Pas gjashtë vjetësh hetime policia e Shkodrës ka vënë në pranga dy persona dhe ka shpallur në kërkim dy të tjerë për trafikim të lëndës narkotike.
Në sajë të operacionit “Të harruarit” të organizuar nga policia e Shkodrës, Drejtoria për hetimin e Narkotikëve në policinë e Shtetit, prokuroria e krimeve të rënda dhe policinë e Malit të Zi, u arrestuan Blerim Brahimi, 36 vjeç dhe Shemsi Xhaka, 54 vjeç.
Në kërkim janë shpallur L. D dhe M. V të cilët nuk janë gjetur. Këta persona dyshohet se në vijimësi, merreshin me trafik të lëndëve narkotike Cannabis Sativa, duke e transportuar me çanta krahu nëpërmjet kufirit të gjelbër nga Shkodra në drejtim të Malit të Zi.