• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, March 23, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Aktualitet

Të kontaminuara me salmonelë, bllokohet në Vlorë 2130 kg mish pule të ardhura nga Polonia

by Java News
12/12/2019 16:43
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit dega Vlorë ka bllokuar një sasinë prej 2130 kg produkt mish pule me ngarkesë mikrobiologjike të ardhur nga Polonia. Sipas njoftimit të AKU-së mishi i papërpunuar, i paketuar në kuti kartoni 10 kg dhe i ngrirë në temperaturë -18 °c pas kryerjes së analizave në momentin e nisjes për në Republikën e Shqipërisë, rezultoi me prezencë salmonele. Pas konstatimit trupa inspektuese kreu procedurën e bllokimit të produktit deri në marrjen e masave për asgjësimin e tij.

Njoftimi i plotë nga AKU-ja

Drejtoria Rajonale e AKU Vlorë, pas marrjes së informacionit nga sistemi RASFF (Sistemi i informimit të shpejtë për ushqim dhe ushqim për kafshë), nëpërmjet Drejtorisë së Përgjithshme për praninë e Salmonella Enterica Ser. Enteritidis në një ngarkesë me produkt “mish pule” me origjinë nga Polonia, kreu menjëherë kontrollin në subjektin me aktivitet “Tregtimin e produkteve dhe nënprodukteve të qumështit dhe tregtimin e produkteve dhe nënprodukteve të mishit”.

Në subjekt ka mbërritur ngarkesa me produktin “Mish pule” në sasinë prej 2130 kg i papërpunuar, i paketuar në kuti kartoni 10 kg dhe i ngrirë në temperaturë -18 °c, i cili pas kryerjes së analizave në momentin e nisjes për në Republikën e Shqipërisë, rezultoi me prezencë të Salmonella Enterica Ser. Enteritidis. Referuar gjetjeve të ardhura nga inspektimi i kryer pas njoftimit të ardhur nga sistemi RASFF, trupa inspektuese kreu procedurën e bllokimit të produktit deri në marrjen e masave për asgjësimin e tij. /e.s/

Next Post
Interes i jashtëzakonshëm për derbin/ Partizani: Nxitoni, për 4 orë janë shitur 7 mijë bileta

Interes i jashtëzakonshëm për derbin/ Partizani: Nxitoni, për 4 orë janë shitur 7 mijë bileta

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Reshjet e dendura të shiut në Tiranë, Veliaj apel qytetarëve: Të evitojmë lëvizje të panevojshme!

Marsi mbyllet me mot të paqëndrueshëm! Sinoptikanët parashikojnë reshje shiu gjatë kësaj jave

March 23, 2026
The Washington Post: Mojtaba Khamenei i plagosur dhe i izoluar, nuk u përgjigjet mesazheve

The Washington Post: Mojtaba Khamenei i plagosur dhe i izoluar, nuk u përgjigjet mesazheve

March 23, 2026
“Ndalo, ndalo, ndalo…”, publikohet audio nga LaGuardia Airport në momentin e përplasjes së avionit

“Ndalo, ndalo, ndalo…”, publikohet audio nga LaGuardia Airport në momentin e përplasjes së avionit

March 23, 2026
Projektligji i ri për transparencën, rregulla të forta për kompanitë në bursë dhe raportim digjital

Projektligji i ri për transparencën, rregulla të forta për kompanitë në bursë dhe raportim digjital

March 23, 2026
Braçe i përgjigjet PD-së: Vratë 4 protestues me plumb në ballë, sot vini e thoni na keni gjuajtur me ujë!

Reagimi i Ambasadës, Braçe: Dekori i zjarrit paska qenë me flamuj gjermanë, por Gjermania qenka kundër

March 23, 2026
Rritja e çmimeve të karburanteve, Mitsotakis shpall paketën 300 milionë euro me masa lehtësuese

Rritja e çmimeve të karburanteve, Mitsotakis shpall paketën 300 milionë euro me masa lehtësuese

March 23, 2026
Ndahet nga jeta në moshën 70-vjeçare ish-deputeti i Partisë Socialiste, Hamit Kosta

Ndahet nga jeta në moshën 70-vjeçare ish-deputeti i Partisë Socialiste, Hamit Kosta

March 23, 2026
Kërcënon Teherani: Nëse brigjet tona sulmohen, do të minojmë të gjithë Gjirin Persik

Kërcënon Teherani: Nëse brigjet tona sulmohen, do të minojmë të gjithë Gjirin Persik

March 23, 2026
Pas vendimit të bujshëm për Netanyahu-n, gjyqtari francez në telashe të mëdha

Pas vendimit të bujshëm për Netanyahu-n, gjyqtari francez në telashe të mëdha

March 23, 2026
Protesta e PD/ Avokati i Popullit: Ankesa nga protestues se janë dhunuar nga policia, raport të plotë pas përfundimit të hetimeve

Protesta e PD/ Avokati i Popullit: Ankesa nga protestues se janë dhunuar nga policia, raport të plotë pas përfundimit të hetimeve

March 23, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In