• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, December 9, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Të keqinformosh duke “gjykuar”

by Endri Kajsiu
19/07/2020 20:43
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Endri Kajsiu

Prej ditësh opinioni po trazohet me lajme të ndryshme që hedhin dyshimin se partitë politike në vend po ndryshojnë a s’po ndryshojnë sistemin zgjedhor; po rrisin a po ulin pragun zgjedhor, po hapin a po mbyllim listat e kandidatëve për deputetë. Në këtë pazar lajmesh, – mbushur me terma ligjore apo amatore, ca të shqipëruar sipas oreksit e ca të gjetur në tregun lokal, – dilema është e madhe, pyetjet janë të shumta: çfarë po ndodh me votën time? nëse votoj a do të jetë vota ime një kontribut për demokraci, për shtetin e së drejtës? , a do të shkojë vota ime për partinë apo për kandidatin që unë dua?

Unë vetë nuk kam kohë të lexoj për të krijuar një opinion dhe as të ndjek debate shterpë. Por mezi pres që, – përveç atyre që kanë opinione edhe për viruset, edhe për sistemet globale të ekonomisë edhe për teoritë konspirative të shpikura nga krizat e fundit që po përjetojmë- të më ndriçojë një profesionist i fushës i cili të më shpjegojë bindshëm se çfarë po ndodh, çfarë do të ndodhë me votën time. Vërej se nuk jam vetëm unë i interesuari. Gjej në media lart e poshtë, një status personal të një profesionisti, madje të një ish-gjyqtari, që për nga CV-ja do të duhej të më hidhte dritë të qartë mbi dilemat e mia. Por ç’e do! prapë u zhgënjeva. Ai në fakt sqaronte, jo mua, por politikanët për mbledhjen e nesërme të këshillit zgjedhor. Megjithatë, dua ta shoh pozitivisht dhe përpiqem ta kuptoj kur thotë se “”Gjykata e Strasburgut në një çështje kundër Turqisë, qenka shprehur se pragu elektoral mund të pranohet por, kur ka sisteme korrigjuese, të tilla si koalicionet zgjedhore dhe kur ka garanci institucionale dhe procedurale si Gjykata Kushtetuese.”

Ai na thotë se mund të pranohet pragu? Po cili prag? është pyetja ime që vazhdon të mbetet pa pergjigje. Vijoj në diskutime me profesionistë që nuk bërtasin, por kanë ndershmërinë të shpjegojnë. Përballë zhgënjimit tim ata më sqarojnë se çështja kundër Turqisë, e cila i referohet një rasti konkret ku gjykohej nëse pragu 10% zgjedhor i zbatuar në Turqi cënonte apo jo të drejtat, përmendet e cunguar nga ish-gjykatësi. E vërteta është se Gjykata e Strasburgut, në fund është shprehur se pragu 10% nuk cënon të drejtën e votës. Sot, Shqipëria e ka një prag rajonal prej 3%.Ndërsa në projektin që po diskutohet aktualisht, siç e kuptoj unë, është propozuar të ketë një prag zgjedhor kombëtar, ama ky prag nuk ka se si të jetë mbi 5%, (siç e kanë edhe shumë shtete të tjera), sepse ky vullnet është shprehur qartë dhe publikisht nga shumica parlamentare ligjvënëse. Dhe referenca që ish-gjykatësi i bën rastit turk jo vetëm është pa lidhje me çfarë po diskutohet në Shqipëri por, ca më keq, kjo shpie në përfundime të gabuara.

Shqetësimit tim prej qytetari që s’ka kohë e mjete të krijojë vetë një opinion për peizazhin demokratik në vend i shtohet zhgënjimi i profesionistëve nga kolegu i tyre i cili përdor profilin personal në rrjetet sociale për keqinformim dhe duke “gjykuar” e cituar në mënyrë të cunguar një çështje kaq të rëndësishme të një demokracie siç është e drejta e votës. Juristët profesionistë, ndonëse pa ambicie politike, më sqaruan se, në çështjen Yumak dhe Sadak kundër Turqisë, 2008, të cilës i referohet ish-gjykatësi, GjEDNj e thotë qartë se shtetet kanë liri në zgjedhjen e sistemve zgjedhore madje edhe kur vendosin si pragun dyfishin e pragjeve të njohura në të tjera vendet evropiane, siç ishte rasti i Turqisë prej 10%. Pas gjithë këtyre diskutimeve thuajse profesionale, kureshtja më shtyu ta lexoj vetë atë vendim. E pra, duke qenë se autoritetet turke kishin pretenduar në gjyq se çdo efekt negativ i një pragu të lartë, i ndryshëm nga vendet e tjera, mund të ndreqet me mekanizma korrigjues përfshirë koalicionet apo çdo strategji për uljen e impaktit të tij përfshirë garancitë proceduriale, i kërkonin GJEDNJ të mos dilte në përfundimin se ky prag në vetvete përbënte shkelje të së drejtës së votës. Gjykata e Strasburgut konfirmon marzhin e gjerë të vlerësimit që kanë shtetet në caktimin e sistemeve zgjedhore, ajo shprehet gjithashtu se Turqia, pavarësisht pragut shumë të lartë, i kishte mundësitë të ekuilibronte efektet negative që mund të sjellë një prag i lartë zgjedhor.

