• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, April 2, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Të lëmë drejtësinë të flasë”/ Skandali me mbetjet, Kumbaro sqaron procedurën: Të rrezikshme nuk do të thotë toksike

by S T
21/09/2024 18:42
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro, e ftuar në emisionin “Kjo Javë”, në News24, ka folur edhe në lidhje me skandalin e mbetjeve toksike.

Ajo ka sqaruar procedurën nëpër të cilën duhet të kalojnë kompanitë të cilat duhet të merren me transportin e mbetjeve të rrezikshme.

Ministrja e theksoi se mbetje të rrezikshme, nuk do të thotë toksike, ndërsa në lidhje me rastin konkret, të kompanisë “Sokolaj SHPK” me të cilën lidhet edhe debati që ka trazuar politikën shqiptare dhe shoqërinë civile, Kumbaro tha se po bashkëpunohet ngushtë me Prokurorinë Durrës.

“Që kur kishin indicie u ngrit grup pune, jemi në bashkëpunim me prokurorinë e Durrësit duke i vënë në dispozicion të gjitha të dhënat që kemi. Çështja është në ndjekje të përditshme nga shumë agjenci shtetërore dhe Prokuroria e Durrësit. Duhet ë presim me durim rezultatet për të mbërritur në një konkluzion përfundimtar”, u shpreh ajo.

Pjesë nga fjala e ministres:

Kumbaro: Ndjek me shqetësim si gjithë kolegët punën tonë të përditshme , në sektorin e ndotjeve apo mos ndotjeve, në matjen e nivelit të ndotjeve në mjedisit. Fakti që bëjmë këtë punë çdo ditë, nuk përbën lajm. Kur del një lajm duket sikur kjo është një gjë që ndodh një erë. Duhet të kuptojmë që të gjithë sektorët e bizneseve, është normale të krijojnë edhe mbetje në sektorin e tyre.

Pra që nga një restorant që krijon mbetje të mbeturinave organike të restorantit të vet, një fasoneri që krijon mbetje nga materialet që dalin jashtë shërbimit, një gurore që mund të krijojë mbetje, një industri që prodhon hidrokarkbure, nafta, industria e çelikut dhe metaleve të ndryshme, të gjitha krijojnë mbetje, por këto mbetje menaxhohen nga subjekti brenda rregullave të përcaktuara nga ligji për mbrojtjen e mjedisit dhe ligji për menaxhimin e integruar të mbetjeve. Të gjitha këtu subjekte pajisen me një dokument. Në momentin që hapin biznesin, pajisen me një dokument që quhet leje mjedisore. Brenda saj janë kushtet e përcaktuara se si duhet t’i menaxhojmë mbetjet brenda territorit të tyre.

Modeli është modeli europian i menaxhimit të mbetjeve të rrezikshme e të pa rrezikshme. Të rrezikshme nuk do të thotë automatikisht toksike. Sepse shikoj që ka një konfuzion në media që krijon edhe panik.
Mbetjet e rrezikshme janë edhe mbetjet për shembull të krijuara nga industria e çelikut, që magazinohen e përpunohen, por që bëhen brenda kushteve të lejes mjedisore, për të cilën çdo subjekt, janë rreth 6 mijë leje mjedisore të lëshuara të paktën në 10 vitet e fundit, që bëjnë dy herë në vit deklarime që monitorohen e inspektohen.

Nisida Tufa: Në 2022 kompania Sokolaj SHPK është pajisur me licencë për mbetjet e rrezikshme nga ministria juaj. Nga dokumentet e siguruara, një vit më pas leja pëson ndryshime të cilat rrisin kapacitetet për përpunimin e mbetjeve toksike. Për çfarë mbetjesh shpërthyese flasim që përdoren?

Mirela Kumbaro: Licenca që publikut nuk i intereson si quhet, por është licencë e parashikuar nga ligji, licenca 32G, është për subjekte që kanë aktivitet transportin e mbetjeve të parrezikshme ose jo, pra edhe ai kamioni që transporton mbetjet urbane nga koshat drejt landfillit, duhet të jetë i pajisur me këtë lloj leje.
Brenda këtyre elementëve, shtohen apo hiqen kode të ndryshme, në funksion të kapaciteteve apo mjeteve që ka një kompani. Rreth 650 licenca të tilla të lëshuara nga Agjencia Kombëtare e mjedisit dhe Ministria e Mjedisit në vite. Një prej tyre është edhe kompania në fjalë, e cila e ka marrë licencën në 2022 pas gjithë dokumentacionit ligjor të parashikuar.

