• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, December 11, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

A do të jetë ky viti i ministrit të Brendshëm?

by Bedri Islami
08/01/2018 14:53
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Bedri Islami

Shumica e atyre që futen në rrugën e politikës nuk kanë asnjëherë rastin të dëshmojnë vlerën e tyre. Ata herë-herë edhe rastësisht bëhen pjesë e një elite politike në të cilën nuk lënë gjurmë dhe ashtu si janë bërë pjesë e saj, ashtu edhe harrohen.

Të paktët kanë mundësinë të lënë emrin e tyre, pra të njësohen me një kohë apo vit të caktuar. E kishte një shans të tillë të artë Berisha në vitin 1992, e pak më vonë, në vitin 1997, një rast të njëjtë kishte edhe Fatos Nano. I pari e humbi me diktatin dhe mendësinë e tij shtypëse ndaj shtetit; i dyti e braktisi me idenë e liberalizmit të skajshëm dhe mospërfilljen e shtetit. Si njëri, ashtu edhe tjetri, megjithëse mund të quhen edhe sot e kësaj dite, liderë historikë, në fakt nuk bënë asgjë historike në balancën e politikës shqiptare. Ata e ndihmuan njëri-tjetrin për të shkatërruar ingranazhet e shtetit dhe për ta bërë atë më të pabesueshmin e çdo strukture tjetër.

Ende sot, megjithëse kanë shkuar e kanë ardhur qeveritarë, herë të zëshëm dhe herë të heshtur, pikat e takimit të tyre me ligjërimin e shtetit të së drejtës dhe të ndëshkimit njëkohësisht janë aq të pakta sa edhe janë harruar. Disave nuk u është dhënë mundësia, të tjerë e kanë humbur atë. Fatmir Xhafaj është njëri nga ata që u është dhënë mundësia për të qenë pjesë e besueshmërisë së shtetit, ashtu si pararendësit të tij socialist, Tahiri, i cili tashmë mbetet  një shans i humbur.

Pra, shkurt: a do të jetë ky viti i Ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj?

Ndryshe nga të tjerë, nuk mendoj se duhet të jesh domosdo shefi i qeverisë apo president i një vendi për të lënë emrin tënd, ose që një vit të mund të mbartë pjesë të rëndësishme të punës tënde. Kemi pasur presidentë që kanë shkuar si hije, i fundit prej tyre ishte Nishani; kemi pasur shefa qeverie që kanë bërë kataklizëm politike e financiare në jetën e shtetit, si Berisha; vendi që zë në hierarkinë e shtetit nuk është i lidhur domosdo me fatin e punës tënde.

Socialistët kanë zgjedhur të kenë shefin e tyre politik edhe shefin e qeverisë, ashtu si i zgjodhi dikur ai për të ecur në rrugën drejt pushtetit. Kjo është një marrëveshje e heshtur, ku të dyja palët përcaktohen për njëri-tjetrin në rrugën drejt pushtetit. Në qeverinë Rama 2, ashtu si në periudhën e fundit të qeverisë së mëparshme, Ministri i Brendshëm është Fatmir Xhafaj.

Nuk besoj dhe besoj se e di, që zgjedhja e tij dhe riemërimi nuk kanë qenë një zgjedhje e rastësishme dhe e çastit. Një Ministër i Brendshëm nuk mund të jetë thjeshtë vetoja e një shefi qeverie, sidomos në një kohë të tillë, kur vetë ai dikaster është nën tehun e vëzhgimit të shumë strukturave dhe institucioneve jashtë Shqipërisë, por që kanë degët e tyre të fuqishme në Shqipëri. Nëse Xhafaj ka qenë një zgjedhje edhe e shefit të qeverisë edhe e këtyre strukturave, sidomos përtej Atlantikut, është dy herë e dobishme. Nëse ka patur dhe duhet të ketë patur dhe struktura të tjera në të njëjtën gjatësi vale, aq më mirë.

Secili nga socialistët që do të përcaktohej të ishte Ministër i Brendshëm, ai pa dyshim do të ndodhej nën tehun e opozitës. Edhe sikur të merrej nga vetë radhët e tyre do të kishte ndodhur e njëjta gjë. Sepse, duhet saktësuar, opozita nuk e ka me njeriun që emërohet apo zgjidhet, por me funksionin. Megjithatë si asnjëherë më parë, opozita nuk ngriti një stuhi mediatike e kundërshtuese ndaj emërimit të zotit Xhafaj në detyrën e caktuar, sa po ndodhte kësaj here. U shfletuan dosje të gjata, të hapura e të vjedhura; u ngritën akuza të gjithfarshme, u shkund pluhuri i deklaratave dhe i profesioneve, u gjetën memecë politikë që u kishin dhënë të recitonin e të shkruanin letra politike, deri me futjen në lojë të një kapteri politik në postin e presidentit. Iu përfol gjithçka, mbi të gjitha vëllai i tij, familjarët, të qenurit në funksione para vitit 1990 e shumë të tjera.

