• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, February 3, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Ekonomi

Të huajt shpenzuan gati 4 mld euro në 9 muaj, dorën “e lëshuan” edhe shqiptarët

by A R
11/12/2024 17:48
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Gati 4 miliardë euro në 9 muaj. Kaq para shpenzuan turistët e huaj që vizituan Shqipërinë deri në shtator. Të dhënat nga Banka e Shqipërisë tregojnë se në krahasim me janar-shtator e një viti më parë, shpenzimet e pushuesve të huaj janë zgjeruar me 641 milionë euro ose 20 për qind.

“Të gjithë jemi dëshmitarë të flukseve të turistëve të huaj që po hyjnë në Shqipëri”, tha ekspertja e turizmit, Blerina Ago.

Nga janari në shtator, vendin e vizituan gjithsej rreth 9.6 milionë të huaj. Mesatarisht, çdo turist rezulton të ketë shpenzuar më pak se 400 euro, përfshirë këtu udhëtimin dhe akomodimin, duke përsëritur kështu paradoksin e “bumit të pushuesve të lirë”.

“Shqipëria nuk duhet të orientohet te shifrat. Raporti që ne duam është ai i shpenzimeve. Ne na duhen turistë që shpenzojnë. Ka shumë studime që tregojnë se ka kategori turistësh që shpenzojnë deri në 58 për qind të të ardhurave të tyre për pushime. Këta na duhen ne”, shtoi Ago.

Fabulën joshëse “pushime me pak shpenzime në Shqipëri” e pranon edhe polaku Jan i cili ka ardhur për pushime në Tiranë.

“Ardhja në Shqipëri më shumë është kuriozitet. Gjetëm bileta të lira dhe menduam të vijmë. Gjithashtu edhe çmimet e shtëpive me qira janë të lira. Rreth 40 euro dita është mjaftueshëm. Edhe ushqimet nuk janë shumë të shtrenjta. Nuk shkojmë në restorante, pasi aty kushton shumë”, tha Jan, një turist polak, për mikrofonin e A2 CNN.

Në linjë të ngjashme me shpenzimet e turistëve të huaj kanë shkuar edhe ato të pushuesve shqiptarë që preferuan t’i kalonin jashtë ditët e lejes nga puna. Të dhënat nga Banka Qendrore tregojnë se nga fillimi i vitit e deri në shtator, shqiptarët kanë shpenzuar mbi 2 miliardë euro për pushime jashtë vendit. Në raport me janar-shtatorin e një viti më parë, shifra është rritur me 326 milionë euro ose 19.1 për qind.

“Shqiptarët janë pushues të dëshiruar pasi janë nga ata që shpenzojnë. Nuk kursehen si disa turistë që vijnë në Shqipëri”, tha për A2 CNN, Rrahman Kasa, kreu i Unionit Turistik Shqiptar.

Megjithatë, të dhënat nga Banka e Shqipërisë tregojnë se mesatarisht, një shqiptar që shkon jashtë për pushime shpenzon 349 euro. Kjo shifër është rreth 50 euro më pak nga sa ajo që turistët e huaj mesatarisht shpenzojnë kur vijnë në Shqipëri.

/a.r

Next Post
Kërcënimet e Berishës dhe Metës, SHBA krah gjyqtarëve të Apelit të GJKKO: Po godasin të paprekshmit!

Kërcënimet e Berishës dhe Metës, SHBA krah gjyqtarëve të Apelit të GJKKO: Po godasin të paprekshmit!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Kuvendi/ Zhupa: Hiqni nga rendi i ditës ndryshimin e formulës për ‘Territorialen’

Kuvendi/ Zhupa: Hiqni nga rendi i ditës ndryshimin e formulës për ‘Territorialen’

February 3, 2026
“Prej 4 muajsh qendra shëndetësore në njësinë 5 nuk funksionin”/ Braçe në Kuvend: Kam kërkuar pyetje-përgjigje me ministren e Shëndetësisë

“Prej 4 muajsh qendra shëndetësore në njësinë 5 nuk funksionin”/ Braçe në Kuvend: Kam kërkuar pyetje-përgjigje me ministren e Shëndetësisë

February 3, 2026
Vodhi shuma parash në dy minimarkete në Vlorë, arrestohet 33-vjeçari

Vodhi shuma parash në dy minimarkete në Vlorë, arrestohet 33-vjeçari

February 3, 2026
LIVE/ Nis seanca plenare në Kuvend, në fokus reforma Territoriale dhe interpelanca me ministrin e Drejtësisë

LIVE/ Nis seanca plenare në Kuvend, në fokus reforma Territoriale dhe interpelanca me ministrin e Drejtësisë

February 3, 2026
Media greke sulmon Ramën: Origjina e tij bie ndesh me qëndrimet e fundit ndaj fqinjit jugor

Media greke sulmon Ramën: Origjina e tij bie ndesh me qëndrimet e fundit ndaj fqinjit jugor

February 3, 2026
Sfidat e bizneseve eksportuese/“Kush s’do di të adopotohet do jetë humbës”- Rama: “Made in Albania” pasaportë për në BE

Rama: Pesë mjekë të rinj i bashkohen Spitalit Universitar të Traumës

February 3, 2026
Porositi një vrasje të mbetur në tentativë për motive gjakmarrjeje, 25 vite burg për Laert Hasallën

Porositi një vrasje të mbetur në tentativë për motive gjakmarrjeje, 25 vite burg për Laert Hasallën

February 3, 2026
Banesat e siguruara jo vetëm nga tërmetet, qeveria shton edhe përmbytjet në projektligjin e ri

Banesat e siguruara jo vetëm nga tërmetet, qeveria shton edhe përmbytjet në projektligjin e ri

February 3, 2026
Dosjet Epstein/ Sarah Ferguson detyrohet të mbyllë fondacionin e saj

Dosjet Epstein/ Sarah Ferguson detyrohet të mbyllë fondacionin e saj

February 3, 2026
“Ka mundësi për paqe dinjitoze dhe të qëndrueshme”, Zelensky optimist para bisedimeve me Rusinë

Plan i ri Ukrainë-SHBA-BE, çfarë ndodh brenda 24-orëve nëse Rusia thyen armëpushimin

February 3, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In