• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, March 14, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

“Të kushtojë sa të dojë”/ Vaksina anti-COVID duhet të shpërndahet në mënyrë të drejtë

by Java News
24/02/2021 08:18
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Vendet perëndimore po përpiqen të vaksinojnë sa më shpejt popullsinë e tyre. Kjo mungesë e solidaritetit do të ketë pasoja gjeopolitike, mendon Ilona Kickbusch. Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) u ka bërë thirrje të gjitha vendeve që fillimisht të vaksinojnë punonjësit e shëndetësisë dhe më pas personat e rrezikuar. Pastaj vaksina duhet të kalojë në dispozicion të vendeve të tjera, në mënyrë që këta të bëjnë të njëjtën gjë.

Por bota e pasur ende nuk e kupton se sa serioze është pandemia COVID-19 dhe se sa i madh është ndikimi që do të ketë ajo në aspektin shëndetësor, ekonomik, social dhe gjeopolitik. Vaksina është kthyer në simbol për “kthimin në jetën e mëparshme“. Kjo është arsyeja përse politikbërësit në demokracitë perëndimore po shtyhen drejt një nacionalizmi vaksinash. Ata kanë premtuar vaksinimin e plotë të popullsisë së tyre, ndërsa deri më sot, në 130 shtete, nuk ka mbërritur as edhe një dozë e vetme.

Pak vaksina, tepër vonë?

Njerëzit në vendet e pasura po nguten për t’u vaksinuar dhe duan “certifikata vaksinimi” që do t’u lehtësojë kthimin në një jetë të pasur shoqërore dhe kulturore. Madje, qytetarët janë edhe përzgjedhës për vaksinën që duan të marrin. Ndërsa vendet afrikane në jug të Saharës filluan vetëm këtë muaj me vaksinën e parë. Stafi i tyre mjekësor po vdes në grupe, teksa detyrohet të trajtojë të sëmurët në kushte të vështira dhe pa mbrojtje.

Paralajmërimi i bërë muajin e kaluar nga Drejtori i Përgjithshëm i OBSH-së, Tedros Adhanom Ghebreyesus, se “bota është në prag të një dështimi moral katastrofik” mund të ketë patur pak efekt. Më në fund, një vit pasi OBSH shpalli „Gjendjen emergjente shëndetësore në shkallë ndërkombëtare“, anëtarët e G7-ës premtuan mbështetjen e tyre financiare për “Akses në COVID-19 Tools Accelerator” (ACT Accelerator).  ACT është një mekanizëm global solidariteti, në të cilin bën pjesë edhe COVAX – aleanca që u formua për të sjellë drejtësi në shpërndarjen e vaksinave. Por edhe kjo mund të mos mjaftojë, ose të mbërrijë tepër me vonesë në destinacion.

Të premten e kaluar SHBA, Gjermania, Komisioni i BE, Japonia dhe Kanadaja premtuan fonde të reja prej 4.3 miliardë dollarësh (3.5 Miliardë euro). Kjo rrit shumën për përshpejtuesin ACT në 10.3 miliardë dollarë, por ende mbetet një hendek financimi prej 22,9 miliardë dollarësh për 2021. Dhoma Ndërkombëtare e Tregtisë ka llogaritur se ekonomia globale mund të humbasë deri në 9.2 trilionë dollarë nëse qeveritë nuk u japin vendeve të varfra akses në vaksinat kundër COVID-19. Përse nuk mund të mbledhë bota e pasur një shumë të tillë relativisht të vogël përballë një krize globale siç është pandemia aktuale?

Nuk ka më fajtorë

Edhe ata që nuk mendojnë se solidariteti është i rëndësishëm, duhet të marrin në konsideratë implikimet gjeopolitike: Kina, Rusia dhe India tashmë po i bëjnë vaksinat të disponueshme dhe me çmime të ulëta. Madje po i japin falas për vendet, me të cilat duan të forcojnë marrëdhëniet e tyre. Megjithëse edhe ato kanë nevojë vetë për to. Kjo diplomaci vaksinimi ka mbërritur në Europë dhe përtej: Tituj në gazetat serbe deklarojnë se “Vuçiçi, Putini dhe Xi do të shpëtojnë Serbinë”. India dërgon doza vaksinimi falas në Nepal, Bangladesh, Myanmar, Maldivet, Sri Lanka, Sejshellet dhe Afganistan. Ministri i Jashtëm i Indisë e quan këtë “Acting East. Acting fast “. Kina është aktive në politikën shëndetësore edhe përgjatë Rrugës së saj të Mëndafshit.

