• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, February 13, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Të jesh deputet për të qenë sherbëtor i popullit apo për të bërë “plaçkë”?

by Bajram Peçi
24/07/2025 20:32
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Bajram Peçi

Gjithë historia e njerëzimit përshkohet nga lufta e betejat për territor. Si natyrë është e mbartur prej botës shtazore, nga koha kur majmuni më i fortë fizikisht, duke vënë këmbën mbi qafën e rivalit, do ngjitej më lart të vendoste përmes forcës pushtetin mbi pemën me më shumë fruta. Këto “Kokrra” të pjekura e të shijshme njihen si “plaçkë” e luftës për territor. Me kohë, lufta për territor ka qenë e pa shkëputur prej luftës për plaçkë. Sulltanët Osmanë e kishin rregull të luftës, që pas betejës e fitores, trupat të liheshin të lira të plaçkisnin gjithçka, përfshi dhe njeriun që bën për “plaçkë”, si skllav për shitje!

Lufta prej disa vjetësh, të cilën Putin në mënyrë qesharake e quan “Operacion special”, s’është gjë tjetër veçse luftë për territor dhe për të bërë plaçkë. Makineria e rëndë e forcave ruse të ushtrisë funksionon për bërjen e plaçkës njëlloj si në Luftën e Dytë Botërore. Kur ra perandoria sovjetike ruse, në kohën e Jelcinit u bë publike fotoja origjinale e ushtarit që në betejën për pushtimin e Berlinit, po vendoste flamurin mbi Rajshtang. Krahu i ngritur lart, me shufrën mbajtëse të flamurit, ishte i mbushur me orë dore, plaçkë e marrë nga trupat e vrarë. Të nesërmen e detyruan ushtarin të “pastronte” duart nga plaçka e luftës dhe të përsëriste foton me dorën e shveshur, foto që njihet tashmë si historikja.

Këto zënkat, shoqëruar me plagosje, të stinës verore të pushimeve, para një jave në Theth, sot në Lumin e Shalës, dje te lagjja me emrin e një ndërtuesi që shkaktoi masakrën e Gërdecit dhe që qyteti e nderon me emërtimin e një “lagjeje”, pardje në Ksamil, e të tjera raste, s’janë gjë tjetër përpos se luftë për territor. “Plaçka” janë klientët, shqiptarë e të huaj, që s’u ngelet veçse të çakërrisin sytë nga egërsia që përfshin palët.

Reflekset e bërjes së plaçkës kanë qenë e mbeten gjentikisht të formësuara në ADN-në e çdo sistemi, të çdo administrate e pushteti në tërësinë e sistemeve ekonomike si dhe një pjese deputetësh të pushtetit të parë.

 

Sistemi e vlerëson shumë personalitetin e deputetit, çka s’përputhet dhe aq me opinionin qytetar për peshën e misionin që mbartin! Një pjesë prej tyre janë pa mendim politik, të pasinqertë, jo të devotshëm për detyrën që buron nga funksioni i deputetit, me shumë prej të cilëve populli është velur. Një sfond i ri, me shpresë jo dekorativ në jetën politike, është i mirëpritur dhe i shumëpritur, ndaj dhe dalja e disa partive të reja në skenën e konkurimit ishte një risi pozitive.

Prej tyre, partia “Shqipëria bëhet” e bashkuar me partinë “Nisma Thurje” krijuan një koalicion të vetëm në zgjedhjet e 11 Majit, nën emrin “Nisma Shqipëria bëhet”. Për koalicionin mes dy politikanëve të rinj, Adriatik Lapaj dhe Endrit Shabani, s’di shumë rreth programit, përveçëse bërjes publike të hapësirës sociale ku do mbështeteshin, shtresës së mesme të popullatës. Mes të tjerave mësuam se këto dy forca të reja nuk do bashkëpunonin me asnjë prej dy partive të mëdha; se me gjasa do përmbysnin me forcën e të resë tërë strukturën e shoqërisë shqiptare; do shfaqeshin me forca të reja, ide të reja, me të cilat do imponoheshin në skakierën politike. Morën 65 mijë vota dhe fituan një vend në parlament.

Ngjarjet që pasuan përcaktimin se kush do merrte vëndin e deputetit, ngjallin veçse keqardhje?! Krerët u futën në konflikt mes tyre për ndarjen e “plaçkës”. Konflikti më tej shtrihet padashur me përkrahësit, pamëdyshje me votuesit dhe me vetë kohën, e cila, me gjasa, do u vështirsojë të ardhmen! Shija e keqe që lanë në opinion lind pyetjen: I hynë politikës për t’u bërë deputet e përmes tyre t’i shërbenin popullit apo për të bërë “Plaçkë”?

Përderisa dikush plaçkit haptas e papasoja vëndburimet e Shqipërisë, paska mbetur ende plaçkë për t’u plaçkitur!