Nuk bëhet fjalë për kod mbetjesh por numër personal gjurmueshmërie, që subjekti në fjalë nuk e ka. Tjetra gjë e rëndësishme, është që këto nuk mjaftojnë të eksportojnë mbetje.
Nëse keni synim që në biznes të eksportoni për shitje mbetje, duhet të paraqitesh në ministri me licencë dhe kod personal si dhe një dosje komplekse për të sqaruar intenerarin, analizën e mallit, certifikatën e origjinës etj.

Kompania ka deklaruar mall. Që kur kishin indicie u ngrit grup pune, jemi në bashkëpunim me prokurorinë e Durrësit duke i vënë në dispozicion të gjitha të dhënat që kemi.
Çështja është në ndjekje të përditshme nga shumë agjenci shtetërore dhe Prokuroria e Durrësit. Duhet të presim me durim rezultatet për të mbërritur në një konkluzion përfundimtar.

Më e rëndësishme është që ne punë e kontrollit në territor e ndjekim në mënyrë të përditshme. Nuk bën lajm se është një punë e përditshme.

Jo më larg se këtë vit kemi pasur në një subjekt tjetër që ka një aktivitet të ngjashëm në prodhimin e çelikut dhe metaleve brenda metalurgjikut që iu pezullua aktiviteti për 6 muaj derisa u detyruan të bëjnë investimin e duhur në filtra që të kapej një tjetër lloj mbetje që gjenerohej nga furrnalta e tyre.

Next Post
Tragjedia në Pukë/ Flakët shkrumbuan brenda pak minutash banesën, djali i familjes: Ishim duke ngrënë bukë…

Tragjedia në Pukë/ Flakët shkrumbuan brenda pak minutash banesën, djali i familjes: Ishim duke ngrënë bukë…

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Emiratet e Bashkuara Arabe: Të gatshëm t’i bashkohemi luftës për rihapjen e Ngushticës së Hormuzit

Emiratet e Bashkuara Arabe: Të gatshëm t’i bashkohemi luftës për rihapjen e Ngushticës së Hormuzit

April 1, 2026
Morën peng dhe dhunuan një 28-vjeçar në Tiranë, tre të rinj në pranga

“Hajdeni se kam vrarë mamanë”/ Telefonata e pazakontë alarmon Policinë e Vlorës, çfarë rezultoi pas verifikimeve

April 1, 2026
Ekspertët: Heqja e subvencionit të naftës rrit kostot, fermerët shqiptarë më pak konkurrues

Ekspertët: Heqja e subvencionit të naftës rrit kostot, fermerët shqiptarë më pak konkurrues

April 1, 2026
Alarmi për sulme nga Irani, Rexhaj: SHBA është e shqetësuar për qytetarët e saj! Iranianët janë si shqiptarët e viteve ’80

Alarmi për sulme nga Irani, Rexhaj: SHBA është e shqetësuar për qytetarët e saj! Iranianët janë si shqiptarët e viteve ’80

April 1, 2026
Nga dyert e mbyllura te dera e gjykatës: Karma e PD-së dhe beteja që tani mund zhvendoset sërish në sallë gjyqi

Nga dyert e mbyllura te dera e gjykatës: Karma e PD-së dhe beteja që tani mund zhvendoset sërish në sallë gjyqi

April 1, 2026
“Hamendësim! Nuk kemi informacione shqetësuese”, qeveria shqiptare reagon pas alarmit të ambasadës amerikane për sulmet e Iranit

“Hamendësim! Nuk kemi informacione shqetësuese”, qeveria shqiptare reagon pas alarmit të ambasadës amerikane për sulmet e Iranit

April 1, 2026
Blindohet Fushë-Kruja, aksion “blic” i policisë për ndalimin e personave në kërkim

Blindohet Fushë-Kruja, aksion “blic” i policisë për ndalimin e personave në kërkim

April 1, 2026
Macron bën gjestin e “Dragon Ball” me kryeministren e Japonisë. Momenti viral nga takimi

Macron bën gjestin e “Dragon Ball” me kryeministren e Japonisë. Momenti viral nga takimi

April 1, 2026
Lorenc Vangjeli: Rrezik nga celulat e fjetura në Shqipëri

Lorenc Vangjeli: Rrezik nga celulat e fjetura në Shqipëri

April 1, 2026
Alarmi i ambasadës amerikane për Iranin në Shqipëri/ Zogaj: Ka vend për vigjilencë por jo për panik

Alarmi i ambasadës amerikane për Iranin në Shqipëri/ Zogaj: Ka vend për vigjilencë por jo për panik

April 1, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In