• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, March 25, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Të kërkuarit e drejtësisë strehohen në Dubai, Balla: Diskutim me Interpolin për deportimin e tyre!

by A R
23/11/2023 21:39
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ministri i Brendshëm, Taulant Balla thotë se kanë nisur diskutim me Interpolin për të ndërtuar bashkë me një program të veçantë për deportimin e personave të kërkuar ndërkombëtarisht nga Shqipëria.

I ftuar në emisionin “Opinion”, ministri Balla ka shpjeguar me detaje se si mund të kryhet procesi i deportimit të personave të kërkuar nga drejtësia shqiptare.

Taulant Balla: Operacioni “Sundimi i ligjit” është ideuar për të ndjekur të gjithë personat në kërkim dhe mos harroni që në Tiranë kemi mbi 1 mijë persona në kërkim dhe për këtë qëllim kemi iniciuar këtë operacion kombëtar që do të zgjasë. Janë 70 persona që janë gjetur dhe arrestuar dhe ndërkohë që gjëja që na vjen si konkluzion i parë është që pjesa e tyre më e madhe nuk janë në Shqipëri. Personat me rrezikshmëri më të lartë dhe ata që janë të dokumentuar me vendime të gjykatave, një numër i caktuar gjendet në Dubai, një numër në vende të ndryshëm të Europës fshihen me emra të tjerë. Rasti “Bajri” ishte se atje përdore dokumentat të rremë dhe falë punës me Policinë Franceze dhe me një bashkëpunim të ri me Interpolin.

Blendi Fevziu: Ju a keni folur për ekstradimin për ato që ndodhen në Dubai?

Taulant Balla: Dubai për mua është një sfidë në kuptimin e pandëshkueshmërisë. Kam pasur një bisedë, në Tiranë dhe Lion me Sekretarin e Përgjithshëm të Interpolit. Do të jem brenda fundit të muajit Janar për t’u takuar me autoritetet më të larta të Emirateve për këtë çështje. Ka edhe instrumenta që mund të përdoren që përfshijnë deportimin. Kjo është një fushë e vështirë për t’u negociuar, por jo e pamundur. E kemi një listë të personave që rrijnë në Dubai. Prej kohësh ka pas përpjekje nga institucionet shqiptare sepse procesi i esktradimit ndjek një rrugë tjetër. Prandaj dhe unë fola për një rrugë tjetër. Ajo që na duhet na është që kultura e pandëshkueshmërisë. As mua dhe as drejtorin e përgjithshëm nuk duhet të na zërë vendi derisa t’i sjellim para drejtësisë.

Blendi Fevziu: Ku është ndryshimi mes ekstradimit dhe deportimit?

Taulant Balla: Po mundohem të vendos në pah urën dhe ai është Interpoli dhe për këtë qëllim kemi filluar me Interpolin diskutim për të ndërtuar bashkë me to një program të veçantë për deportimin e këtyre personave. Mjafton që Interpol Dubai të ndalojë njërin nga këta persona dhe këtë person ta çojë drejt aeroportit të Dubait, ta depërtojë përtej kufirit, pra kontrollit të pasaportave dhe nga ai moment, ai person mund të merret nga ne dhe sillet në Shqipëri.

/a.r

Next Post
“Nuk ia ka treguar as SPAK-ut”, Hoxha zbulon për herë të parë nofkën e Nuredin Dumanit në SKY

"Nuk ia ka treguar as SPAK-ut", Hoxha zbulon për herë të parë nofkën e Nuredin Dumanit në SKY

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Zogaj: Faji mbetet jetim, OSBE/ODIHR-i u referohet partive për shitblerjen e votave dhe incidentet

Zogaj: Objektivi për të fituar të gjitha bashkitë, provokim i PS

March 24, 2026
“Irani, kërcënim ekzistencial për Izraelin!” Xhavit Shala: Dy koalicione po përplasen…

“Irani, kërcënim ekzistencial për Izraelin!” Xhavit Shala: Dy koalicione po përplasen…

March 24, 2026
Video me simbolet kuqezi ‘fik’ katër shqiptarët. Serbët i prangosin: Reklamuan Shqipërinë e Madhe

Video me simbolet kuqezi ‘fik’ katër shqiptarët. Serbët i prangosin: Reklamuan Shqipërinë e Madhe

March 24, 2026
Vangjeli për shkarkimin e Veliajt: Në Strasburg do shohim një vendim që do na bëjë të skuqemi të gjithë

Vangjeli: PS nuk ka nevojë t’i fitojë zgjedhjet, mjafton të shohë humbjen e PD-së

March 24, 2026
Jeta e përditshme në Azi po tronditet nga kriza e karburantit si pasojë e luftës me Iranin

Jeta e përditshme në Azi po tronditet nga kriza e karburantit si pasojë e luftës me Iranin

March 24, 2026
Në 15-vjetorin e ’21 Janarit’, xhaxhai i Aleks Nikës shkon në SPAK: Nuk kërkojmë hakmarrje, por drejtësi!

“Berishën mezi e morën në pyetje”, Mark Nika flet pas ‘vizitës’ në SPAK: S’ka vullnet për ta hetuar 21 Janarin…

March 24, 2026
Ervin Salianji nuk ndalet, vijon turin me demokratët, të shtunën takimi me struktura e PD-së së Shkodrës

“Kryetarit i ndërpritet mandati nëse humbet zgjedhjet,” Salianji: Nëse Berisha nuk largohet, vendos gjykata

March 24, 2026
“U zura me babanë para 10 ditësh për patatet”! Krimi në Roskovec, djali: Arma, e groposur që prej ’97-ës

“U zura me babanë para 10 ditësh për patatet”! Krimi në Roskovec, djali: Arma, e groposur që prej ’97-ës

March 24, 2026
Lirohet nga arresti shtëpiak ish-zv.drejtoresha e AKSHI-t, GJKKO i vendos masën ‘detyrim paraqitje’

Lirohet nga arresti shtëpiak ish-zv.drejtoresha e AKSHI-t, GJKKO i vendos masën ‘detyrim paraqitje’

March 24, 2026
Shkodra, viktima 30 vjeçare e fanatizmit politik

Gjuetia e shtrigave e Berishës, dëshpërim apo taktikë?

March 24, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In