike lindi si një simbol i shpresës dhe mendimit të lirë, si dritarja e parë drejt Perëndimit pas dekadave të errëta të izolimit dhe dhunës. Partia e hapur, e madhe, e lidhur ngushtësisht me Perëndimin, u bë vatra mbytëse e riciklimit të figurave të lidhura me të shkuarën diktatoriale, e kultit të individit, e idhujtarisë dhe luftës të paparimtë politike, duke u larguar nga parimet dhe vlerat që e kishin kthyer në shumicën plebishitare të hapave të parë të lirisë”, shkruan Basha.

“Sot ajo lëngon në një tension mes të shkuarës dhe të ardhmes, ku një pjesë e saj tërhiqet zvarrë nga interesat personale e njërit prej themeluesve, që kërkon ta dënojë këtë forcë politike me peshën e fatit të tij individual, duke e larguar nga shërbimi në interes të shqiptarëve dhe demokratëve. Në luftën e tij të verbër për ta përdorur Partinë Demokratike si një mur mbrojtës në betejën së tij me Perëndimin dhe drejtësinë, ai ka rekrutuar kundërshtarët historik të së djathtës, në një përpjekje të përbashkët për të ndalur të pandalshmen, rinovimin dhe ndryshimin”, vijon Basha mesazhin.

Basha tha se ndonëse aleanca mes Edi Ramës dhe Sali Berishës u ka dhënë atyre kohë nga koha e shqiptarëve, Partia Demokratike nuk ka për të qenë kurrë prona private e një individi me tapi të pushtetit socialist.

“Sot mund të duket një ditë e zymtë për demokratët dhe shqiptarët që dëshirojnë një PD të lirë nga kulti i individit. Sakrifica e burrave dhe grave që qëndruan për vlerat mbi të cilat u themelua PD-ja do të shpërblehet, dhe një faqe e re po hapet për Shqipërinë dhe shqiptarët”, përfundoi Basha.

Next Post
Zgjedhjet 2025/ Berisha urdhër strukturave: Krijoni “librin e zi”! Do të hiqen nga puna dhe do të ndëshkohen për krim elektoral ata që…

Zgjedhjet 2025/ Berisha urdhër strukturave: Krijoni "librin e zi"! Do të hiqen nga puna dhe do të ndëshkohen për krim elektoral ata që…

Comments 1

  1. Lili says:
    1 year ago

    O vrasës i njerëzve të pafajshëm të 21 janarit!Ti s’je më pjesë e Partisë demokratike.Ç’punë ke ti se e kujt është tani ajo?! T’a dha Saliu Partinë në 2013 e deri më 2024… çfarë bëre ti faqezi?! E le Shqipërinë pa opozitë…dhe bën gamgam si qen i plagosur Mos t’a pafsha bojën Ty dhe sojit tënd tradhtar dhe kriminel

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Opinion: Plani i Trumpit që “Irani të dorëzohet” është një gabim fatal

Opinion: Plani i Trumpit që “Irani të dorëzohet” është një gabim fatal

February 5, 2026
Raporti i FIFA-s për merkaton e janarit: Klubet shqiptare nuk paguajnë për të blerë lojtarë

Raporti i FIFA-s për merkaton e janarit: Klubet shqiptare nuk paguajnë për të blerë lojtarë

February 5, 2026
Shkodra, viktima 30 vjeçare e fanatizmit politik

Pse nuk shkojnë opozitarët në protestat e Sali Berishës?

February 5, 2026
Makina përfshihet nga flakët gjatë lëvizjes, bllokohet rruga në zonën e Ujit të Ftohtë

Makina përfshihet nga flakët gjatë lëvizjes, bllokohet rruga në zonën e Ujit të Ftohtë

February 5, 2026
Një skandal dhe kapërcim shumë i madh ligjor, etik dhe deantologjik nga prokurorët Dado dhe Dumani

Një skandal dhe kapërcim shumë i madh ligjor, etik dhe deantologjik nga prokurorët Dado dhe Dumani

February 5, 2026
Berisha thirrje demokratëve: Protestat tona, më të mirëpritura se kurrë! Kemi mbështetje në mbarë botën

Berisha thirrje demokratëve: Protestat tona, më të mirëpritura se kurrë! Kemi mbështetje në mbarë botën

February 5, 2026

Një dëshmi skandaloze se si gjykon drejtësia e re në Shqipëri

February 5, 2026
Serbia vazhdon hakmarrjen, arreston ish-ushtarin e UÇK-së. Avokati: Problem serioz i sigurisë për qytetarët

Serbia vazhdon hakmarrjen, arreston ish-ushtarin e UÇK-së. Avokati: Problem serioz i sigurisë për qytetarët

February 5, 2026
“Kokainë e mbështjellë me Hugo Boss”/ Arrestohet tuniziani, “ushtar” i shqiptarëve që drejtonin trafikun e drogës

“Kokainë e mbështjellë me Hugo Boss”/ Arrestohet tuniziani, “ushtar” i shqiptarëve që drejtonin trafikun e drogës

February 5, 2026
“Kërkuan rrëzimin tim”, Vuçiç akuzon Shqipërinë, Kosovën dhe Kroacinë për protestat në Serbi

“Kërkuan rrëzimin tim”, Vuçiç akuzon Shqipërinë, Kosovën dhe Kroacinë për protestat në Serbi

February 5, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In