Seanca e sotme parlamentare është shoqëruar edhe me të qeshura nga përplasja që ka pasur kryeministri Edi Rama me deputetët e opozitës së re.
Teksa ka dalë në foltoren e Kuvendit, shefi i qeverisë është ndërprerë disa herë nga deputeti Kujtim Gjuzi i cili ka përdorur tone të larta.
Rama ka zgjedhur ta ironizojë duke e konsideruar si mbret.
Rama: (Replikon me Gjuzin: Të jetë për ty e lemë si të jetë e si luan fenë. Ti ke vetëm një gjë që ne s’ta heqim dot, mustaqet).
Gjuzi: Edhe ti ke mustaqe…
Rama: Ti ke mustaqe, këto të miat janë kriptomustaqe.
Gjuzi: Vetëm Ruçi ma pret fjalën mua.
Rama: Na lër të flasim të lutem… të hënksha shaminë!
g.kosovari