Kohë më parë u shfaq Ben Blushi me partinë e LIBRA-s dhe Gjergj Bojaxhiu me partinë “Sfida për Shqipërinë”, dy intelektualë mirëfilli të denjë për përfaqësimin e të resë shqiptare në politikë e Kuvend, me potencë të padiskutueshme për të ndenjur përballë dhelprve të vjetra të politikës, por nuk i kaluan dot 20 mijë vota. Të dy, nuk është se aspironin doemos për veten e tyre një vend në parlament, por, më së shumti, ushqenin futjen në organin e lartë të një fryme të re. Atëbotë, kur këta dy djemtë (madje dhe Astrit Patozi) u bënë aktiv në politikë, në parlament zhurmonin pak a shumë po këta që u panë të digjnin karriget e deputetëve. Sulmi fizik ndaj ndënjseve nuk u krijoi “dhelprave” ndonjë habi, ndryshe nuk do kishim lista të mbyllura deputetësh! Janë po ata që rrinë prej 30 vjetësh në ato karrige dhe do rrinë përsëri në legjislaturën që vjen, si dhuratë për shqiptarët prej Ramës, i cili ju nënshtrua kërkesës mbytëse të Berishës për hallet e familjes së tij. Do t’i shohim lakejtë e plakur (që hanë prej vitesh e vitesh që s’mbahen mend në dorën e Berishës), të vazhdojnë me të njejtin ngazëllim të shajnë si ordinerë, të pinë, të luajnë letra, të provojnë fatin në lloto.

T’i shërbejnë popullit? Bah…ç’është kjo kërkesë e pakuptimtë?

Blushi dhe Bojaxhiu u thyen, u tërhoqën, duke lënë pas vetminë e karrigeve në parlament, ku duhej të ishin, ku vlen të jenë, por e panë se sa vështirë ishte të hiqje frymën konservatore, të bëje ndryshimin. Ata, është e sigurtë se donin vetëm të shërbenin si sherbëtorë të popullit, mundësi që ju mohua. Ngjashëm dhe  Adriatik Lapaj e Endrit Shabani, mbase të tillë synim kishin, ndaj do të duhej të ishin në politikë e para opinionit më të kujdeshëm në sjellje dhe akuza. Sa sipër, duhej t’ja kërkonin vetes!

 

Next Post
Shtojca e re e WhatsApp s’ju lë të harroni asnjë mesazh!

Shtojca e re e WhatsApp s’ju lë të harroni asnjë mesazh!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Gjyqi në Hagë, kreu i Shoqatës së Veteranëve të UÇK: Po tentojnë të deformojnë historinë, të gjithë politikanët shqiptarë të lobojnë për mbrojtjen e luftës së Kosovës

Gjyqi në Hagë, kreu i Shoqatës së Veteranëve të UÇK: Po tentojnë të deformojnë historinë, të gjithë politikanët shqiptarë të lobojnë për mbrojtjen e luftës së Kosovës

February 13, 2026
Akuzohen për shitje dhe prodhim narkotikësh, arrestohen tre persona në Kukës

Akuzohen për shitje dhe prodhim narkotikësh, arrestohen tre persona në Kukës

February 13, 2026
Durrësi rrezikon të mbetet pa ujë të pijshëm/ Defekt i rëndë në tubacion pas rrëshqitjes së dherave, ja zonat që mund të preken

Durrësi rrezikon të mbetet pa ujë të pijshëm/ Defekt i rëndë në tubacion pas rrëshqitjes së dherave, ja zonat që mund të preken

February 13, 2026
Prefekti i Tiranës vizitë në Kavajë, Hajdari: Mundësi për të ndërtuar ura bashkëpunimi në shërbim të qytetarëve

Prefekti i Tiranës vizitë në Kavajë, Hajdari: Mundësi për të ndërtuar ura bashkëpunimi në shërbim të qytetarëve

February 13, 2026
“Detyrim paraqitje” për 7 të miturit e arrestuar gjatë protestës, Noka para gjykatës: Psikologu ishte polic, iu ushtrua presion për t’i akuzuar si grup kriminal

“Detyrim paraqitje” për 7 të miturit e arrestuar gjatë protestës, Noka para gjykatës: Psikologu ishte polic, iu ushtrua presion për t’i akuzuar si grup kriminal

February 13, 2026
Ursula von der Leyen nga Mynihu: Europa duhet të bëhet më e pavarur dhe më e fortë në mbrojtje

Ursula von der Leyen nga Mynihu: Europa duhet të bëhet më e pavarur dhe më e fortë në mbrojtje

February 13, 2026
Akuzohen për prodhim e shitje narkotikësh, grup i strukturuar kriminal dhe shpërdorim detyre, GJKKO jep vendimin për tre të pandehurit, njëri prej tyre ish-efektiv policie

Akuzohen për prodhim e shitje narkotikësh, grup i strukturuar kriminal dhe shpërdorim detyre, GJKKO jep vendimin për tre të pandehurit, njëri prej tyre ish-efektiv policie

February 13, 2026
Kina dhe ShBA vazhdojnë shkëmbimin e informacionit kundër drogës dhe luftën kundër pastrimit të parave

Kina dhe ShBA vazhdojnë shkëmbimin e informacionit kundër drogës dhe luftën kundër pastrimit të parave

February 13, 2026
Strategji e re për integrimin evropian të Ballkanit, Merz paralajmëron ndryshime të mëdha nga Konferenca e Sigurisë në Mynih, çfarë pritet të ndodhë pas prillit?

Strategji e re për integrimin evropian të Ballkanit, Merz paralajmëron ndryshime të mëdha nga Konferenca e Sigurisë në Mynih, çfarë pritet të ndodhë pas prillit?

February 13, 2026
Akuzohet për vrasje/ Safet Bajri kërkon lirimin nga burgu, zbardhet kërkesa në Kushtetuese

Akuzohet për vrasje/ Safet Bajri kërkon lirimin nga burgu, zbardhet kërkesa në Kushtetuese

February 13, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In