• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, February 5, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Të jesh Lulzim Basha dhe të sillesh si Sali Berisha

by Alfred Peza
05/04/2021 13:03
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Alfred Peza

Për të gjithë ata që thonin se Lulzim Basha nuk bëhet dot kurrë Sali Berisha në drejtimin e PD dhe të opozitës shqiptare, kanë rastin në këtë fushatë elektorale për zgjedhjet e 25 prillit, që ta kuptojnë se e kanë patur gabim. Të paktën në një pikë ai jo vetëm që është identik me paraardhësin e tij, por me këtë vrull e më këto ritme, me siguri që edhe do tia kalojë.

Lulzim Basha po i bën takimet elektorale kudo nëpër Shqipëri, në stilin e mitingjeve të dikurshme të Sali Berishës. Me autokolona që presin disa kiometra në hyrje të qyteteve apo fshatrave ku do të zhvillohet takimi i radhës, të mbushura me flamujtë e PD, me sirena e bori e militantë me dy gishta që udhëtojnë me gjysmën e trupit jashtë makinave.

Skenari është i njëjtë kudo e kurdo. Autokolona ndalon disa dhjetra metra përpara sheshit, drejt të cilit nisen në këmbë për të grumbulluar militantët dhe sehirxhinjtë e fundit, para se kandidati i tyre për kryeministër tu mbajë fjalimin e radhës që edhe ata vetë, e kanë mësuar përmendësh nga televizori apo rrjetet sociale. Sepse Lulzim Basha nuk ka asnjë të re për tu thënë, përveçse gafës së re, që bën në mënyrë sistematike në çdo takim të ri.

I keni parë këto lloj mitingjesh që nga viti 1991 e 1992. Edhe në referendumin për Kushtetutën e 1994. Edhe në zgjedhjet e 1996, derisa erdhi viti i mbrapshtë 1997, që i riktheu në opozitë. Por nuk u ndalën. Vijuan njësoj më 1998, 2001 dhe fushatën e 2005 kur u rikthyen sërisht me të njëjtin entuziazëm. Për të vijuar më 2009 kur morën mandantin e dytë, derisa ikën nga pushteti, kur humbën zgjedhjet e 2013.

Ikja e Sali Berishës dhe ardhja e Lulzim Bashës në krye të PD, veç të tjerash, krijoi iluzionin se ky kapitull ekstrapopulist do të mbyllej nëpër arkiva. E bashkë me një lider të ri, të një brezi tjetër e të shkolluar në perëndim, do vinte një frymë moderne politike. Larg skenave të tranzicionit nga një shoqëri totalitare, në atë të lirë, që i ka fushatat elektorale dhe zgjedhjet, festa të demokracisë.

Por kur pamë çadrën e “Republikës së Re” në mes të bulevardit të Tiranës; tentativën për të bllokuar kryqëzimet dhe rrethrrotullimet e rrugëve me goma të djegura që vijuan pas djegies së mandateve të deputetëve të opozitës më 2019; sulmet me Molotov kundër institucioneve kushtetuese të vendit,- u kuptua se Lulzim Basha ishte një lider pa identitet. Sepse ai nuk solli asgjë të re, në mënyrën e reagimit opozitar, por u bë sufleri i opozitarizmit të Sali Berishës.

Lulzim Basha nuk diti të sillej në këto 8 vite si një lider origjinal, me të cilin pavarësisht se mund të mos biesh dakord, të thoje se me të mirat dhe të këqijat e tij në fund të fundit është vetëvetja. Sali Berishën, Fatos Nanon, Ilir Metën, Edi Ramën mund ti akuzosh për çfarë të duash, por asnjëri nuk mund të thotë dot, se nuk kanë qenë apo nuk është vetëvetja, si mazhorancë ashtu edhe në opozitë.

Ndërsa për Lulzim Bashën, askush nuk mund të vendosi bast, e të thotë se është vetëvetja. Me identitet. Origjinal. Bio. Sepse përtej portretit të qeshur, flokëve me shkëlqim, kollareve të holla, moshës e anglishtes së rrjedhëshme, stili i opozitarizmit të Lulzim Bashës nuk ka asnjë ndryshim në formë e përmbajtje nga ai i Sali Berishës. Është e njëjta filozofi e mbajtjes në këmbë të tensionit politik, me çdo mjet e metodë, për të mos e lejuar kundërshtarin të qeverisë asnjë moment i qetë.

