Nga Bledi Mane-Public Enemy
fb.com/bledi.mane
instagram.com/bledimane
Tingellon e njejte sikur komshinjte e Sajmir Tahirit te prodhonin C4 ne shtepine e tyre hapur e pa droje dhe policia te rrinte indiferente.
Njesoj sikur ne lagjen e kryebashkiakut Veliaj te shurrosej dhe te hidheshin plehrat rrugeve dhe bashkia te mbyllte njerin sy. Sikur perballe shtepise se Beqjas se shendetesise farmacistja te shiste prezervative te çare dhe kontrabande…
Dje ne mbremje ishim ne rrugen “Brigada VIII” ne zemer te Tiranes, ne Bllok.
Aty ku çmimet e kripura te kepusin ne mes dhe duket sikur autoritetit financiare publike nuk shkelin kurre per te konstatuar abuzimet.
Ne rreth 28 subjekte tregetare te vezhguara dje ne mbremje vetem 3 prej tyre leshonin kuponin tatimor per klientet.
Ne kete rruge e veçanerisht ne pallatin ku jeton ministri i financave Shkelqim Cani shkelja e ligjit duket sikur ka prudence zyrtare. Ministri dhe familjaret e tij aty blejne buken, pine kafen, blejne frutat dhe perimet dhe qysh nga nisja e aksionit antievazion nuk kane marre kurre nje kupon tatimor.
Sa mire do ishte te kishte Cimi nje koleksion kuponash qysh prej dates 1 shtator dhe zedhenesi i tij Bardhyl Sejdarasi tua tregonte jo vetem gazetareve por gjithe shqiptarëve.
Ndoshta dhe gaboj.
Ku i dihet, ministri ka jetuar keto kohe me uje çezme dhe thithje ajri.
Fundja organizmi ka nevoje nje here ne vit per agjerim!














