• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, March 20, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

“Të gjithë thanë se nuk do të bëhet. Por kjo është një fitore”, Trump përshëndet marrëveshjen Kosovë-Serbi për fluturimet

by Java News
21/01/2020 08:12
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump me anë të një postimi në Twitter e ka konsideruar marrëveshjen e re për linja ajrore Kosovë-Serbi, si një tjetër fitore. Sipas Trump të gjithë thonin se diçka e tillë nuk mund të bëhej, por në fund kjo u bë me sukses.

“Të gjithë thanë se nuk do të bëhet. Por, për herë të parë në një gjeneratë do të këtë linja direkte ajrore në mes të Serbisë dhe Kosovës.” kështu e ka nisur reagimin e tij, presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump për sa i përket marrëveshjes së re për linja ajrore që do të fluturojnë nga Ksova në Serbi dhe anasjelltas.

Marrëveshja u arrit me ndërmjetësimin e të dërguarit të posaçëm të SHBA për Kosovën, Richar Gernell. Pas kësaj arritje ka ardhur edhe reagimi i presidentit Donald Trump i cili ka falenderuar ambasadorin Gernell.

“Të gjithë thanë se nuk do të bëhet. Por, për herë të parë në një gjeneratë do të këtë linja direkte ajrore në mes të Serbisë dhe Kosovës. Një tjetër fitore. Faleminderit për Këshillin Kombëtar të Sigurisë, ambasador Robert O’Brien dhe ambasador Richard Grenell!”, ka shkruar Trump në Twitter.

Këshilltari amerikan për siguri kombëtare, Robert O’Brien tha se marrëveshja e nënshkruar në Berlin mes përfaqësuesve të të dyja vendeve paraqet një marrëveshje historike, duke i cilësuar linjat ajrore komerciale si jetike për ekonominë moderne.

O’Brien tha se mes Kosovës dhe Serbisë nuk ka pasur fluturime komerciale prej 21 vitesh dhe se pa këtë marrëveshje, për të udhëtuar nga Prishtina në Beograd nevojiten mbi pesë orë përmes transportit tokësor.

Marrëveshja Kosovë- Serbi, u nënshkrua nga ministri serb i ekonomisë, Milun Trivulac, dhe drejtori i përgjithshëm i Autoritetit të Aviacionit Civil të Kosovës, Eset Berisha në Ambasadën e Shteteve të Bashkuara në Berlin, ku ndodhej dhe ambasadori Richard Grenell.

Fluturimet 25-minutëshe mes Prishtinës dhe Beogradit do të realizohen nga një kompani gjermane. Michael Knitter, shef operacional i kompanisë, tha se fluturimet do të fillojnë pasi të dyja vendet të largojnë pengesat që ekzistojnë në rregulloret për aviacionin civil.

Ndërkohë edhe Kryeministri në detyrë i Kosovës, Ramush Haradinaj e ka quajtur hap gjigant nënshkrimin e marrëveshjes mes Kosovës dhe Serbisë për rifillimin e fluturimeve komerciale. /e.s/

Next Post
100 vite parlamentarizëm shqiptar, zbardhet axhenda e kremtimeve për këtë ngjarje të rëndësishme

100 vite parlamentarizëm shqiptar, zbardhet axhenda e kremtimeve për këtë ngjarje të rëndësishme

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Nga lideri Robert Lewandowski te mesfushori i Interit, Polonia publikon listën kundër Shqipërisë

Nga lideri Robert Lewandowski te mesfushori i Interit, Polonia publikon listën kundër Shqipërisë

March 20, 2026
Pyetje retorike për një kandidat pa shanse

Ku, për çfarë dhe kundër kujt do ‘kandidoni’?

March 20, 2026
‘Tërhiqet’ Britania, lejon SHBA të përdorin bazat e saj për sulme ndaj Iranit në Hormuz

‘Tërhiqet’ Britania, lejon SHBA të përdorin bazat e saj për sulme ndaj Iranit në Hormuz

March 20, 2026
Shtrenjtimi i naftës rrit kostot e ndërtimit, eksperti: Do reflektohet në çmimin e apartamenteve

Shtrenjtimi i naftës rrit kostot e ndërtimit, eksperti: Do reflektohet në çmimin e apartamenteve

March 20, 2026
Zgjedhjet në PD/ Analisti Mërtiri: Problemi është Berisha! Nëse e përjashtojnë Salianjin…

Zgjedhjet në PD/ Analisti Mërtiri: Problemi është Berisha! Nëse e përjashtojnë Salianjin…

March 20, 2026
Në kërkim ndërkombëtar për vrasje, ekstradohen nga Shqipëria drejt Italisë dy kushërinjtë nga Dibra

Në kërkim ndërkombëtar për vrasje, ekstradohen nga Shqipëria drejt Italisë dy kushërinjtë nga Dibra

March 20, 2026
NATO zhvendos misionin në Itali, tërheq të gjitha trupat e saj nga misioni këshillues në Irak

NATO zhvendos misionin në Itali, tërheq të gjitha trupat e saj nga misioni këshillues në Irak

March 20, 2026
REL: Në luftën e SHBA-së kundër Iranit, fituesja është Rusia

REL: Në luftën e SHBA-së kundër Iranit, fituesja është Rusia

March 20, 2026
Jo vetëm bord karburantesh, duhet edhe bordi i ushqimeve, eksperti thirrje për ndërhyrje urgjente

Jo vetëm bord karburantesh, duhet edhe bordi i ushqimeve, eksperti thirrje për ndërhyrje urgjente

March 20, 2026
“Shqipëria këcen valle me vdekjen”

“Shqipëria këcen valle me vdekjen”

March 20, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In