• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, February 6, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Të gjithë të lumtur me ikjen e Fatmir Xhafajt

by Lorenc Vangjeli
03/11/2018 10:06
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Lorenc Vangjeli

Si kurrë më parë të gjithë aktorët dhe faktorët publikë në Shqipëri morën frymë të lehtësuar me largimin e Fatmir Xhafajt.
Në mënyrë paradoksale Xhafaj u bë një pikë lidhëse për gjithë të tjerët, pavarësisht ndarjeve politike, sharjeve sistematike dhe humnerave politike dhe sistematike që ata hapin ndaj njëri-tjetrit. Përsonazhet më të rëndësishëm të vendit, në pushtet dhe në opozitë, por dhe shumë më shumë se kaq, aktorë dhe faktorë të tjerë me peshë e ndikim në Tiranë, në heshtje apo hapur, fshehurazi apo me brohori, e duartrokitën këtë ikje të papritur dhe plot enigma të pashpjeguara. Dilema thelbësore për “kuriozitetin” që është shpjeguar nga protagonistët, por që nuk i ka bindur të gjithë – u dorëhoq apo u shkarkua nga detyra – tanimë nuk ka rëndësi.
Eshtë vetëm kronikë apo ditar politik i së shkuarës.Një javë mbas largimit të ministrit të brendshëm, vlen të bëhet një renditje e njerëzve që e deshën, në një mënyrë apo një tjetër, ikjen e tij.Edi Rama e ka mirëpritur me zemëratë ikjen e ministrit të tij që nuk kuptonte se në një republikë kryeministrore si Shqipëria, ministër i brendshëm është vetëm kryeministri.
Kreu I qeverisë prodhon gjithashtu edhe një axhendë unike e politike për të gjithë. Kush ka lexuar ekzistencën e një axhende tjetër “vetjake” të Xhafajt në veprimet e tij, do të duhej të referonte një fjali enigmatike po të Ramës, i cili muaj më parë, ditët kur diskutohej problemi i vëllait të vogël Xhafaj, heshtjen e tij e justifikoi me heshtjen e ish-ambasadorit amerikan për të njëjtën çështje.Emrat e qeverisjes së nesërme të socialistëve, qoftë në pushtet në një mandat të tretë, qoftë në pushtetin e opozitës, është një nuancë që mund të dallonte shumë eprorin kryeministër nga bashkëpunëtori i tij ministër.
I pari, tashmë me një ambicje që më shumë lexohet sesa thuhet, është i bindur në domosdonë e një mandati të tretë në pushtet.Lulzim Basha është i lumtur sepse nuk do të jetë më i detyruar të bëhet barrikadë me trup për të ndaluar hyrjen e Xhafajt në zyrë. Kryetari i opozitës e shënon këtë ikje si fitore të tij pothuaj personale. Por beteja e opozitës që ka pasur shënjeshtër dy ministrat e brendshëm të Ramës, me ikjen e Xhafajt dhe rënien e serialeve Babale, tashmë ngjan pa target. Ministri i ri i brendshëm, pikën e tij më të dobët – mungesën e staturës politike – mund ta shndërrojë në pikën e tij më të fortë.Monika Kryemadhi mund të sfidojë këdo me parashikimin e saj publik të bërë që vitin e shkuar kur thoshte se Xhafaj nuk e kap vjeshtën e këtij viti në detyrë.
Më shumë se njëherë, Kryemadhi ka deklaruar bindjen e saj se bashkëjetesa e dy socialistëve do të përfundonte me divorc.Sali Berisha, një tjetër lojtar kryesor në fushë, është në eufori sepse është i bindur se ka triumfuar në një betejë edhe vetjake duke qenë në rradhën e njerëzve kryesorë që i kanë hequr përditë nga një tullë karrierës shumë vjeçare të Xhafajt.Në grupin e PS-së ka gjithmonë një ngazëllim jo fort të fshehur për ikjet e politikanëve të fortë. Në rastin e Xhafajt kjo ndodhi edhe për shkak të raporteve të ngurta që ai ka ndërtuar me kolegët e tij, edhe sepse shumë nga deputetët socialistë pa emër, e panë atë si kërcënim për të nesërmen e tyre. Një pjesë prej tyre, madje, sidomos mbas arrestit të drejtorit të burgjeve, panë një parathënie se e njëjta gjë mund t’i ndodhte shumëkujt në të njëjtën familje.Në grupin e PD-së lumturia është e dukshme, por askush nga ta nuk ka kuptuar se shumica e tyre që u përfshi në betejën antiXhafaj, prodhoi vetëm krismat e një lufte që bëhej gjetkë. Disa nga ta as nuk e fshihnin se “municioni” ju furnizohej nga kolegë socialist dhe për këtë shkak sot janë konfuzë: të festojnë rënien e ministrit apo të jenë dëshmitarë të fitores së një grupimi mbi një grupim tjetër në PS.
Ka një tjetër kategori në shoqërinë shqiptare që hapi shampanjë triumfi. Janë pak në numër, por shumë të rëndësishëm. Ata janë gjykatës e prokurorë me karrierë të ndërprerë nga Vetting-u që i venë gishtin Xhafajt dhe jo reformës dhe vetë mëkateve të tyre në vite, për përmbysjen e thellë të pashallëkut të tyre autonom në drejtësi dhe rithemelimin ende të paplotë të pushtetit të ri të drejtësisë.
Disa prej tyre janë përfshirë madje edhe direkt në gjithë serialin grotesk me Babale që trazoi arsyen: marrëzia nuk shpjegohet, thjesht lihet të bëjë rrugën e saj.Bashkë me të ikurit nga sistemi i drejtësisë, të lumtur janë edhe klientët dhe ish-klientët e tyre të botës së krimit. Banditë të vjetër e të rinj, me tatuazhe në trup apo me kravata në qafë, kishin dalluar tek ish-i riu komunist i djeshëm, shërbëtorin atipik të shtetit në një shtet tipikisht lindor si Shqipëria.
Individin që ishte i aftë të shkonte deri në ekstrem si Enver Hoxha në agun e pushtetit të tij: kur dorëzoi vëllain e tij, nuk bën kompromis me dynjanë!Të njëjtët cinikë që lexuan mbrapsht këtë mesazh moral, gjetën verifikimin e plotë të frikës se tashmë ekzistonte po mundësia gjithashtu morale, për të shmangur çdo imunitet miqësor, familjar apo politik të krimit.Dhe së fundi. Me ikjen e Xhafajt i lumtur është vetë Fatmiri, familjarët e tij dhe miqtë që ju pakësuan në mënyrë drastike që nga dita kur hyri në zyrën me hije të rëndë të ministrit të brendshëm. Pikërisht në atë zyrë që në 106 vite të shtetit të pavarur shqiptar, ka prodhuar pothuaj rast pas rasti, vetëm mallkim për vetë ministrin e rradhës. Një mallkim me ikje që kësaj here i bashkoi gjithë të kundërtit me lumturi./Javanews

