• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, February 20, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Ekonomi

“Të investosh në Shqipëri, sfida dhe mundësi”

by A R
23/05/2016 21:18
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Qendra e Ekselencës pranë MPJ organizuan sot konferencën “Të investosh në Shqipëri: Sfida dhe mundësi”, në kuadër të projektit të financuar nga ambasada e Zvicrës në Shqipëri, i cili synon përforcimin e kapaciteteve të diplomacisë publike dhe ekonomike të ministrisë së Punëve të Jashtme.

Në fokus të aktivitetit ishte diskutimi mbi potencialet e Shqipërisë për të konkurruar denjësisht në tregun rajonal të Ballkanit Perëndimor, si dhe mundësitë që ekzistojnë për investitorët e huaj për të pasur akses të plotë në tregun vendas.

Në aktivitet morën pjesë ministri i Punëve të Jashtme Ditmir, Bushati, ministrja e Zhvillimit Ekonomik, Tregtisë, Turizmit dhe Sipërmarrjes, Milva Ekonomi, ministrja e Zhvillimit Urban, Eglantina Gjermeni, ministri i Transportit dhe Infrastrukturës, Edmond Haxhinasto, Drejtori i AIDA-s Genti Beqiri etj.
Në fjalën e tij, duke evidentuar rolin e diplomacisë ekomomike, ministri Bushati theksoi se “Roli i diplomacisë ekonomike është i gjithanshëm dhe parashikon angazhime lidhur me tregtinë e jashtme, promovimin e interesave ekonomike të vendit, sensibilizimin e investitorëve për mundësitë që u ofrohen, negocimin dhe arritjen e marrëveshjeve ekonomike-tregtare si edhe bashkëpunimin për eliminimin e divergjencave”.

Ministrja e Zhvillimit Ekonomik, Tregtisë, Turizmit dhe Sipërmarrjes, Milva Ekonomi, u ndal në rëndësinë e reformës ne drejtësi si dhe masat e ndërmarra për ta bërë Shqipërinë më atraktive për bizneset e huaja dhe vendase.

Më tej, ministrja e Zhvillimit Urban, Eglantina Gjermeni, u ndal në përpjekjet dhe hapat e ndërmarra nga qeveria në garantimin e një zhvillimi të mirëplanifikuar të territorit në nivel kombëtar të materializuar në tre plane kombëtare, që kanë ofruar një skanim të plotë të situatës aktuale në territor por dhe kanë ofruar një platformë të qartë mbi zhvillimet e territorit në 15 vitet e ardhshme.

Ndërsa ministri i Transportit dhe Infrastrukturës, Edmond Haxhinasto, evidentoi projektet dhe investimet që po kryhen në infrastrukturën rrugore dhe detare, në funksion të zhvillimit të vendit, ndërlidhjes rajonale dhe zhvillimit të turizmit.

Në aktivitet ishte i pranishëm Presidenti i FINSEC AG, Alexander Auer, Investitori i Portit të Jahteve në Spille, i cili ndau me të pranishmit eksperiencën e tij mbi investimin që ka kryer në Shqipëri./a.m.

Next Post

Lirimi i kosovarit që kërkohej për vrasje, largohen 5 punonjës të burgut

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Osmani takohet me Rubion: Diskutuam për forcimin e aleancës sonë

Osmani takohet me Rubion: Diskutuam për forcimin e aleancës sonë

February 20, 2026
Protesta e opozitës/ Lëndohet ish-kandidatja e PD në Shkodër, Senada Ahmeti

Protesta e opozitës/ Lëndohet ish-kandidatja e PD në Shkodër, Senada Ahmeti

February 20, 2026
Protesta e PD-së/ Policia shoqëron dy protestues, u kapën me çanta me molotovë

Protesta e PD-së/ Policia shoqëron dy protestues, u kapën me çanta me molotovë

February 20, 2026
Tubimi i PD-së përpara Parlamentit/ Lëndohet një protestues, transportohet për në spital (VIDEO)

Tubimi i PD-së përpara Parlamentit/ Lëndohet një protestues, transportohet për në spital (VIDEO)

February 20, 2026
Shkodra, viktima 30 vjeçare e fanatizmit politik

Nga dalin anekdotat e PD për marrëdhënien Rama-Trump?

February 20, 2026
Policia iu përgjigj me ujë e gaz lotsjellës, Berisha vendos maskën anti-gaz dhe drejton protestën pranë Kuvendit

Policia iu përgjigj me ujë e gaz lotsjellës, Berisha vendos maskën anti-gaz dhe drejton protestën pranë Kuvendit

February 20, 2026
Tensione para Kuvendit/ Përplasje mes protestuesve dhe policisë, hidhen molotovë dhe gaz lotsjellës

Tensione para Kuvendit/ Përplasje mes protestuesve dhe policisë, hidhen molotovë dhe gaz lotsjellës

February 20, 2026
Përfshihet nga flakët autoboti i ujit pranë Urës së Lanës, militantët e Berishës e gjuajtën me molotov

Përfshihet nga flakët autoboti i ujit pranë Urës së Lanës, militantët e Berishës e gjuajtën me molotov

February 20, 2026
Tensione dhe zjarr para Kryeministrisë, reagon Toni Gogu: Qytetarët nuk duan zjarr e flakë, Shqipëria nuk ndalet

Tensione dhe zjarr para Kryeministrisë, reagon Toni Gogu: Qytetarët nuk duan zjarr e flakë, Shqipëria nuk ndalet

February 20, 2026
Dhuna në protestë, militantët e Berishës u vënë zjarrin koshave të mbeturinave para Parlamentit

Dhuna në protestë, militantët e Berishës u vënë zjarrin koshave të mbeturinave para Parlamentit

February 20, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In