• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, March 24, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Të jap përgjigjen në mes të rrugës”, Berisha reagon ndaj Gaz Demit

by A R
15/05/2018 16:05
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Një ditë më parë biznesmeni Gazmend Demi reagoi përmes një mesazhi të gjatë publik lidhur me akuzat publike ndaj tij për përfshirje në afera korruptive me ministrat e qeverisë dhe kryeministrin, akuza këto të lëshuara nga ish-kryeministri Sali Berisha.

Ky i fundit i është përgjigjur sot mesazhit të Gaz Demit, duke e vendosur në kontekstin e zhvillimeve dhe akuzave ndaj ministrit Fatmir Xhafaj dhe paraardhësit të tij Saimir Tahiri.
“Keshtu, ne nje rast me Gjushin e tij perhap lajme se deshmi tronditese te pertej detit zhysin Tahirin pese pashe nen toke, nga ana tjeter i dergon atij me ore te tera ne shtepi oligarkun, anetarin e vellazerise dhe hijen e Olsit, famozin Gaz Rama!”- shkruan Berisha në Facebook.

Postimi i plotë në Facebook:

Sulmet e opozites po çojne mafien qeveritare te Shqiperise me ne krye Edi Ramen drejt agonise!

Keto jave, familjet mafioze Tahiri dhe Xhafa kane mprehur hanxharet dhe po i versulen njera tjetres ne te gjitha nivelet per qerim hesapesh? ne nje beteje per jete a vdekje.

Ne pozicione rreth tyre jane rrjeshtuar narkozyrtare, narkodeputete, narkogazetare, narkoprokurore dhe narkogjykates, barone droge, kumbare dhe ndrikulla, vrases e trafikante etj etj.

Ata, nga mengjesi deri ne mesnate vringellojne kunder njeri – tjetrit te gjitha llojet e armeve. E tronditur deri ne palce eshte super familja mafioze Rama.

Skllave e dosjeve fatale te kokaines dhe lidhjeve te shumllojta mafioze te saj dhe vellazerise se oligarkeve te saj, ajo, ne perpjekje per te lare duart me dy familjet mafioze ministrore, hedh gurin dhe fsheh doren.

Keshtu, ne nje rast me Gjushin e tij perhap lajme se deshmi tronditese te pertej detit zhysin Tahirin pese pashe nen toke, nga ana tjeter i dergon atij me ore te tera ne shtepi oligarkun, anetarin e vellazerise dhe hijen e Olsit, famozin Gaz Rama!

Ndaj familjes tjeter mafioze, kryekumbar Edvini mban qendrim te njejte. Ai, nga njera ane nuk ja ndan nga zyra per mbeshtetje Don Agaçion, refuzon doreheqjen e Faqeziut qe ka perdhosur te gjitha ligjet e vendit per te mbrojtur vella Agronin, ka bllokuar ekstradimin e tij per te vuajtur denimin ne Itali, ka fallsifikuar ligjin ne menyre qe kumbar Agroni te mos vuaj denimin as ne Shqiperi por te vazhdoje i mbrojtur trafiqet me fitime perrallore dhe ka bllokuar ligjin antimafia per te mbrojtur pasurite perrallore te familjes mafioze Xhafa.

Nga ana tjeter, per te lare duart me Fatziun, qe pa e pyetur Ramen ekstradoi Nazerin ne Itali dhe nga mengjesi gjer ne darke jep informata per lidhjet e familjes super mafioze Rama me drogen, trafiqet dhe krimin, don Edvini me narkozyrtaret e tij nxjerr ne tregun e thashethemeve perandorine e pasurive te pakufishme te patundeshme ne Tirane, Vlore, Durres, Korçe te bazuara mbi drogen te vellezerve, kuneterve, ortakeve te familjes mafioze Xhafa.

Te dashur miq, Shqiperia eshte ne udhekryqin e saj me te rrezikshem te nje perleshje ne nivelet me te larta per qerim hesapesh midis familjeve mafioze te qeveritareve te narkoshtetit shqiptar.

Kjo situate kritike eshte thirrje nga shpirti i çdo qytetari te ndershem te ketij vendi qe te ngrihemi dhe te marrim ne dore fatet tona dhe te flakim me uraganin tone kalbesirat e mafies, kumbareve, familjeve ministrore mafioze me ne krye Edvin Kristaq Ramen! sb /a.m.

Next Post
Arrestimi i Fran Frrokut/ Edi Paloka kërcënon sërish: Rama, bëji mirë llogaritë, ndryshe…

Paloka: Xhafaj po prish provat kundër vëllait

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Lufta largon turistët nga Lindja e Mesme, Shqipëria bëhet destinacioni surprizë!

Lufta largon turistët nga Lindja e Mesme, Shqipëria bëhet destinacioni surprizë!

March 24, 2026
Përse Italia është në një udhëkryq pas referendumit për shtypin ndërkombëtar

Përse Italia është në një udhëkryq pas referendumit për shtypin ndërkombëtar

March 24, 2026
Rrëzimi i aeroplanit ushtarak në Kolumbi, të paktën 66 të vdekur! Në bord ndodheshin…

Rrëzimi i aeroplanit ushtarak në Kolumbi, të paktën 66 të vdekur! Në bord ndodheshin…

March 24, 2026

Epërsia e PS-së brenda vendit: 335 mijë sot, 50 mijë më 2021

March 24, 2026
27-vjetori i ndërhyrjes së NATO-s në Kosovë, Hoxha: Moment përcaktues në histori

27-vjetori i ndërhyrjes së NATO-s në Kosovë, Hoxha: Moment përcaktues në histori

March 24, 2026
Nuk ndalen sulmet në Liban, Izraeli pretendon se ka goditur forcën Quds të IRGC-së

Nuk ndalen sulmet në Liban, Izraeli pretendon se ka goditur forcën Quds të IRGC-së

March 24, 2026
“Mossadi privat” në lojë, a po ndërhyn Izraeli në Slloveni?

“Mossadi privat” në lojë, a po ndërhyn Izraeli në Slloveni?

March 24, 2026
Rama nis përgatitjet për zgjedhjet lokale, Baton Haxhiu: Tiranën e do me çdo kusht!

Rama nis përgatitjet për zgjedhjet lokale, Baton Haxhiu: Tiranën e do me çdo kusht!

March 24, 2026
27 vite më pas, çfarë ndodhi gjatë ndërhyrjes së NATO-s në Kosovë?

27 vite më pas, çfarë ndodhi gjatë ndërhyrjes së NATO-s në Kosovë?

March 24, 2026
Teknologjia ul numrin e të punësuarve në zyra, turizmi dhe ndërtimi me rritje

Teknologjia ul numrin e të punësuarve në zyra, turizmi dhe ndërtimi me rritje

March 24, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In