Next Post
Hyn në liqenin e Farkës për t’u larë, mbytet 12-vjeçari

Detaje/ Tmerr në Fier, babai vret veten në shtëpinë e vajzës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Kanadaja hap konsullatën e parë në Groenlandë pas deklaratave të Trump

Kanadaja hap konsullatën e parë në Groenlandë pas deklaratave të Trump

February 6, 2026
Uzina e çelikut drejt mbylljes? Burime: Shumë punëtorëve iu është ndërprerë kontrata e punës

Mbetjet nga Tajlanda, zhvillohet sot seanca për masat e sigurisë për 20 të arrestuarit

February 6, 2026
Arrestohet 19-vjeçari në Shkodër, i gjenden mbi 164 mijë euro të falsifikuara në shtëpi

Arrestohet 19-vjeçari në Shkodër, i gjenden mbi 164 mijë euro të falsifikuara në shtëpi

February 6, 2026
Shtrëngata dhe erëra të forta në Durrës, Bashkia thirrje qytetarëve: Kini kujdes maksimal

Shtrëngata dhe erëra të forta në Durrës, Bashkia thirrje qytetarëve: Kini kujdes maksimal

February 6, 2026
Rritja e pagave për ushtarakët, Vengu: Synojmë nivelin e NATO-s

Rritja e pagave për ushtarakët, Vengu: Synojmë nivelin e NATO-s

February 6, 2026
Nisin sot Lojërat Olimpike Dimërore, kush janë katër skiatorët që përfaqësojnë Shqipërinë

Nisin sot Lojërat Olimpike Dimërore, kush janë katër skiatorët që përfaqësojnë Shqipërinë

February 6, 2026
Zhduket prej 5 ditësh nëna e prezantueses amerikane, dyshohet për rrëmbim. FBI ofron shpërblim prej 50,000 dollarësh

Zhduket prej 5 ditësh nëna e prezantueses amerikane, dyshohet për rrëmbim. FBI ofron shpërblim prej 50,000 dollarësh

February 6, 2026
“Veliaj paguan avokatë të huaj”, zbardhet audio e akuzave të Dumanit dhe Dados para GJKKO

“Veliaj paguan avokatë të huaj”, zbardhet audio e akuzave të Dumanit dhe Dados para GJKKO

February 6, 2026
Cila është lufta e vërtetë e ftohtë mes SHBA-ve dhe Europës? Në rrjetet sociale dhe…

Cila është lufta e vërtetë e ftohtë mes SHBA-ve dhe Europës? Në rrjetet sociale dhe…

February 6, 2026
E kthyen banesën në laborator droge, dy të afërmit kapen me mbi 2 mijë tableta ekstazi

E kthyen banesën në laborator droge, dy të afërmit kapen me mbi 2 mijë tableta ekstazi

February 6, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In