Për aq kohë sa hija e Sali Berishës i qëndron e rëndë plumbi mbi krye, ne as nuk e kemi parë e ndoshta nuk kemi për ta ditur dot kurrë, se kush mund të ishte Lulzim Basha si lider politik në të vërtetë. Sepse ai edhe në kohë normale, edhe tani në kulmin e pandemisë globale, bën të njëjtat mitingje të Sali Berishës. E tregoi edhe në hapjen e fushatës elektorale më 25 mars, kur e gjithë bota është e dënuar të mbajë distancimin social dhe maskën për të parandaluar virusin vrasës, se nuk mund të bëjë dot ndryshe.

Edhe tani kur i duhet të vijë vërdallë nëpër Shqipëri, për të udhëhequr fushatën elektorale të opozitës, nuk di të bëjë gjë tjetër veçse mitingje në sitlin e vjetër të Sali Berishës. Me tama tame. Me borija. Me autokolona makinash. Me të njëjtat pamje militantësh që dalin nëpër dritare me dy gishta e flamuj, duke u çjerrë, që ti tregojnë pjesës tjetër të Shqipërisë sa me zor po presin që ta shohin Kryeministër.

E bëjnë aq besnikërisht si edhe 30, 15 apo 8 vjet më parë, sa shumëkush edhe më qorri, e kupton tashmë se nëse ia japin votën Lulzim Bashës, thjeshtë do rikthejnë që ti qeverisi sërisht Sali Berisha.

Next Post
Kina zhvillon bashkëpunim për vaksinat me vendet e botës në mënyra të ndryshme

Kina zhvillon bashkëpunim për vaksinat me vendet e botës në mënyra të ndryshme

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Duhet të ndahen”/ Bashkëshortja e Mirit: Po të hyja në shtëpinë e “BBV”, ja çfarë do i thoja Selin

“Duhet të ndahen”/ Bashkëshortja e Mirit: Po të hyja në shtëpinë e “BBV”, ja çfarë do i thoja Selin

February 5, 2026
Analiza e REL: Si u shndërrua Gaza në debat të brendshëm në Kosovë…

Analiza e REL: Si u shndërrua Gaza në debat të brendshëm në Kosovë…

February 5, 2026
Tragjedia në Itali / Kjo është familja shqiptare që u shua nga rrjedhja e gazit

Tragjedia në Itali / Kjo është familja shqiptare që u shua nga rrjedhja e gazit

February 5, 2026
“Fokus mbi ekonominë dhe mjedisin e biznesit”, ambasadori slloven: Shqipëria ka përparuar drejt BE, por…

“Fokus mbi ekonominë dhe mjedisin e biznesit”, ambasadori slloven: Shqipëria ka përparuar drejt BE, por…

February 5, 2026
Partizani feston 80-vjetorin, presidenti Demi apel politikës: Ndihmoni sportin…

Partizani feston 80-vjetorin, presidenti Demi apel politikës: Ndihmoni sportin…

February 5, 2026
Aksident në Gjirokastër-Tepelenë, 3 të plagosur. Zjarrfikësit nxjerrin shoferin nga mjeti i shkatërruar

Aksident në Gjirokastër-Tepelenë, 3 të plagosur. Zjarrfikësit nxjerrin shoferin nga mjeti i shkatërruar

February 5, 2026
Shiteshin pa kupon tatimor, sekuestrohen 191 ora dore të kontrabanduara në Berat

Shiteshin pa kupon tatimor, sekuestrohen 191 ora dore të kontrabanduara në Berat

February 5, 2026
Flet një nga viktimat e Jeffrey Epstein: Isha 16 vjeçe kur më abuzoi, Trump na tradhtoi

Flet një nga viktimat e Jeffrey Epstein: Isha 16 vjeçe kur më abuzoi, Trump na tradhtoi

February 5, 2026
Lufta për mineralet kritike, si SHBA synon të thyejë dominimin e Kinës

Lufta për mineralet kritike, si SHBA synon të thyejë dominimin e Kinës

February 5, 2026
EMRAT/ Këta janë katër anëtarët e familjes shqiptare, që humbën jetën në Itali

EMRAT/ Këta janë katër anëtarët e familjes shqiptare, që humbën jetën në Itali

February 5, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In