Cristiano Ronaldo do të dal para gjykatës në Spanjë. Ai do dëshmojë për evazionin fiskal
Ditën e hënë, Cristiano Ronaldos do t’i duhet të dëshmojë për akuzën që i është bërë nga prokuroria spanjolle për evazion fiskal.
Sipas organit të akuzës, sulmuesi i Real Madridi ka përdorur një strukturë biznesi për të fshehur të ardhurat që përfitonte një e drejta e imazhit në Spanjë nga vitet 2011 në vitin 2014. “Nuk ka asnjë skemë për evazion fiskal.
Asnjëherë nuk ka fshehur të ardhurat dhe as ka pasur ndërmend ta bëj një gjë të tillë”, ka qenë justifikimi i agjencisë që përfaqëson lojtarin portugez, përgatiti ”Top Channel”. (b.an)