Presidenti francez Emmanuel Macron ka reaguar dhe kërkon që Evropa dhe SH.B.A. urgjentisht të japin deri në pesë përqind  të prodhimit të tyre aktual të vaksinave për të mbushur boshllëkun ekzistues në vendet në zhvillim, ku ofron Kina dhe Rusia. Gjatë vitit të kaluar, përgjigja globale ndaj COVID-19 u pengua tejmase nga mosbashkëpunimi i administratës amerikane. Po tani nuk ka se kush të shpallet fajtor, nëse demokracitë perëndimore nuk e zgjidhin përfundimisht me vendosmëri padrejtësinë në shpërndarjen e vaksinave. Do të ndryshonte masivisht të ardhmen e pandemisë, demokracisë dhe gjeopolitikës nëse G7 thjesht do të jetësonte sërish parimin e dikurshëm të përdorur në krizën financiare “Whatever it takes!” – Të kushtojë sa të dojë!/DW

g.kosovari

Next Post
Rama: Rrogat e mjekëve dhe infermierëve jo fikse, do të paguhen sipas performancës

"Me standardet më të mira"/ Rama: Qendra Shëndetësore në Kashar siguron kujdes cilësor për banorët e zonës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Demalia: PD bunker për të ruajtur Berishën dhe familjen e tij, është përgjegjës për Gërdecin, SPAK të veprojë

Boza-Ambrozia dhe media si lavatriçe pushteti dhe parash

March 13, 2026
Drejtuesit politik të PS, Andoni: PD në Fier e ka të vështirë! Me kandidimin jashtë liste, Rama i dha një mësim opozitës

Ideja e kujt ishte editoriali Rama-Vuçiç? Andoni: Pasojat do të duken më vonë…

March 13, 2026
Agrobiznesi përjashtohet nga TVSH për importin e makinerive, aplikimi bëhet në e-Albania, përgjigjja brenda 15 ditësh

“Duhen më shumë subvencione për bujqësinë”, ekspertja: Rritja e naftës mund të ndikojë në inflacion

March 13, 2026
Hoxha telefonatë me homologun e Omanit: Kriza në Lindjen e Mesme kërcënon rrugët ekonomike

Hoxha telefonatë me homologun e Omanit: Kriza në Lindjen e Mesme kërcënon rrugët ekonomike

March 13, 2026
Lideri i Hezbollahut: Kërcënimet e Izraelit për të më vrarë janë pa vlerë, jemi gati për një përballje të gjatë

Lideri i Hezbollahut: Kërcënimet e Izraelit për të më vrarë janë pa vlerë, jemi gati për një përballje të gjatë

March 13, 2026
“Lobimi 6 mln dollarë, goditje e rëndë ndaj opozitës”, Meçe: Berisha po bëhet qesharak

Meçe: SPAK-u s’ka prova të reja për Ballukun. Imuniteti nuk e pengon të vazhdojë hetimin

March 13, 2026
Erdogani kritikon opozitën për “shfrytëzimin” e mosmarrëveshjes mes klubeve të futbollit dhe Arabisë Saudite

Raketat drejt Turqisë, Edogan: Do ta mbajmë vendin tonë larg kësaj zjarrit të luftës!

March 13, 2026
Po shkonte të niste shërbimin, përplaset në vija të bardha polici në Shkodër

E rëndë në Shkodër: Një 19-vjeçar gjendet i pajetë në oborrin e shtëpisë

March 13, 2026
Trafik i rënduar në autostradë, makinat presin me orë për të hyrë në Elbasan

Trafik i rënduar në autostradë, makinat presin me orë për të hyrë në Elbasan

March 13, 2026
Alibali: Politika më në fund e kuptoi se paraburgimi, si masë sigurie, është përdorur si kamxhik

Alibali: Politika më në fund e kuptoi se paraburgimi, si masë sigurie, është përdorur si kamxhik

March 13, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In