T’i kërkosh ligjvënësit shqiptar, i cili nuk e ka vendosur masën e pragut (që siç e kuptoj unë sot diskutohet nga 0 deri në 5%), të kushtëzojë pragun, ndonëse i ulët, me mekanizma mbrojtës (me koalicione parazgjedhore ) të përshtatshëm për një prag të lartë, është qesharake më e pakta. Është kaq e lexueshme kjo në fund të arsyetimit sa edhe jo profesionistët e kuptojnë. Unë vazhdoj pyes veten, – por këtë radhë shkoj përtej sistemit zgjedhor dhe politikanëve tanë, – përse një profesionist i nivelit të lartë si ish-gjytari e shton konfuzionin tim duke më keqinformuar, e cituar fraza apo vendime jashtë kontekstit, por sidomos duke “drejtuar” gabim vendimmarrësit tanë. Nuk duhet të jetë ky roli i asnjë eksperti, aq më pak i profesionistëve që janë dhe figura publike.

/lexo.al

Next Post
“Kina gënjeu për kurbën e koronavirusit”/ Mjeku epidemiolog nxjerr studimin e huaj: COVID e ka humbur fuqinë fillestare

Revista e njohur shkencore: 87% të rasteve me Covid në Wuhan nuk u numëruan

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Horoskopi ditor, e enjte 28 mars 2024

Horoskopi ditor për nesër, e Mërkurë 10 Dhjetor 2025

December 9, 2025
“Shkojnë në shkollë me thika, jo me libra”| Familjarët e 15-vjeçarit të vrarë në Durrës kërkojnë drejtësi

“Shkojnë në shkollë me thika, jo me libra”| Familjarët e 15-vjeçarit të vrarë në Durrës kërkojnë drejtësi

December 9, 2025
Kush është Joni Keta, drejtuesi i ri i “FBI-së shqiptare”

Kush është Joni Keta, drejtuesi i ri i “FBI-së shqiptare”

December 9, 2025
PD tërhoqi firmat për kandidatët për AP, Ndoja sulmon grupin e tij: S’është burrërore që…

PD tërhoqi firmat për kandidatët për AP, Ndoja sulmon grupin e tij: S’është burrërore që…

December 9, 2025
“Demos”, kreu shqiptar i Mafias Greke! Arrestohen katër shqiptarë, ishin vrasës me pagesë

“Demos”, kreu shqiptar i Mafias Greke! Arrestohen katër shqiptarë, ishin vrasës me pagesë

December 9, 2025
Kush janë qytetet më të ndotura në Shqipëri?! Listës i bashkohet edhe Shkodra, Korça…

Kush janë qytetet më të ndotura në Shqipëri?! Listës i bashkohet edhe Shkodra, Korça…

December 9, 2025
“Kujtime nga Akademia”: Sulaj tregon historinë e zborit ushtarak me Edi Ramën në 1983

“Kujtime nga Akademia”: Sulaj tregon historinë e zborit ushtarak me Edi Ramën në 1983

December 9, 2025
“Lëvizja e Salianjit, e lavdërueshme”, Gogu: Për Ballukun do zbatojmë vendimin e ‘Kushtetueses’

“Lëvizja e Salianjit, e lavdërueshme”, Gogu: Për Ballukun do zbatojmë vendimin e ‘Kushtetueses’

December 9, 2025
“21 Janari”, Bamir Topi del nga SPAK: Kam folur pa fund, por tani çështja është në hetim

“21 Janari”, Bamir Topi del nga SPAK: Kam folur pa fund, por tani çështja është në hetim

December 9, 2025
Me 11 vota pro, KLP zgjedh Joni Ketën për kreun e BKH. Të pranishëm edhe përfaqësuesit e SHBA dhe BE

Me 11 vota pro, KLP zgjedh Joni Ketën për kreun e BKH. Të pranishëm edhe përfaqësuesit e SHBA dhe BE

December 9, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In