• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, February 26, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Të kënaqesh me fatkeqësinë e tjetrit

by Aalison Pearse Stevens
14/05/2016 10:43
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Një kabinë e dedikuar për realizimin e fotografive po shfrytëzohet në mënyrë mizore në Iran. Vizitorët tani mund të bëjnë foto në kuadër të panairit të librit në Teheran, para imazheve të qytetit të Aleppos, të shkatërruar nga lufta në Siri.

Kjo kabinë është kritikuar pasi agjencia shtetërore iraniane e lajmeve, IRNA, publikoi fotografi të vizitorëve të ulur në majën e një biçiklete, përderisa mbanin veshje ushtarake, me një sfond të qytetit të bombarduar. Disa prej vizitorëve buzëqeshnin përderisa dilnin në foto, e disa të tjerë reflektohej qartë se nuk ndiheshin rehat. Një grua pozonte duke mbajtur një granatë në dorë. Një burrë tjetër kishte dalë në foto duke e mbajtur në prehër një djalë të vogël.

Agjencia e lajmeve IRNA tha se “kabina e fotografive e mbrojtësve të vendeve të shenjta” u mundëson vizitorëve të panairit të librit që të realizojnë “fotografi digjitale dhe shpirtërore”. Ato u shpërndanë gjerësisht në rrjetet sociale.

“Suvenir me fatkeqësinë e një kombi….suvenir me ndërhyrje në një shtet tjetër”,kishte shkruar në twitter një burrë, duke e cilësuar këtë veprim të bashkëkombasve të vet si të turpshëm. Një grua tjetër nga Irani ndan një postim në rrjetet sociale me këtë mbishkrim:“Njerëzit dalin në fotografi duke buzëqeshur para një qyteti të shkatërruar.”

Ndërsa një qytetar tjetër, duke përdorur sarkazmën, shprehet se “nëse doni të realizoni një fotografi me hallakamën që e kemi bërë në Siri, atëherë shkoni në kabinën e ofruar në panair.” Ky veprim duket se është pjesë e përpjekjeve të autoriteteve iraniane që t’i lartësojnë iranianët që i janë bashkuar luftimeve në Siri. Irani thotë se ka dërguar në Siri vetëm “këshillëtarë ushtarakë”, për t’i ndihmuar aleatit rajonal, presidentit sirian Bashar al-Assad, si dhe për t’i luftuar “terroristët”.

Iranianët dhe luftëtarët shiitë thuhet se janë të trajnuar dhe vendosur në Siri nga Garda Revolucionare e Iranit dhe forca Basij. Ata gjithashtu njihen si “mbrojtës të vendeve të shenjta” dhe sipas mediave iraniane, udhëtojnë për në Siri vullnetarisht.

Fraza ‘mbrojtës të vendeve të shenjta’ i referohet xhamisë Sayyidah Zaynab në Damask, ku thuhet se ndodhet varri i Zaynabes, vajzës së Ali ibn Abi Taleb, kushëriri i Profetit Muhamed, të cilin shiitët e konsiderojnë si pasardhës të Profetit.

Vitin e kaluar, IRNA raportoi se rreth 400 iranianë dhe afganë nga Irani janë vrarë në Siri gjatë katër viteve të fundit. Irani ka përjetuar shifrën më të lartë të të vrarëve në Siri më 6 maj, kur 13 anëtarë të personelit ushtarak u vranë gjatë përleshjeve në Aleppo. Mediat shtetërore iraniane u referohen iranianëve të vrarë në Siri si “martirë”.

Gjatë një takimi që u realizua para më shumë se një viti, lideri suprem iranian,Khamenei, citohet të ketë thënë se “nëse mbrojtësit e vendeve të shenjta nuk janë kundër Shtetit Islamik në Siri dhe Irak, atëherë Irani duhet t’i luftojë ata në Kermamnshah dhe Hamedan.”

ma.me

Next Post

Thaçi mban sekret shpenzimet e inaugurimit në shesh

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Tërheqja e valës së inflacionit, BSH mund të ulë normën e interesit, kreditë në lekë më të lira

Kursimet në lekë, rritje rekord/ BSH: Në janar u zgjeruan me 26 miliardë lekë

February 26, 2026
Kryemadhi pas daljes nga SPAK: 240 faqe akuzë, shumica të fokusuara te unë, vetëm 35 faqe për Metën

Kryemadhi pas daljes nga SPAK: 240 faqe akuzë, shumica të fokusuara te unë, vetëm 35 faqe për Metën

February 26, 2026
Mbyllet shqyrtimi gjyqësor për Metën, në 5 mars vendimi për kalimin ose jo të çështjes në gjykim

Mbyllet shqyrtimi gjyqësor për Metën, në 5 mars vendimi për kalimin ose jo të çështjes në gjykim

February 26, 2026
Gjykata e Posaçme e liroi nga qelia, Apeli i GJKKO rrëzon ankimimin e SPAK për Lefter Kokën! Ish-ministri do gjykohet i lirë

Gjykata e Posaçme e liroi nga qelia, Apeli i GJKKO rrëzon ankimimin e SPAK për Lefter Kokën! Ish-ministri do gjykohet i lirë

February 26, 2026
Raporti i monitorimit të bashkive, Demo: Premtimet e pambajtura krisin marrëdhënien me qytetarët

Raporti i monitorimit të bashkive, Demo: Premtimet e pambajtura krisin marrëdhënien me qytetarët

February 26, 2026
Dhuna ndaj policëve në protestë, Koçiu: Autorët do dënohen maskimalisht!

Nga Smart City te transformimi i Policisë Bashkiake dhe fuqizimi i rolit të prefektit, ministrja Koçiu zbardh detaje nga paketa ligjore: Asetet e krimit kalojnë te familjet e të rënëve në detyrë

February 26, 2026
Krimet e Epsten-it, Hillary Clinton paraqitet në Dhomën e Përfaqësuesve, çfarë pritet sot

Krimet e Epsten-it, Hillary Clinton paraqitet në Dhomën e Përfaqësuesve, çfarë pritet sot

February 26, 2026
Nderohet Zhani Ziçishti, homazhe për artistin e skenës teatrale dhe kinematografisë

Nderohet Zhani Ziçishti, homazhe për artistin e skenës teatrale dhe kinematografisë

February 26, 2026
Safet Gjici kërkon pafajësinë në Gjykatën Kushtetuese

Safet Gjici kërkon pafajësinë në Gjykatën Kushtetuese

February 26, 2026
Shembja e aksit Librazhd-Pogradec/ Drejtori i Doganave inspekton pikën kufitare Bllatë: Zbatim i planit të masave dhe përballim normal i fluksit të shtuar

Shembja e aksit Librazhd-Pogradec/ Drejtori i Doganave inspekton pikën kufitare Bllatë: Zbatim i planit të masave dhe përballim normal i fluksit të shtuar

February 26, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In