Pas përfundimit të mbledhjes së Këshillit Politik ditën e sotme, përfaqësuesi i PD-së, Oerd Bylykbashi theksoi se janë diskutuar çëshjet e medias dhe financimi i partive.
Bylykbashi thotë se të hënën do të jetë dokumenti i plotë që i jep zgjidhje edhe dakordësisë.
” Ajo që është e rëndësishme është që derisa të shihen plotësisht të hartuara në legjislacion garancitë që është rënë dakord më 5 qershor për administrimin e zgjedhjeve, identifikimin biometrik, sigurisht që deri në atë moment Këshilli Politik do të vijojë punën deri në dakordësi. Të hënën versioni i plotë për të përmbyllur edhe ato aspekte tek financimi. Ditën e hënë Këshilli Politik do ketë dokumentin e plotë për t’i dhënë zgjidhje dakordësisë.”- tha Bylykbashi.
/e.rr











