• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, December 23, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Të krijojmë fondin e Shqipërisë solidare për hallet e popullit” mesazhi i Ramës ndaj biznesit të madh

by Java News
03/10/2019 19:30
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryeministri Edi Rama kërkon nga biznesi i madh krijimin e një fondi solidar për të ndihmuar familjet në nevojë për probleme të ndryshme, por edhe rastet e fatkeqësive natyrore. Ai tha se ambicia e qeverisë nuk është krijimi thjeshtë i një rrethi të mbyllur, por lidershipi kombëtar në emër të përgjegjësisë sociale dhe në funksion të Shqipërisë solidare. Ky fond, tha ai më tej, duhet të kthehet në një adresë të hapur për donacione brenda apo jashtë vendit.

“Për shkak të një mjedisi shumë të ngarkuar, jo për fajin tuaj, por të politikës në radhë të parë shumë kush në këtë vend nuk arrin dot të vlerësojë ashtu sikur duhet kontributin e jashtëzakonshëm që biznesi i madh në Shqipëri jep. Arsyeja që dëshiroj të ndaj me ju një ide që mendoj se i ka ardhur koha, që duke u nisur nga shembujt pozitiv që gjenden mes jush dhe duke parë edhe nevojën që ka shoqëria.

Ndjesia ndaj biznesit të madh dhe atyre që bëjnë më shumë dhe fitojnë më shumë rrezikon të kthehet në një egërsi shoqërore. Dëshiroj të ngre para jush idenë e krijimit të një fondi të Shqipërisë solidare për të adresuar bashkë me ju nevoja dhe halle në drejtim të atyre që janë në nevojë dhe në hall. Ideja bazë e këtij fondi nuk është një taksë plus që shkon në buxhetin e shtetit, por një mekanizëm i strukturuar bashkëpunimi mes qeverisë dhe biznesit të madh, apo më saktë mes qeverisë dhe sipërmarrësve të mëdhenj. Qeverisë dhe jush si individë. Të biem dakord, që secilit ti bjerë një barrë e barabartë. Mekanizimi do të kontrollohet nga ju dhe jo qeveria.

Qeveria do të sjellë pranë jush nevojat dhe bashkë me ju si pjesëtare e një bordi duke diskutuar si do të zgjidhet nga ju dhe do të bëjë të gjithë procesin të përcaktojë se cilat janë për atë sasi të përbashkët kontributi ato halle dhe nevoja të menjëhershme që duhen kthyer në projekt dhe duhen realizuar në jetën e përditshme. Ambicia nuk është të krijojmë thjeshtë një rreth mbyllur, por të krijojmë me biznesin e madh bërthamën e një lidershipi kombëtar në emër të përgjegjësisë sociale dhe në funksion të Shqipërisë solidare. Ky fond të kthehet në një adresë të hapur për donacione brenda apo jashtë vendit. Pa ju nuk ka ushqim këtu, pa ju mbeten vetëm lumenjtë për të pirë ujë, pa ju nuk ka shtëpi të reja, e shumë e shumë gjëra bazike” tha Rama. /l.m

Next Post
Mikis Teodorakis: Kadare shkrimtari më i madh i Ballkanit e Europës

Shtohen shanset për shkrimtarin Ismail Kadare, në 2019-n jepen dy çmime “Nobel” për letërsinë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Përse duhet ta marrim seriozisht ngritjen e një Komisioni Parlamentar për të Drejtat e Njeriut në Kuvendin e ri

“Protesta” për të mbrojtur pushtetin brenda opozitës

December 23, 2025
Dorëheqja e Gjekmarkaj/ Berisha: Pranoj kritikat për firmat për Shabanin, por jo largimin e deputetëve nga partia

Berisha urdhër të prerë deputetëve të PD: Nuk do dilni në emisione pa marrë leje dhe përballë analistëve

December 23, 2025
Si u transformua lumi i Gjanicës në Fier: Nga gangrenë mjedisore në…

Si u transformua lumi i Gjanicës në Fier: Nga gangrenë mjedisore në…

December 23, 2025
FOTOLAJM / Dhjetëra molotovë hidhen drejt Kryeministrisë, Berisha tund flamurin

Protesta e PD para Kryeministrisë/Analisti: Aktivitet partiak, jo revoltë qytetare! Nuk prodhoi asgjë

December 23, 2025
Analisti ironi me protestën e PD: U nisën të heqin Ramën, por hoqën Salianjin nga..

Analisti ironi me protestën e PD: U nisën të heqin Ramën, por hoqën Salianjin nga..

December 23, 2025
Japonia kërkon të pajiset me armë bërthamore?! Paralajmërimi i Kinës: Do të sillte fatkeqësi në botë!

Japonia kërkon të pajiset me armë bërthamore?! Paralajmërimi i Kinës: Do të sillte fatkeqësi në botë!

December 23, 2025
“Bëni kujdes me shpenzimet”, parashikimi i yjeve për secilën shenjë Horoskopi

Këto shenja të horoskopit do të përjetojnë sukses financiar në vitin 2026

December 23, 2025
Një padi në “ajër” për miliarderen/ Kim Kardashian kopjon motivuesin e njohur shqiptar?

Një padi në “ajër” për miliarderen/ Kim Kardashian kopjon motivuesin e njohur shqiptar?

December 23, 2025
Dy linjat urbane të Kamzës rritën çmimin e biletës për udhëtarët/ Nis hetimet Autoriteti i Konkurrencës

Dy linjat urbane të Kamzës rritën çmimin e biletës për udhëtarët/ Nis hetimet Autoriteti i Konkurrencës

December 23, 2025
Vuçiç konfirmon bisedimet për t’ia shitur Industrinë Serbe të Naftës një kompanie hungareze

Vuçiç konfirmon bisedimet për t’ia shitur Industrinë Serbe të Naftës një kompanie hungareze

December 23, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com