Megjithatë, ai është sot Ministri ynë i Brendshëm. Është në dorën e tij të jetë më i suksesshmi në qeverinë Rama 2, apo të jetë edhe ai një numër kalues në llojshmërinë e gjatë qeveritare.

Për fatin e keq të një shteti mbi tryezën e tij të punës duhet të jenë aq shumë dosje të hapura e të pahapura ende, sa do të mjaftonin për disa ministri të këtij lloji.

Dosje që lidhen me vartësit e tij; këto, në krahasim me të tjerat janë më të lehtat për t’u sqaruar, verifikuar dhe për t’u shkuar deri në fund. Nuk janë të zakonshme, por do të jenë për të prova e parë e zjarrit. Përhapja e gjerë e kanabisit vitin e shkuar dhe mbyllja e syve, për të mos thënë qenia pjesë ndaj këtij fenomeni janë rëndesa më e madhe ndaj policisë së shtetit. Që nga drejtuesit e saj e deri tek ai polici i thjeshtë që bën sytë qorr e pret ditën kur do të marrë shpërblimin e tij.

Por, kjo është diçka brenda vetes së tij. Nëse kërkon të bëjë punë të ndjeshme, ai duhet ta fillojë nga vetja: pra nga njerëzit që e rrethojnë atë, që përbëjnë thelbin e punës së tij dhe, pa të cilët, nuk mund të bëjë asgjë edhe sikur të jetë ministri më i fuqishëm i botës.

Për 27 vite politika ka rënduar mbi policinë e shtetit, ashtu si mbi drejtësinë. Policia, nën moton e rëndomtë “ policia është me ne” është bërë jo rrallë herë vegla qorre e goditjes, por edhe statuja e verbër e krimit. Koha për të shkulur politikën nga policia ka shkuar. Tahiri e filloi mbarë, por e la në mesin e rrugës. Xhafaj ka shansin ta bëjë këtë plotësisht duke e radhitur veten si njërin prej atyre që do të rrezikojë në çdo moment postin e tij, por nuk do e ndalë procesin e depolitizimit.

Dosjet mbi tryezën e Ministrit të Brendshëm janë të shumta. Si të mos mjaftonin ato që kanë lënë paraardhësit e tij, janë shtuar e do të shtohen dita – ditës dosjet e tjera që po serviren nga institucione jashtë dikasterit të tij, por të lidhura me këtë dikaster. Këto dosje të cilat vetëm në javët e para të janarit mendohet se do e kalojnë numrin e të tridhjetave do të bëhen së bashku me shumë të tjera që duhen përcjellë më tej, në strukturat e drejtësisë. A do mund ta bëjë ai saktësisht përmes strukturave të përbashkëta, si duhet verifikimin, përcaktimin dhe përcjelljen drejt strukturave të tjera? Është e vështirë, por jo e pamundur.

Ministria e Brendshme do të jetë edhe më tej xhami ku do të përplasen gurët e opozitës. Do të përplasen jo vetëm në kuptimin figurativ, por edhe realisht do të ndodhë kjo. Ditët e fundit të dhjetorit ishin vetëm preludi i asaj që do të synojë opozita për të rrëzuar edhe një herë shtetin. Ne kemi një opozitë që mund t’i verë flakën gjithë vendit për të djegur Vetingun, por kur njëri nga njerëzit e tyre merr një flakaresh, bërtet, çirret dhe kërkon hedhjen në erë të të gjithë policisë së shtetit. Ne kemi një opozitë që kur ishte në pushtet, ta zëmë me 21 janar, jo vetëm dha urdhër për vrasje e vrau, por policia e saj zvarriti njerëzit rrugëve dhe i zvarriti me të gjithë fuqinë e saj, duke shkelur çdo lloj ligji, i burgosi, i rrahu dhe i dënoi.

A do i bëjë ballë Fatmir Xhafaj gjithë stuhisë së opozitës, sidomos pas gjysmës së dytë të janarit? Këtë do e shohim. Mos pastë kush përballë një opozitë si kjo e jona.

A do të mundet ai dhe strukturat pranë tij t’i presin rrugën përfundimisht kultivimit të kanabisit dhe të mos jetë më shteti që ai mbron një shenjë e ngurtë dhe aspak e lakmueshme në politikën evropiane? E vështirë, por jo e pamundur?

