• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, April 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Të lidhur me natyrën! Njihuni me bashkëpunimin më të ri midis ALBtelecom, Bashkisë së Tiranës dhe UNICEF.

by A R
19/04/2019 08:57
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

ALBtelecom do të jetë me ju edhe gjatë shëtitjeve pranë liqenit artificial, përmes mbulimit me Wi-Fi falas të parkut më të madh të Tiranës.

Të gjithë qytetarët që vizitojnë parkun e liqenit tashmë mund të lundrojnë në internet, të ndajnë foto me miqtë në rrjetet sociale, të kontrollojnë postën elektronike, apo të dëgjojnë muzikën e tyre të preferuar përmes Wi-Fi falas, të mundësuar nga ALBtelecom. Por jo vetëm kaq! Nisma e quajtur “Friendly Wi-Fi” është një hap i rëndësishëm në një përpjekje për të parandaluar fenomene si bullizmi kibernetik si dhe mbrojtja e fëmijëve nga dhuna, shfrytëzimi dhe abuzimi online.

Kjo nismë u promovuar dje, gjatë një shëtitje në park për të testuar përdorimin e shërbimit më të ri Wi-Fi, me pjesëmarrjen e kryetarit të Bashkisë së Tiranës z. Erion Veliaj, Drejtorit të Përgjithshëm të ALBtelecom, z. Tahsin Yilmaz si dhe përfaqësues të UNICEF në Shqipëri.

Si pjesë e strategjisë së ALBtelecom për të sjellë internet për të gjithë, z. Yilmaz ftoi qytetarët ta shfrytëzojnë këtë mundësi të re që është një vlerë e shtuar e një kryeqyteti modern si Tirana, duke premtuar vijimin e projekteve të tilla.  “Cilido qoftë roli ynë, qëllimi i përbashkët është të përmirësojmë stilin e jetës, të përmirësojmë jetën tonë”, tha ai.
“Pas donacionit të infrastrukturës së Wifi në Sheshin Skenderbej në maj të vitit të kaluar, ky është kontributi ynë i dytë për qytetarët e Tiranës dhe Bashkinë. Ky bashkëpunim kaq intensiv me dy projekte tw Wifi falas në dy zonat më të frekuentuara të qytetit flet vetë për përkushtimin tonë. Dëshirojmë të ftojmë këdo për të lundruar në internet me cilësinë më të mire.” – përfundoi Yilmaz.

Kryetari i Bashkisë Tiranë, z. Erion Veliaj shpjegoi për qytetarët e Tiranës këtë vazhdimësi të nismës së Bashkisë për të shtuar sa më shumë zona publike ku qytetarët, por sidomos fëmijët,  mund të kenë mundësinë  të shfrytëzojnë falas internetin në cilësinë më të lartë të tij, duke qenë njëkohësisht më pranë natyrës. “Lajmi i mirë është se kushdo që ka një celular, në vend që të qëndrojë në shtëpi, i zhytur në kolltuk apo në divan, mund të vijë dhe të lundrojë falas në internet tek liqeni. Me Albtelecom-in ky është projekti ynë i 40-të, po është i dyti i këtij lloji, pas sheshit “Skënderbej”, ku kemi hapësira që ofrojmë internet falas në natyrë”, tha Veliaj.

Interneti falas që do të përdoret përgjatë pedonales në buzë Liqenit, por edhe ai tek sheshi “Skënderbej”, janë të filtruar “internet friendly”, i cili mundëson që përmbajtja online të filtrohet nga materialet e paligjshme dhe pornografia.

Ky projekt është një shembull i vazhdimësisë së projekteve të njëpasnjëshme të ALBtelecom në kuadër të përgjegjësisë sociale për komunitetin. Në ngritjen e infrastrukturës së ofrimit të shërbimit të internetit Wi-Fi, janë vënë në dispozicion pajisjet më avangardë. ALBtelecom do të vijojë me projekte të ngjashme për të qenë gjithmonë e më pranë qytetarëve, në përmbushje të misionit të saj për të sjellë internet për të gjithë.

Next Post
Bizneset italiane “dynden” në Shqipëri, arsyeja pse po ikin nga vendi i tyre

Bizneset italiane “dynden” në Shqipëri, arsyeja pse po ikin nga vendi i tyre

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Paraburgimet/ Kolegjet e Bashkuara mblidhen për rishikimin e praktikës “arrest me burg”

Paraburgimet/ Kolegjet e Bashkuara mblidhen për rishikimin e praktikës “arrest me burg”

April 9, 2026
“Berisha është non-grata, pse duhet të luftojmë për të?” Dashamir Shehi: Të rinjtë në PD dhe jashtë saj, t’i dalin zot!

“Berisha është non-grata, pse duhet të luftojmë për të?” Dashamir Shehi: Të rinjtë në PD dhe jashtë saj, t’i dalin zot!

April 9, 2026
TABELA/ Nga lufta, çmimi i ushqimeve në Shqipëri mund të rritet me 12%, energjia elektrike shtrenjtohet me 14%

TABELA/ Nga lufta, çmimi i ushqimeve në Shqipëri mund të rritet me 12%, energjia elektrike shtrenjtohet me 14%

April 9, 2026
Lufta në Lindjen e Mesme/ Pas vizitës në Arabinë Saudite, Starmer mbërrin në Abu Dhabi

Lufta në Lindjen e Mesme/ Pas vizitës në Arabinë Saudite, Starmer mbërrin në Abu Dhabi

April 9, 2026
Rutte takim me Trump! Presidenti kritika ndaj NATO-s: S’ishte aty kur na duhej

Rutte takim me Trump! Presidenti kritika ndaj NATO-s: S’ishte aty kur na duhej

April 9, 2026
Aksident në rrugën e Lumit të Vlorës, disa persona të lënduar

Aksident në rrugën e Lumit të Vlorës, disa persona të lënduar

April 9, 2026
Mbërrin delegacioni iranian në Pakistan për bisedime mbi planin 10-pikësh! Teherani prezanton kushtet për paqe

Mbërrin delegacioni iranian në Pakistan për bisedime mbi planin 10-pikësh! Teherani prezanton kushtet për paqe

April 9, 2026
Nga armiq në ortakë? Shtëpia e Bardhë zbardh prapaskenat: Trump plan të përbashkët me Iranin për ‘vjelje’ taksash në Hormuz

Nga armiq në ortakë? Shtëpia e Bardhë zbardh prapaskenat: Trump plan të përbashkët me Iranin për ‘vjelje’ taksash në Hormuz

April 9, 2026
Nga 800 – 1800 lekë në muaj, detajet e bonusit të ri dhe sfida e pensionistëve me çmimet

Nga 800 – 1800 lekë në muaj, detajet e bonusit të ri dhe sfida e pensionistëve me çmimet

April 9, 2026
Mbi 250 të vdekur nga sulmet izraelite në Liban, mbetet e mbyllur Ngushtica e Hormuzit!

Mbi 250 të vdekur nga sulmet izraelite në Liban, mbetet e mbyllur Ngushtica e Hormuzit!

April 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In