• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, April 5, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Të hënën mbledhja e përbashkët Shqipëri-Mali i Zi/ Nga njohja e pensioneve te hapja e pikës së re kufitare, ja disa prej marrëveshjeve!

by Java News
22/02/2023 20:51
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Këtë të hënë (27 shkurt) do të mbahet mbledhja e përbashkët mes qeverisë shqiptare dhe asaj të Malit të Zi, ku do të nënshkruhen 11 marrëveshje mes dy vendeve. Këshilltarja e kryeministrit Oderta Barbullushi zbuloi në Report Tv disa prej marrëveshjeve që do të nënshkruhen, të cilat do të jenë në fushën e energjisë, infrastrukturës, ekonomisë e rinisë. Në emisionin ‘Studio Live’ me gazetarin Arbër Hitaj, Barbullushi tha se një ndër marrëveshjet më të rëndësishme do të jetë ajo për sigurimet shoqërore, njohja e pensioneve mes dy vendeve.

Një vëmendje të madhe do të marrë edhe projekti për ndërtimin e urës mbi lumin Bunë, që dy qeveritë do të nënshkruajnë një marrëveshje. Projekti që do të nënshkruhet për ndërtimin e urës pritet që ta kthejë këtë në një zonë të përbashkët turistike, pasi do të lidhë Velipojën me pjesën tjetër të bregut në Malin e Zi.

Në mbledhjen e qeverisë do të nënshkruhet edhe marrëveshja që do t’i hapë rrugë ndërtimit të pikës së re kufitare mes Shqipërisë dhe Malit të Zi. Kjo pikë kufitare do të hapet pranë Ulqinit dhe Velipojës, në zonën midis Sveti Nikola (Mal i Zi) dhe Pulaj (Shqipëri) dhe do të lehtësojë lëvizjen e qytetarëve mes dy vendeve.

“Nënvizon bashkëpunim e thelluar mes dy vendeve dhe është në vazhdim të kuadrit për bashkim  e vendosur më mbledhjen e parë të përbashkët në vitin 2018. Ne vendosim edhe shtyllat e bashkëpunimit, në fushën ekonomike, infrastrukturën, energjinë, ndërlidhjen më të mirë të vendeve tona, marrëveshjet që do nënvizojmë të hënën janë për këto fusha.

Janë rreth 11 marrëveshje, në fusha të ndryshme, që nga fusha e bujqësisë deri tek fusha e mbrojtjes, në fushën e energjisë, do kemi marrëveshje në fushën e rinisë. Do veçoja dy ose tre që kanë rëndësi të veçantë dhe impakti të menjëhershëm. Marrëveshja për sigurimet shoqërore, është shumë e rëndësishme, ka një lloj kostoje financiare nga ana e qeverive. Dy marrëveshje të tjera që i shoh me rëndësi janë marrëveshja për ndërtimin e urës mbi lumin Bunë, që do lidh Velipojën me bregun tjetër dhe shpresojmë t’i japë një hov zhvillimor, mund të kthehet në një zonë të përbashkët turistike, marrëveshja për hapjen e kalimit kufitar të Pulajt”, tha Barbullushi.

Kjo është mbledhja e dytë që zhvillohet mes qeverive të dy vendeve. Mbledhja do të zhvillohet në Podgoricë në ambientet e Akademisë Malazeze të Shkencave dhe Arteve. Mbledhja do të nisë në orën 09:00 të mëngjesit dhe di të zgjasë deri pasdite./m.j

Next Post
Hoqi dorë nga çmimi i madh, Valbona Mema flet për herë të parë pas daljes nga ‘BBV’: Motra ime ka nevojë për mua

Hoqi dorë nga çmimi i madh, Valbona Mema flet për herë të parë pas daljes nga ‘BBV’: Motra ime ka nevojë për mua

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Nuk kam takuar tjetër shkrimtar veç Kadaresë”, Rama: Jam i dashuruar me gjuhën shqipe

“Nuk kam takuar tjetër shkrimtar veç Kadaresë”, Rama: Jam i dashuruar me gjuhën shqipe

April 5, 2026
Fermerët do blejnë naftë me çmim tregu, e dini sa do rriten çmimet?

Fermerët do blejnë naftë me çmim tregu, e dini sa do rriten çmimet?

April 5, 2026
Tragjedi në Gjermani! Pema rrëzohet nga era e fortë, 3 viktima në festën e Pashkëve

Tragjedi në Gjermani! Pema rrëzohet nga era e fortë, 3 viktima në festën e Pashkëve

April 5, 2026
68-vjeçari i arrestuar për dhunë ndërroi jetë në spital, dikur tentoi të vetëdigjej, flasin fqinjët: Dhunonte motrat

68-vjeçari i arrestuar për dhunë ndërroi jetë në spital, dikur tentoi të vetëdigjej, flasin fqinjët: Dhunonte motrat

April 5, 2026
“Skema në bujqësi, antikombëtare. Fermerët, kthim te parmenda”

“Skema në bujqësi, antikombëtare. Fermerët, kthim te parmenda”

April 5, 2026
“Epsteini” ynë

Korrigjimi i dështuar i një politike të dështuar subvencionesh për fshatin

April 5, 2026
Paralajmërimi i fortë i Trump për Iranin, reagon Rusia: Hiq dorë nga ultimatumi!

Paralajmërimi i fortë i Trump për Iranin, reagon Rusia: Hiq dorë nga ultimatumi!

April 5, 2026
Ministri i Drejtësisë në IEVP për Pashkë: Ringjallja është kujtesë se asnjë histori nuk mbyllet përfundimisht

Ministri i Drejtësisë në IEVP për Pashkë: Ringjallja është kujtesë se asnjë histori nuk mbyllet përfundimisht

April 5, 2026
Nga Tirana në Teheran, Tritan Shehut i “ngec” kilometri i fundit në komente

Nga Tirana në Teheran, Tritan Shehut i “ngec” kilometri i fundit në komente

April 5, 2026
Sapo ishte liruar nga burgu, humb jetën 50-vjeçari shqiptar në një stacion treni në Itali

Sapo ishte liruar nga burgu, humb jetën 50-vjeçari shqiptar në një stacion treni në Itali

April 5, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In