A do të mundet ai të krasitë degët e kalbura brenda strukturës së tij? Duhet bërë. Nëse do të ketë kundërshtime nga mbi të fuqishëm, ai përsëri duhet ta bëjë. Nuk mund të rrezikojë kaq vite jetë politike dhe shtetërore përmes një “marrëveshje”, brenda të vetëve, për të lënë të keqen.

Nuk bëj pjesë në miqtë e tij. Ai është ministër, unë jam analist në një gazetë dhe punonjës në një institucion larg Shqipërisë.

Por, dhe kështu nisi fillesa e këtij shkrimi…

Në një ditë dhjetori me shi e pashë atë duke dalur nga një kafe e qytetit tim të lindjes, Shkodrës, ku qeveria kishte vajtur për të bërë mbledhjen e saj. Shumë vite më parë kemi qenë në të njëjtën strukturë të lartë politike në PS, por koha ka bërë ndarjen e saj. U përshëndetëm, ai mes dy shoqëruesve të tij, unë nën një çadër që kishte filluar të shkundej nga era e dhjetorit. Më erdhi në mendje stuhia që kishte ai rreth vetes dhe që nuk mund të ia mbulonin asnjë gardë shoqëruesish. Më lindi ideja edhe për këtë shkrim.

Ky mund të jetë viti i tij. Ai, në fakt, është një shtetar i formuar. Nga ata të shkollës së dikurshme, kur formimi shtetar nuk ishte lojë e as prag për të vënë pasuri marramendëse.

Të shohim? Unë besoj se kështu do të ndodhë.

Next Post
‘Makinë për të shkuar në shkollë dhe fizeoterapist’, urimi i nënës së Leos për Ramën

‘Makinë për të shkuar në shkollë dhe fizeoterapist’, urimi i nënës së Leos për Ramën

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Gjekmarkaj- Peleshit: Je kthyer në një haberxhi! Po i trajtoni titullarët e institucioneve të drejtësisë si zëdhënës të deputetëve..

“Buxheti 2026 ndan njerëzit, por bashkon përfituesit në një tryezë!” Gjekmarkaj: Prodhon edhe më shumë plagë sociale

December 11, 2025
Njeriu i Vitit nga ‘The Time’ shpallen arkitekët e Inteligjencës Artificiale

Njeriu i Vitit nga ‘The Time’ shpallen arkitekët e Inteligjencës Artificiale

December 11, 2025
Fajde me burime kriminale në “Exchange”, në pranga 3 anëtarët e një fisi nga Lazarati, në kërkim një i katërt! Sekuestrohen..  

Fajde me burime kriminale në “Exchange”, në pranga 3 anëtarët e një fisi nga Lazarati, në kërkim një i katërt! Sekuestrohen..  

December 11, 2025
Hapësirat publike/ Rama: Rritet çdo ditë sipërfaqja e çliruar në Tiranë! Projekte të reja sistemi

Hapësirat publike, Rama: Vijojmë punën për të liruar trotuaret dhe rrugët e zaptuara

December 11, 2025
Gjykata e Lartë rrëzon ankimimin e ish-zv ministres së Brendshme Rovena Voda/ Mori ryshfet për punësimin në ministri

Gjykata e Lartë rrëzon ankimimin e ish-zv ministres së Brendshme Rovena Voda/ Mori ryshfet për punësimin në ministri

December 11, 2025
Klodian Braho, kreu i ri i SPAK/ Ja anëtarët e KLP-së që e zgjodhën, zbardhet lista e votimit

Klodian Braho, kreu i ri i SPAK/ Ja anëtarët e KLP-së që e zgjodhën, zbardhet lista e votimit

December 11, 2025
VIDEO-Klodian Braho zgjidhet kreu i ri i SPAK, anëtarët e KLP-së e votojnë me 7 vota

PROFIL-Zgjidhet kreu i SPAK, kush është Klodian Braho, karriera e tij në sistemin e drejtësisë

December 11, 2025
Ambasadori i BE dorëzon progres raportin për Shqipërinë: KE, gati t’ju mbështesë për mbylljen e negociatave deri në fund 2027

Braho zgjidhet kreu i ri i SPAK, Gonzato: Përgëzime për detyrën e re, mirëpresim bashkëpunimin

December 11, 2025
VIDEO-Klodian Braho zgjidhet kreu i ri i SPAK, anëtarët e KLP-së e votojnë me 7 vota

VIDEO-Klodian Braho zgjidhet kreu i ri i SPAK, anëtarët e KLP-së e votojnë me 7 vota

December 11, 2025
Vuçiç përmend Elbasanin në Bruksel, Rusia i shkruan presidentit serb gjatë vizitës në BE, irritohen liderët

Vuçiç përmend Elbasanin në Bruksel, Rusia i shkruan presidentit serb gjatë vizitës në BE, irritohen liderët

December 11, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In