• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, March 30, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Të impresionuar nga transparenca e modelit të aplikimit dhe përzgjedhjes”, Flasin ekselentët e punësuar në Ministri

by Java News
14/04/2019 12:04
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në Ministrinë e Brendshme janë punësuar 15 studentë të ekselencës falë “Paktit për Universitetin”, përmes portalit “punëtëmbarë.al”.

Agjencia Telegrafike Shqiptare gjatë një vëzhgimi në Ministrinë e Brendshme, ka takuar 6 prej studentëve që kanë një mundësi të artë tashmë për të nisur karrierën e tyre profesionale pranë institucioneve më të rëndësishme në vend, duke krijuar kështu një eksperiencë të vyer, me të cilën mund të konkurrojnë denjësisht në tregun e punës.

Në zbatim të vendimit të qeverisë “Për punësimin e studentëve të ekselencës në institucionet e Administratës Shtetërore, pjesë e Shërbimit Civil për vitin 2019”, përmes aplikimit në platformën “punëtëmbarë.al”, studentë me mesatare të notës 9 deri 10, janë përzgjedhur për periudhën njëvjeçare, të punojnë pranë Ministrisë së Brendshme.

Disa prej këtyre studentëve u shprehën për Agjencinë Telegrafike Shqiptare të impresionuar nga transparenca e modelit të aplikimit dhe përzgjedhjes në portalin “punëtëmbarë.al”, duke treguar gatishmëri e përkushtim në angazhimin e punës së nisur, ku për asnjë çast siç thanë ata, “nuk mungon mbështetja dhe profesionalizmi i stafit të Ministrisë”.

“Kam përfunduar Fakultetin e Drejtësisë në Universitetin e Tiranës, Master Shkencor Publik. Ishte një mundësi e mirë portali “punëtëmbarë.al”, aplikova për të krijuar më shumë akses në tregun e punës përmes një CV-je më të pasur dhe me eksperiencë të vyer. Aktualisht punoj te Drejtoria e Programeve në Ministrinë e Brendshme dhe jam e bindur se do më japi krah në fushën profesionale”, – tha Nikoleta Macaj.

“Kam mbaruar Fakultetin e Drejtësisë për Shkenca Juridike. Aplikova te portali “punëtëmbarë.al” si rrjedhojë e “Paktit për Universitetin”. Falë kësaj nisme që ishte e bazuar te meritokracia, jam këtu në Ministrinë e Brendshme dhe këtë punë e shoh si një mundësi të mirë për të ecur në karrierë. Unë punoj këtu te Sektori Juridik dhe përfaqësojmë në gjyqe Ministrinë e Brendshme”, – tha Armando Toma

“Unë kam përfunduar studimet te Fakulteti i Drejtësisë. Falë portalit jam punësuar edhe unë si Armando te Sektori Juridik dhe e shoh si një mundësi të mirë për të prekur nga afër punën dhe për të përparuar në karrierë“, – u shpreh Besmira Hoxha

Kam përfunduar Master Shkencor në Fakultetin e Drejtësisë. Aplikova tek portali “punëtëmbarë.al”, që lindi falë “Paktit për Universitetin”. Jam përzgjedhur të punoj te Ministria e Brendshme në Sektorin e Mbikëqyrjes. Kam gjetur një ambient të ngrohtë, shumë të mirë dhe ku të gjithë kolegët na mbështesin. Kjo eksperiencë është mjaft e vyer për të na rritur profesionalisht dhe për të pasuruar kurrikulën tonë“, – tha Aida Koçi

“Unë kam përfunduar Master në Drejtësi për “European Bussines Law”. Aplikova te portali “punëtëmbarë.al” dhe u përzgjodha të jem pjesë e stafit të Ministrisë së Brendshme, te Seksioni i Mbikëqyrjes së Politikave dhe Strategjive të Rendit dhe Sigurisë Publike. Puna më është dukur dinamike, e pasur dhe kam gjetur ndihmën dhe mbështetjen nga stafi. Mendoj se kjo eksperiencë do jetë tepër e vlefshme, si profesionalisht ashtu edhe në sistemin e Administratës Zgjedhore”, – tha Margarita Vogli.

g.kosovari

Next Post
Tare “shpërthen” ndaj arbitrit pas ndeshjes Milan-Lazio: Kronikë e një vdekjeje të paralajmëruar

Tare “shpërthen” ndaj arbitrit pas ndeshjes Milan-Lazio: Kronikë e një vdekjeje të paralajmëruar

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Elezi tregon se çfarë po ndodh në selinë blu: Sali Berisha po mban peng PD, t’i vendosim kufij këtij njeriu!

Elezi tregon se çfarë po ndodh në selinë blu: Sali Berisha po mban peng PD, t’i vendosim kufij këtij njeriu!

March 30, 2026
Tabaku: Paralajmërimi për rritjen e çmimit të karburanteve është spekulim tregtar, jo pasojë e tregjeve ndërkombëtare

Tabaku: Ligji për Parqet Teknologjike qokë për një pakicë e zbuluar nga SPAK tek AKSHI

March 30, 2026
Paralajmëron Trump: Nëse nuk hapet Hormuzi, do shkatërrojmë të gjitha centralet elektrike iraniane, puset e naftës dhe ishullin Kharg

Paralajmëron Trump: Nëse nuk hapet Hormuzi, do shkatërrojmë të gjitha centralet elektrike iraniane, puset e naftës dhe ishullin Kharg

March 30, 2026
Salianji sfidon Berishën: Hap garën në PD, lëri demokratët të votojnë të lirë!

Anëtari i Këshillit Kombëtar të PD thirrje Berishës: Fakto publikisht akuzat ndaj Ervin Salianjit

March 30, 2026
Vetëvendosje do të propozojë një kandidat për President, flet Albin Kurti

Zgjedhja e Presidentit, Kurti: Do fillojmë takimet me opozitën, na duhen 84-86 deputetë

March 30, 2026
“Prite kokën dhe hidhe” / Trump po kryen një eksperiment të ri për ndërrimin e regjimit…

“Beteja e titanëve”, realiteti i Trump për luftën në Iran përplaset me një mur

March 30, 2026
PD-ja, si Firmë Piramidale!

PD-ja, si Firmë Piramidale!

March 30, 2026
Berisha porosit demokratët: Duhen anëtarësime të reja në PD!

Berisha porosit demokratët: Duhen anëtarësime të reja në PD!

March 30, 2026
Shuhen masat e sigurisë ndaj Ajola Xoxës. GJKKO i lejon daljen jashtë vendit. S’ka më as detyrim paraqitje

Shuhen masat e sigurisë ndaj Ajola Xoxës. GJKKO i lejon daljen jashtë vendit. S’ka më as detyrim paraqitje

March 30, 2026
Horoskopi ditor, e enjte 28 mars 2024

Horoskopi ditor për nesër, e Martë 31 Mars 2026

March 30, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In